Poetja Irma Kurti boton në Prishtinë librin e 27-të në gjuhën shqipe

E shtunë, 4 Maj, 2024

Poetja dhe shkrimtarja Irma Kurti boton në Prishtinë librin e saj të 27-të në gjuhën shqipe. Përmbledhja poetike titullohet: “Hijet e qytetit tim” dhe  mban logon e shtëpisë botuese “Lena Grafik”. Ky libër i kushtohet prindërve të saj Hasan Kurti e Sherife Mezini që, siç thotë autorja, “e kanë mbështetur në çdo hap të rrugëtimit letrar”. Kopertina është e fotografit Biagio Fortini.

Libri përmban 70 poezi me tematika të ndryshme. Shumë prej lirikave u kushtohen prindërve, ndjenjës së dashurisë dhe largësisë me vendlindjen. Në parathënien e librit Adele Donini shkruan:  “Është e çuditshme të vësh re, çdo herë, se si shpirti i poetes Irma Kurti është në dialog të vazhdueshëm me veten dhe gjithnjë gati për t’i lënë vend mahnitjes dhe mrekullisë brenda e jashtë saj. Kjo përmbledhje e re me poezi dëshmon binarin në të cilin lëviz koha e jetës së saj: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, të filtruara nga sytë e shpirtit. Motivet e poezive janë vetëm në dukje të mbuluara nga një atmosferë nostalgjie dhe trishtimi. Poetja i do çastet e gëzimit dhe i kërkon në mënyrë të vazhdueshme; së kaluarës, të errësuar nga ngjarje sociale e private të vështira tenton t’i kundërvërë momente të paqes dhe qetësisë. Është ky një kërkim i qëndrueshëm dhe këmbëngulës i rrethanave të jetës së vërtetë, të distiluara nga lot dhimbjeje dhe durimi.Çdo gjë që i përket natyrës, në bukurinë ekstreme dhe efektive, krijon tek Irma një ankorim ndjenjash të mira, pozitive, që përfaqësojnë antitezën ndaj gërshetimit të marrëdhënieve humane, shpesh të rrufeshme dhe zhgënjyese.”

Irma Kurti ka botuar gjithashtu 22 në gjuhën italiane, 15 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 14 vende të botës.