Shpiragu si sihariq kombëtar

E mërkurë, 8 Maj, 2024
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Shpiragu si sihariq kombëtar

Nafta e zbuluar nga Shell ne Berat mund të gjashtëfishojë prodhimit i naftës në Shqipëri

Sa naftë ka burimi i zbuluar 6002 metra në thellësi të tokës në Pusin 5 në Shpirag?

A mund të arrijmë të kemi të ardhura 200 milionë euro në 2024 nga Shpiragu?

Nafta e Shpiragut dhe pensionistët shqiptarë

nga Fatos Çoçoli

Pas 11 vitesh shpimesh dhe kërkimi të naftës në Berat dhe Përmet, nga gjigandi i naftës, kompania britanike dhe hollandeze “Shell Plc.”, me vëllim punësh mbi 268 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2022, e pranishme në 99 vende të botës dhe e renditur ndër dhjetë kompanitë më të mëdha në botë, për nga prodhimi dhe shitjet e naftës, sipas Kryeministrit Rama, në 6002 metra në thellësi të tokës, në pusin Nr. 5 në Shpirag është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, njëlloj si nafta premium e Arabisë Saudite.

Një specialist i vjetër i naftës në Amsterdam në Hollandë, kur analizoi një mostër me naftën e Shpiragut, deklaroi:”Për mua nafta e Shpiragut është birrë!”. Kjo, për të shprehur entuziazmin e tij për lehtësinë, pastërtinë dhe cilësinë e lartë të kësaj nafte.

Është Shpiragu një Val D’Agri i dytë?

Lind pyetja: sa e madhe është kjo rezervë e naftës dhe gazit, e zbuluar nga Shell në tokën shqiptare mes Beratit dhe Permetit? Ende nuk e dimë. Por nga disa të dhëna paraprake, që nga katër vite më parë, mund të arrijmë në përfundimin se kjo fushë e madhe naftëmbajtëse, e zbuluar kaq thellë në Shpirag, mund të na e gjashtëfishojë prodhimin e sotem të naftës, që e kemi 20 mijë fuçi naftë në ditë.

Po pse? Në njoftimin për shtyp të 24 majit 20219, kompania Shell cilëson se “Zbulimi i Shpiragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali”( https://www.shell.al/media/2019/shell-confirms-potential-of-significant-oil-discovery-in-albania.html)

Si Shell, ashtu edhe paraardhësja e saj, kompania Petromanas, theksojnë në raportet e tyre se formacioni gjeologjik i Shpiragut është “ekuivalent(i barazvlefshëm)” me zonën naftëmbajtëse të Val D’Agrit në Itali.

Val D’Agri gjendet në zonën e Salernos në Italinë e Jugut dhe është zbuluar në vitin 1989. Zona naftëmbajtëse e Val D’Agrit u vu në shfrytëzim në vitin 1996 dhe vijon prodhimin. Aktualisht prodhon 100 mijë fuçi nafte në ditë në 24 puse.

Fusha naftëmbajtëse e Val d’Agrit në Italinë e Jugut

Nëse Shpiragu në Shqipëri është i tillë, kompania shfrytëzuese do të ketë të ardhura rreth 9.2 milionë dollarë në ditë dhe mbi 3. 3 miliardë dollarë në vit, me çmimet aktuale të naftës. Të ardhurat në buxhetin tonë të shtetit mund të shkojnë mbi 600 milionë euro në vit. Prej ketej premtimi i Kryeministrit Rama per t’ua rritur pensionin pensionisteveShqipëria prodhon aktualisht rreth 20 mijë fuçi në ditë dhe nëse nafta e thellë e Shpiragut ka kosto prodhimi të përballueshme për Shell, prodhimi i vendit do të gjashtëfishohet.

Shell dhe Shqipëria

Një nga dhjetë kompanitë më të mëdha të naftës në botë, kompania Shell hyri në Shqipëri në vitin 2012. Shell u bë partner në projekt në këtë vit dhe tani ka 100% të kapitalit neto në lejet e shfrytëzimit të Blloqeve 2, 3 dhe 4 në zonën që nga Berati dhe deri në Përmet. Sipërfaqja totale e Blloqeve 2, 3 dhe 4 është 4,084 km2.

Shell ka në pronësi të saj vendburime pusesh nafte kudo në botë, në nivele të 11.1 miliardë fuçive naftë. Ajo di ku kërkon naftë. Vetë kompania në puset e saj prodhon 3.7 milionë fuçi nafte në ditë dhe ka 44 mijë pika të shitjes me pakicë të naftës dhe gazit në të gjithë botën.

Katër vite më parë, në maj 2019, Shell zbuloi një zonë të rëndësishme naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse në 800 metra thellësi, në Pusin Shpiragu-4.  Zbulimi i naftës në sasi premtuese në Shpirag, i pari pas afro 30 vitesh mungesë zbulimi pusesh nafte në tokë në Shqipëri, ishte i rëndësishëm edhe për kompaninë gjigande të naftës. Marc Gerrits, Zëvendës/President Ekzekutiv i Kërkimeve të Naftës në Shell, deklaroi se “Ne jemi të kënaqur që këto teste fillestare kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim me padurim rritjen e biznesit tonë në Shqipëri”.

Në tetor 2023, pritet që kompania Shell të realizojë testimin përfundimtar të vendburimit të zbuluar në Shpirag, për të vendosur më pas shfrytëzimin industrial të vendburimit.

Ndërkohë, sipas Kryeiministrit Rama, qeveria shqiptare ka filluar prej rreth një viti punën për konceptimin dhe ngritjen e fondit sovran të Republikës së Shqipërisë. Vendet që gëzojnë pasuri të tilla natyrore kanë fondet e tyre sovrane, që janë fonde që administrojnë këto pasuri publike. Qëllimi kryesor i qeverisë shqiptare me ngritjen e fondit sovran, është balancimi midis shfrytëzimit aktual të të ardhurave nga vendburimi i ri i naftës dhe vënies në dispozicion i një pjesë të këtyre të ardhurave për të ardhmen, për gjeneratat e tjera të Shqipërisë.

Qeveria po konsultohet me Fondin sovran të Norvegjisë, i cili ndryshe quhet fondi i pensioneve të këtij vendi. Fondi sovran i Shqipërisë do të ketë një profil, i cili do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve, atyre që jetuan dhe punuan në këtë vend dhe nuk patën pjesën e tyre në pasuritë e tij, por edhe të qytetarëve që lindin sot në Shqipëri dhe kanë të drejtën të kenë pjesën e tyre në pasurinë e zbuluar rishtaz.

Në terma konkrete, nëse nafta e Shpiragut vihet në shfrytëzim industrial nga kompania Shell që gjatë vitit 2024 dhe shteti ynë arkëton 200 milionë eurot e para nga nxjerrja e naftës, këto para kryesisht do të shkojnë për rritjen e pensioneve.

Fondi sovran i Shqipërisë do të jetë edhe një fond investimesh, ku një pjesë të të ardhurave do t’i vendosë për t’i shtuar në tregun ndërkombëtar të investimeve. Qeveria shqiptare po punon për këtë me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvardit dhe me fondet e tjera sovrane të Arabisë Saudite, të Azerbajxhanit dhe të Emirateve te Bashkuara Arabe.