Gazetari Beqir Sina, mes ëndrrës amerikane e kujtimeve të hidhura të komunizmit

E martë, 30 Prill, 2024

Beqir Sina u lind në një kamp internimi në Savër të Lushnjës dy muaj pasi babai i tij qe arratisur nga Shqipëria. Pas 32 vitesh do ta takonte për herë të parë babanë në Amerikë ku ishte përfshirë në kauza të ndryshme politike e kulturore. Me të vendosur në një lagje emigrantësh, Sina e kryen me sukses shkollën e gazetarisë dhe përveç punës që e ushtron atje ai është imazhi mediatik i shqiptarëve të Amerikës për Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, duke raportuar gjithnjë me vullnet dhe pasion nga atje dhe anasjelltas. Jeta e tij mbresëlënëse dhe e vështirë ka bërë që të ngjall interesin për ta vizualizuar jetën e tij, në ndërkohë dritën e ka parë dhe libri me rrëfenja nga jeta e Beqir Sinës i titulluar “Rob”.

Nga ish presidenti shqiptar, Bujar Nishani është nderuar me medaljen “Naim Frashëri” për kontributin e dhënë në fushën e gazetarisë në Diasporën shqiptare, në Shqipëri e më gjerë. Kemi bashkëfolur me autorin që e ka të shenjtë profesionin e gazetarit që bën lajmin si edhe të fotoreporterit që ka pasur nën objektiv njerëzit më të famshëm të Amerikës, nga senatorët e kongresmenët deri te presidentët e shtetit.

Nga Amerika fluturoi të raportonte nga “Lagjia e Trimave” në Kumanovë ashtu siç kishte raportuar më herët për luftën në Kosovë, në Maqedoni, për formimin e batalionit “Atlantiku” në New York e shumë ngjarje tjera me rëndësi për botën shqiptare. Për të gazetaria ka ndërruar krejtësisht nga ajo që ishte dikur dhe siç ai e bën si profesionist, por si, do ta kuptoni në vazhdim në një bashkëbisedë me distancë të largët fizike, përtej Oqeanit Atlantik ku malli për vendlindjen është i stërmundimshëm ashtu siç janë dhe kujtimet e hidhura nga sistemi i egër komunist që e ndjekin kudo.

Gazetari Beqir Sina
Gazetari Beqir Sina, foto nga arkivi personal

Si duket sot nga pikëpamja e një profesionisti gazetaria e zyrave dhe e kopjimit?

Kjo është temë sot që kërkon edhe një analizë të thukët, por le tu përgjigjemi pyetjeve tuaja ( let’s go! ). Jo e gjithë gazetaria, por shumica e gazetarëve nga Ballkani, e në veçanti, e theksoj edhe një herë se, gazetaria në Shqipëri e Kosovë, dhe trevat shqiptare këto dy dekadat e fundit, e ka “humbur” profesionalizimin e saj të dikurshëm, si një gazetari serioze dhe e besueshme. Në kohën e kësaj teknologjie që po jetojmë sot, kohën e iPhone, smartphone, iPad e tjerë, në veçanti koha e pandemisë – izolimi total, ka ndikuar shumë për keq. Ka shumë përvjedhje, plagjiaturë, lajme të rreme (fake news). Kjo ka bërë që gazetaria e zyrave, pra e redaksisë ose e studiove dhe ajo e terrenit të jenë kthyer në “gazetarin dembele”, gazetarin e zyrës ose të kopjimit. Gazetaria e kohës që ne po jetojmë, pra gazetaria digjitale, më së shumti është gazetari e rrjeteve sociale. Gazetari kjo, ku çdo njeri mund të bëhet gazetar dhe çdo njeri mund të hap një “televizion”, broadcast, gazetë elektronike, portale e tjera, në platformat sociale: Facebook, Twitter, Instagram. Sot ka aq shumë të këtilla, sa që kjo lloj gazetarie është kthyer në të shumtën e rasteve edhe në një farë biznesi, për disa njerëz, që dëshirojnë të jenë gjithmonë në mes të gjërave dhe të marrin pjesë aktive në jetën publike, pa qenë gazetar dhe pa pasur as kurrë far lidhje me gazetarinë. Kjo lloj gazetarie është vetëm “copy- paste”, si e si të qëndrosh sa më shumë në kompjuter, dhe të gjesh ndonjë informacion interesant dhe sa më shpejt t’ua përcjellësh njerëzve. Kjo lloj gazetarie për këta lloj të vet-quajtur gazetarë, analistë, dhe studiues, nuk do të thotë aspak se duhet ta kthejmë patjetër vëmendjen te profesioni i këtyre lloj “gazetarëve”! Në të njëjtën kohë që gazetaria, është një profesion që ofron mundësi të mëdha për shfaqjen e talentit dhe që nuk duron mërzinë dhe mediokritetin. Sot është e vetmja gazetari profesionale dhe e pakta, do të thoja për shkak ndonjëherë edhe të “konkurrencës së pandershme” censurimit dhe vetë- censurimit, kontrollit, blerjes ose trysnisë së pushtetit, të kemi gazetari profesioniste që të tregojmë për veçoritë e këtij profesioni: dhe të zbulojmë se kush është një gazetar, çfarë cilësish personale duhet të ketë, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e të qenit gazetar. Dhe më e rëndësishmja, ku mund të marrim shumë nga ky profesion, janë disa televizione në Tiranë, Shkup, Preshevë, Tuz e Ulqin, Prishtinë dhe ndonjë tek- tuk në diasporë që numërohen me gishtat e dorës.

