Dy fjalë mbi ndryshimet kushtetuese në RMV

E martë, 7 Maj, 2024

Gjithmonë e kam shprehur dhe theksuar dilemën dhe skepticizmin tim në lidhje me ndryshimet kushtetuese në vendin tonë. Nëse pyetem në lidhje me këto ndryshime kushtetuese edhe unë si qytetar i këtij shteti që pres se do të bëhet ndonjëherë mirë, jam për futjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës së RMV-së. Por, esenca e krejt këtij tregimi të bukur konsiston diku tjetër… Bindja se me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, gjithçka do të jetë rozë në vendin tonë, shpreh më shumë se një naivitet politik. Maqedonia e Veriut që në zanafillë për fajin politik të etërve të saj, po i paguan gabimet dhe do t’i paguajë në vazhdimësi derisa të qartësohet fati i saj në konstelacionin gjeografik të hartës botërore. Thënia latine se çka fillon shtrembër nga fillimi nuk mund të drejtohet me kalimin e kohës, shpreh vërtetësinë dhe realitetin juridik dhe politik të RMV-së. Nëse do të duhej të shpreheshim me fjalorë të biologjisë, Maqedonia e Veriut i ngjan amebës. Ajo i plotëson apetitet e gjithkujt, por vetëm të qytetarëve të saj shqiptar, asnjëherë. Ky rigjiditet i shprehur në kohë në raport me shqiptarët i ka kushtuar shtrenjtë në botën jashtë Maqedonisë së Veriut. Absurditeti më i madh në konstelacionin politik në vendin tonë ndër vite ka ardhur nga partitë shqiptare që pavarësisht fuqisë së tyre politike askush deri më sot nuk ka arritur ta kanalizojë dhe ta institucionalizojë drejt dhe mirëfilli çështjen shqiptare. Që të jetë absurditeti më i madh, gjoja në emër të “integrimeve” partia politike më e madhe shqiptare sakrifikon mandatin e saj për ta shpëtuar këtë proces integrues me çdo kusht me realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Por, kanë harruar se ka mbaruar filmi i vitit 2018. Rrethanat e atëhershme politike ishin të atilla që lehte u arrit numri i 80-të i deputetëve, kurse sot me këtë opozitë maqedonase që nuk po bjen në “karemin” e Qeverisë, vihet në pikëpyetje ky proces dhe në fund do të ngel vetëm turpi i atyre që e ndërmorrën këtë përgjegjësi të madhe shtetërore me kredibilitet të harxhuar moral. Në raste të këtilla edhe kashta është shpresë për të mbijetuar, por fabulave të bukura të La Fontenit, po ju vjen fundi.

Nga Emir Kurtishi – Jurist