“Manual për marrëdhëniet ndërkombëtare”, libri i panjohur i Ismail Qemalit

E hënë, 29 Prill, 2024

Libri me “Kujtimet” e Ismail Qemal Bej Vlorës, nën redaktimin e gazetarit amerikan Sommerville Story, është i vetmi libër i një intelektuali të Perandorisë Osmane, i botuar në anglisht në Londër në vitin 1920, nga shtëpia botuese “Constable”, vetëm një vit pas vdekjes së tij. Në shqip libri u publikua në 1968 në Toronto, Kanada, përkthyer nga Reshat Agaj. Më vonë libri u përkthye edhe në italisht e turqisht…

Por ky nuk është i vetmi libër i shkruar nga Ismail Qemali. Libri tjetër i shkruar prej tij është një manual për marrdhëniet ndërkombëtare. Ai u shkrua menjëherë pas azilit politik vullnetar nga Turqia në vitin 1900, dhe është tërësisht i panjohur për publikun shqiptarë. Ai është botuar në vitin 1900, në osmanisht dhe u përkthye në gjuhën franceze, angleze dhe arabe në vitin 1901. Përkthimi në këto gjuhë flet për rëndësinë që pati ky publikim në atë kohë. Një versioni i shkurtuar në anglisht i librit, u botua në një prej periodikëve britanike më me influencë të kohës “The Fortnightly Review”. Ky libër është një tjetër dëshmi e lidershipit vizionar dhe e kapaciteteve intelektuale, politike, diplomatike e strategjike të tij. Libri i Ismail Qemalit, është një traktat i mirëfilltë politik dhe një udhërrëfyes për marrëdhëniet ndërkombëtare. Një nga motivet e botimit të librit me titull “Çështja e Transvalit ose roli civilizues i Britanisë së Madhe në këndvështrimin mysliman”, është përpjekja e Ismail Qemalit për të nxjerr në pah rolin e Britanisë së Madhe si demokracia liberale më e madhe e kohës dhe mbrojtësja më e flaktë e parimeve të liberalizmit në botë.
Qëllimi tjetër i Ismail Qemalit në shkrimin e librit lidhet me fitimin e përkrahjes britanike ndaj çështjes shqiptare. Shqiptarët ishin i vetmi komb në Ballkan, pa përkrahje nga asnjë nga Fuqitë e Mëdha në përpjekjet e tyre për liri. Vetëm pas një dekade nga shkrimi i këtij libri u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Nga Evarist Beqiri, Tiranë, 18.7.2023