Sa kohe keni që e ushtroni këtë punë?

Sina: Gazetaria është gjëja e parë që kam bërë falë atyre mundësive të mëdha që të jep Amerika, plotësimi i shkollimit dhe integrimi me jetën amerikane. Ishim vendosur në një lagje të madhe emigrantësh në Brooklyn NYC. Unë vazhdova dy vitet e fundit të shkollës së mesme nga një program i posaçëm për emigrantët për integrimin tonë. Këtë program të veçantë e kishin përfunduar para meje edhe ish të arratisur nga Shqipëria, Kosova, e trevat shqiptare në Amerikë, profesorë, doktorë, gazetarë dhe njerëz të suksesshëm në diasporën shqiptare. Koha që e ushtroj profesionin e gazetarit është plotë 32 vjet. Pikërisht ishte koha kur erdha në New York, 19 shkurt 1991 dhe takova për herë të parë babain tim, i cili bashkë me mikun e tij Hysen Mulosmanin zotëronin prej 20 vitesh(1970-1992) radion “Zëri i Atdheut” dhe gazetën mujore “Atdheu”, ku edhe u aktivizova me disa editoriale qysh në atë kohë.
Më pas me marrjen e një lloj diplome, u regjistruam në kolegje, së bashku me bashkëshorten, ajo zgjodhi mjekësinë, ndërsa unë nga pasioni që kisha, zgjodha gazetarinë duke studiuar në kolegjin New York Tech në Brooklyn për Kompjuter dhe Gazetari – “Journalist and computer”. Aty ku kam marrë edhe një diplomë, në gazetari si dhe vazhdova në kurs vjetor në Institutin i Fotografisë së Nju Jorkut (NYIP) është një shkollë fotografie ndërkombëtare që ofronte klasa fotografie me cilësi të lartë që ishin të përshtatshme dhe të përballueshme, dhe jam trajnuar për fotoreporter në “Freelance Photoreporter at Freelance”, NYC, 2003.
Për 32 vjet kam qenë pra fillimisht autor editoriali në radion “Zëri i Atdheut” dhe gazetën mujore “Atdheu”, korrespondent i rregullt i gazetës “Dielli” të Vatrës, më pas në Radio Kontakt falë drejtorit të ndjerë Agron Bala dhe miqve të nderuar nga kjo radio. Më pas prej kur se nisi nga numëruat e parë   jam angazhuar në gazetën kombëtare “Bota Sot” me të cilën vazhdoj edhe sot bashkëpunimin. Për 32 vjet pa shkëputje kam pas fatin të më publikohen në mënyrë sporadike shkrime e reportazhe nga SHBA, në gazetën Rilindja, në Prishtinë, Fakti në Shkup, portalin Presheva.com, gazetën Koha Javore, në Mal të zi, e tjerë. Ndërsa vazhdoj me agjencinë e lajmeve në gjuhën shqip Illyria News Agency- INA, edhe si korrespondent i saj nga OKB-ja,. Kam bashkëpunuar dhe me disa portale e gazeta në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e në diasporë. Aktualisht jam gazetar në televizion e parë të komunitetit shqiptar në Amerikë, Albanin Culture TV në New York, dhe korrespondent e analist me televizionin më të madh dhe profesional Albatvusa në Detroit. Mund të kem mbi 5 mijë shkrime dhe disa intervista, raportime dhe video reportazhe. Ushtrimi i kësaj pune për 32 vjet më ka bërë që gjatë viteve të fotografoj në fushatat elektorale dhe takimet me komunitetin shqiptar, një numër të madh të senatorëve, kongresmenë, përfaqësues të administratës, presidentë, zv. presidentë, sekretarë të shtetit amerikan deri tek më të fundit , Barack Obama, Donald Trump, dhe Joe Biden.

