Orkestra “London City Philharmonic” nën drejtimin artistik të dirigjentit shqiptar Olsi Qinami na dhuroi një koncert simfonik me të rinj nga vende të ndryshme të botës, të cilët klasifikohen si talente virtuozë dhe premtues instrumentistë për të kapur majat e suksesit në vegla të ndryshme muzikore.
Nuk ishte hera e parë që kjo orkestër na dhuron koncerte të një niveli të lartë artistik dhe me një publik tejet të vëmendshëm kompetent i cili e ndjek dhe e mbështet gjithmonë.
E veçanta e orkestrës simfonike “London City Philharmonik” qëndron në faktin se kjo orkestër përbëhet nga instrumentistë internacionalë, fton talente nga e gjithë bota dhe i promovon ato, muzikantët janë të një niveli superior artistik.
Larmia shumëkulturore në fizionominë e kësaj orkestre jep nota tejet të veçanta në çdo aspekt si në përqasje ashtu edhe në linjat melodike të programit me të cilin i paraqitet publikut çdo vit.
Kësaj here në ambientin e “St James Paddington”, vend me akustikë teknikisht tejet të mirë dhe vlerë historik, ndoqëm koncertin “Emerging Soloists Gala Concert”!
Olsi Qinani, një premtim i artit shqiptar në Londër dhe jo vetëm është drejtor artistik i kësaj orkestre dhe ftohet si dirigjent edhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Shqipëri.
Ai ka një biografi të përmbushur me suksese jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar në bashkëpunim me Orkestrën Sinfonike të BBC – së por edhe me Opera në Hong Kong, Orkestrën e Radios Norvegjeze, Opera de Massy e Parisit, Orkestra Rinore e Gjenovës, Opera Kombëtare e Maqedonisë, Satra Zagora Opera, Parnu Festival Orkestër, Teatri i Operas dhe Baletit Shqiptar etj.
Dy vende me potencial dhe reputacion të lartë artistik e kanë pasur në gjirin e tyre talentin shqiptar. Olsi, me Master në Dirigjim Orkestral të marrë në Konservatorit Mbretëror Birmingham po ashtu ka fituar me punë titullin edhe nga Ecole Normale de Musique de Paris i diplomuar si superior për dirigjim.
Duke përmendur vazhdimet e tija me Paavo Jarvi në Akademinë Jarvi, me Riccardo Muti në Akademinë e Operas Riccardo Muti.
Më pas me Alexander Vedernikov, Mark Heron në Kolegjin Mbretëror Verior etj.
Intuita artistike që e karakterizon e bën të përzgjedhë një repertor të bukur me largpamje artistike.
Në këtë gala solistë ishin:
Fiamma Di Gennaro ( Oboa)
E lindur në Romë ditëlindja 2004.
Ajo ka përfunduar Akademinë Kombëtare Shën Cecilia dhe Akademinë Filarmonike të Bolonjës.
Pavarësisht moshës së re ka marrë pjesë në më shumë se 200 koncerte si soliste dhe ka fituar Çmimin Kombëtar të Artit në Itali.
Për t’u theksuar, Fiamma në moshën 14 vjeç është ftuar të përformojë në oboe si soliste në Musikverein, Vienë.
Sophia Geng ( Violinë)
Një tjetër talent internacional e cila nis në moshën 6 vjeçare rrugën e saj duke vazhduar studimet në Konservatorin Mbretëror të Kanadasë dhe Konservatorin e Anglisë së Re .
Pa numërim sukseset, e kësaj vajze shumë të re, si triumfi i saj në konkurset internacionale për violinë në Kanada, Kinë, MB, Poloni dhe USA. Në moshën 13 vjeç, në 2017, mori titullin “ Best of Class “ në Toronto Festivalin Interncional Muzikor etj
Khrystyna Mykhailichenko (Piano)
Vajza 17 vjeç, nga Ukraina, e cila ka lindur në Crimea!
Nisi në moshën 4 vjeç dhe menjëherë prindërit e kuptuan që ishte një virtuoze e lindur.
Recitalet e saj këto 7 vitet e fundit janë rreth 15 dhe 40 pjesëmarrje si soliste me orkestra simfonike në New York, Washington, Paris, Brussels, Antwerp, Bruges, Vienë, Berlin, Bayreuth, Newcastel, Ukrain. Fillimisht në 2022 u shpërngul si refugjate në Poloni me të motrën dhe nënën e saj dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar. Ka fituar bursë për të vazhduar, nga shtatori 2023, studimet në Akademinë Mbretërore të Muzikës, në Londër.
Naor Equba ( Klarinetë)
Ai i ka nisur studimet në moshën 8 vjeç për klarinetë në Konservatorin Hassadna të Jerusalemit. Klarinetë e parë në Orkestrën Filarmonike Rinore të Jerusalemit. Në koncerte si masterclasses me orkestrantë të dëgjuar. Me bursë studimesh gjithmonë për shkëlqesi interpretimi. Ai ka shërbyer edhe në Forcat Mbrojtëse Israiliane në “ Outstanding Musician” pozicion.
Rit Xu ( Flaut)
Flautist, talent i ri, me famë në Singapor.
Ai interpreton njësoj me mjeshtëri Jazz dhe muzikën bashkëkohore.
Skenat si Lion City Youth Jazz Festival apo Singapor Street Festival kanë hapur dyert e këtij virtuozi.
Ai është Asistent Drejtor Muzike i Shoqatës Jazz në Singapor dhe ka fituar Young Artist Award ( Çmimin e lartë si Artist i Ri) nga NAC Singapor.
Lewis Tang ( Violinçel)
Ai është vetëm 16 vjeç dhe studion në Manchester. Ka nisur të luaj në violinçel në moshën 5 vjeçare nën tutelën artistike të Nicholas Jones. Fitues në Hong Kong në Koncertin e Orkestrës të të Rinjve 2021. Ai vazhdon studimet në Shkollën e Muzikës Chetham, Manchester.
Marie Helling ( Violinë)
Ajo vjen nga një familje muzikantësh dhe e ka nisur rrugën e saj në moshën 5 vjeç. Kjo vajzë ka marrë shumë çmime prestigjioze dhe ka përformuar në festivalin internacional “ Arppegione” në Austri etj.
Ajo është ftuar si fituese të luaj në garën internacionale “ Resing Stars Grand Prix Berlin”. Ajo luan me violinën e Camillo Camilli e 1731 e cila i është dhuruar nga “Deutsche Stiftung Musikleben”.