Beqir Sina, kopertina e librit
Beqir Sina, kopertina e librit

Thonë që keni lindur në internim?

Sina: Kam lindur në një kamp internimi në Savër të Lushnjes, 2 muaj pasi babai i im ishte arratisur nga Shqipëria. Në internim, i privuar qysh ne bark të nënës nga çdo gjë, së bashku me shumë fëmijë të tjerë të kampit të internimit, i kalova 32 vjet jetë. Derisa ndryshoi sistemi kur unë e familja ime: nëna, të cilën gjej rastin ta kujtoj me dhimbje, mbasi ka vdekur para tre viteve, bashkëshortja dhe dy fëmijët, erdhëm dhe jetojmë këtu në Nju Jork, SHBA. Babai im, Rasim Sina që la familjen në Shqipëri, duke u arratisur në vitin 1957 , fillimisht në Maqedoni, dhe më pas në Itali dhe SHBA, ishte angazhuar herët në aktivitete patriotike së bashku me shqiptarë të tjerë duke luftuar për Kosovën, për trojet etnike si dhe iu kundërvunë edhe komunizmit duke ndihmuar në rrëzimin e tij.

Cila qe fatkeqësia juaj më e madhe në Shqipëri?   

Sina: Në këtë pyetje kam si përgjigje dy fatkeqësi të mijat : njëra është shpirtërorë dhe është ajo vdekja e vëllait në moshën 14 vjeçare në 1967, dhe e dyta është ajo më njerëzorja : humbja e gëzimit dhe lumturisë rinore, privimi absurd dhe persekutimi i dhembshëm nga diktatura e egër komuniste e regjimit të Enver Hoxhës dhe  vjedhja që na bënë për këto 32 vjet në botën e lirë, nga komunistët, ish spiunët e sigurimit të shtetit, dhe bijtë e bijat e tyre, të persekutimit tonë 45 vjeçar.

A mendoni të ktheheni ndonjëherë?

Sina: Këtë pyetje ma kanë barë për herë të parë, dy gazetarë të televizioneve kombëtare të Francës RTF 1, dhe atëherë pra bëhet fjalë për vitin 1991, dhe në Austri televizioni më popullor në Austri ORF, kohë kur fati më nxori në botën e lirë, në kampin e refugjateve në Baden – Vien dhe përgjigjja ime ishte nëpërmjet përkthyesit (babait tim) ‘’Pas 15 deri në 20 vjet, pra të bëjë ca para për të blejë një shtëpi të mirë dhe të sigurojë jetën atje’’. Mirëpo, ja që kaluan 32 vjet, dhe ende nuk më vërtitet as në mëndje se kur mund të kthehem. Aq sa ishte e vështirë ikja nga vendi im, i detyruar nga regjimi i egër komunist, aq të vështirë e shikojë dhe përgjigjen e kësaj pyetje, që nuk di t’i jap çfarëdo lloj përgjigje……Pra le t’ia lëmë kohës se nuk i dihet.

Kë keni familje, ku e keni shtëpinë ?

Sina: Kam një familje modeste dhe të mrekullueshme. Gruan Altinën, një djalë( Avenir Sina) e një vajzë(Andromeda Sina – Muja) e cila është e martuar me shqiptar, dhe ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Pra, i bie të jem bërë katër herë gjysh. Lidhur me vendbanimin, është interesante të tregoj se jetoj prej 32 vjetëve në një shtëpi private, lagje emigrantësh, aty ku kanë jetuar prindërit e mi, ose kanë jetuar e jetojnë edhe shumë shqiptarë , Brooklyn(Bruklin) NYC.

Beqir Sina , gazetar

Për çka ëndërroni më shpesh?

Sina: Që si familje të realizojmë atë ëndrrën amerikane, një jetë të qetë, të sigurt dhe të lumtur, pa brenga. Megjithëse, kam realizuar mjaft, deri tani sidomos për një familje të shëndosh, por duke punuar dhe u përkushtuar së bashku me gruan më shumë, besojmë se shpejt do të kem edhe unë nja shtëpi të mirë dhe të sigurojë të ardhmen time e të familjes.

Po pikëllimi përse ju merr? 

Sina: Pikëllim ndjejë sa herë që i kujtoj ose i kujtojmë të afërmit, miqtë dhe shokët që nuk jetojnë më. Pikëllimin e kam si homazh për të kaluarën time dhe miqve e shokëve si ngacmim shpirtëror, duke besuar gjithmonë në të kaluarën time për të shikuar vetëm në të ardhmen.

Amerika të mban me frikë, apo je i sigurt në të ?

Sina: Nëse ka një vend më të sigurt në botë për jetën, ai vend është Amerika.

Si qëndrojnë aq bashkë shqiptarët e Amerikës?

Sina: Ka shumë arsye për këtë, mbasi mendojë se është atdhedashuria, patriotizmi, familja dhe shoqëria. Konica i madh ka thënë” U linda shqiptar në Konicë por u bëra shqiptar në Amerikë”.

Po përse kaq të përçarë në trojet e tyre?

Sina: Ka disa faktorë, ku më kryesorët janë , materializimi, ideologjia, politika (partitë) dhe në disa raste nuk përjashtohet si në të gjithë botën, edhe feja, megjithëse ne shqiptarët jemi kampionë të bashkëjetesës fetare.

Çka keni mësuar në gjithë këto vite?

Sina: Nuk ka gjë më të bukur në jetë sesa ta sfidosh jetën. Të besosh në Zot dhe fe, të duash familjen, të afërmit, miqtë e shokët me pastërti.

Po t’ia nisni nga e para si do ishte rrugëtimi juaj?

Sina: Të jepja çdo gjë për vendin tim.

Për çka ju duket tepër vonë?

Sina: Mosha dhe koha …

Malli si është karshi Oqeanit Atlantik?

Sina: I lutem Zotit gjithmonë, si nuk qëlloi Shqipëria afër me Amerikën, që të shkonim në këmbë si thonë.

Beqir Sina, foto nga promovimi i librit
Beqir Sina, foto nga promovimi i librit

Cilat janë këshillat që ua jepni gazetarëve të rinj ?

Sina: Shumë faleminderit për këtë pyetje. Meqenëse e fillova intervistën me gazetarinë shqiptare, po përpiqem të jap edhe porosinë time si gazetar. Ne gazetarët duhet të shikojmë jo vetëm nëse na paguajnë, sa na paguajnë dhe kush na paguan. Mbasi s’ka dyshim dhe do të isha vet hipokritë nëse nuk do ta “çukisja” pagesën, e cila jo vetëm se është materiale, por do të thosha pagesa për gazetarin (madje, kur është e mirë si në Amerikë) e stimulon dhe e bënë më të përgjegjshëm, më profesional gazetarin. Por, gjithsesi gazetari profesionist ka edhe pasion. Ai ose ajo duhet të shikojë realitetin dhe ngjarjen ashtu siç është, pavarësisht se dikujt i pëlqen apo jo, pavarësisht se dikush preket, apo nuk preket. Mendoj se këtu nuk ka asnjë pengesë të pakalueshme. Gazetari profesionist, dhe i mirë nuk duhet të varet nga interesi i partisë në pushtet ose interesat e bosëve të medias dhe ky është parimi i parë. Përndryshe ai do të bëhet rob i auto- censurës, the mungesës së profesionalizmit.
Gazetari ose gazetarja duhet të ndjekë parimin e lirisë së fjalës dhe të shprehjes, që janë thelbësore për gazetarinë në mbarë botën, korrektësinë , shpejtësinë dhe mos kopjimin e plagjiaturën. Nuk ka gazetari dhe gazetar të lirë në demokraci nëse lajmin e bën nga njëra anë, duke shikuar nga qeveria dhe nga ana tjetër duke parë nga interesi “paraja”.
 Liria, është kuptimi i demokracisë, dhe kjo është demokracia: Amendamenti i parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara ndalon me ligj censurën, mbron me ligj lirinë e fjalës, të shtypit, të fesë e të tjera dhe është parimi nga mund të mësohet në rast se dëshiron të jesh gazetar i mirë.

Cila është mburrja juaj më e madhe ?

Sina: Është ajo konfigurativja imagjinare sesi si nga një njeri “kurrgjë”, i lindur e i rritur nën diktaturë, i trajtuar si një “lëmoshë” jo si nja qenie njerëzore, i përvuajtur dhe i privuar padrejtësisht dhe i “rraskapitur dhe syrgjynosur” do të shkruante imzot Noli, në poezinë e tij Anës Lumenjve.
“Arratisur, syrgjynosur, rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti.
Vaj-vatani e mjerë-mileti”.
Zoti të bëjë mrekullinë, të lindë edhe një herë me ardhjen në Amerikë. Të krenohem the të mburrem me punën time, për vendin tim, Shqipërinë, Kosovën, e trojet shqiptare.

A ka momente që mendoni “po kush jam unë”?

Sina: Sa herë e filloj ditën, në punë, shoqëri e jetë bëjë përpjekje për të qenë vetvetja.

Nga Xhemazie Rizvani – (PortAlb.MK)