Një lidhje shqiptare nga Washington SHBA, në Piana degli Albanesi, Itali

E shtunë, 27 Prill, 2024

Tringa dhe unë shpeshherë kujtojmë momentin, në vitin 2012, në plazhin Dhërmi të Bashkisë së Himarës në jugun e Shqipërisë, kur unë lexova (me rekomandim të Tringës) në librin “Retë dhe gurët” të Petro Markos për fshatin arbëresh Piana degli Albanesi / Hora e Arbëreshëve. Menjëherë shikova Tringën, i thashë që të emërtojmë bijën tonë Piana. U pajtuam dhe e shënuam emrin.

Me kalimin e viteve mësuam shumë e më shumë për Piana degli Albanesi dhe për popullin arbëresh aty pranë Palermos në Sicili, që ruajti rrënjët, gjuhën dhe kulturën e Arbërisë për 536 vjet. Arbëreshët besohet që kanë arritur në vitin 1487 në Piana, pasi që kishin jetuar në More dhe pranë Moresë, për më se 200 vjet. Pra, numërojnë 700 e më shumë vjet të ruajtjes së rrënjëve, gjuhës dhe kulturës së Arbrit.

Në vitin 2021 na lindi fëmija i parë, vajza, dhe ne e emërtuam “Piana”. Piana Gashi. Pas postimit që kemi bërë në media shoqërore për bijën tonë, dhe emrin me të cilin e bekuam dhe e pagëzuam, morëm një reagim shumë pozitiv e prekës. Na shkroi Maria Teresa Massaro, një arbëreshe me lidhje të forta me Pianën, e cila e kishte njoftuar Bashkinë e Piana degli Albanesi për gjestin tonë.

Maria më shkroi: “Babai im, Mario Massaro, në 1982 kishte nderin të takonte babanë tuaj [Sulejman Gashi] i ndiemi në Prishtinë gjatë kursit të gjuhës shqipe dhe letërsisë në universitet… Kryetari i Bashkisë së Pianes [Rosario Petta] do të kishte kënaqësinë t’ju kontaktojë për t’ju uruar ju dhe gruan tuaj të mirë për ardhjen e kësaj bite të re që na lidh pazgjidhshmërisht në kujtesën e rrënjëve tona. Urime të përzemërta!”

Nuk kaloi shumë kohë, unë së bashku me Tringën dhe Pianën tonë tremuajshe e realizuam një video-thirrje me kryetarin Rosario Petta dhe Bashkinë e Piana degli Albanesi, me Marian, me vëllanë e kryetarit kantautorin Pierpaola Pettën dhe me shumë miq të tjerë nga Piana. Kryetari, miqtë nga Bashkia, ne, të gjithë shprehëm shumë emocione për shkak të lidhjes së re që u bë mes “gjinëve të Pianës (të Horës) dhe familjen tonë”. U dakorduam që kur të jetë e mundur të takoheshim përsëri në Piana degli Albanesi.

Erdhi koha për vizitën, që për ne ishte ëndërr, si dhe për nderin e madh e pritjen e përzemërt e të jashtëzakonshme që na bëri Komuna e Pianës gjatë ditëve të para të korrikut 2023. E vizituam Piana degli Albanesi / Hora e Arbëreshëvet javën që shkoi dhe përjetuam magjinë e lidhjes me njerëzit me trashëgimi të lashtë arbërore.

Të premten, më 7 korrik 2023, kryetari Rosario Petta, gjatë një pritjeje të ngrohtë në Bashkinë e Pianës, shpalli Piana Gashin Ambasadore e Bashkisë së Arbëreshëve të Piana degli Albanesi në botë.

Shpallja thotë:

“Në emër të Bashkisë sonë në Piana Degli Albanesi – Hora e Arbëreshëvet.

Jemi krenarë për krijimin e një lidhjeje të fortë në mes të familjes Gashi dhe komunitetit tonë arbëresh. Lidhje kjo e vulosur me rastin e emërimit të vogëlushes me emrin ‘Piana’.

Faleminderit që e keni nderuar emrin e qytetit tonë duke e bërë edhe më të bukur e të rëndësishëm tani që edhe bija juaj mban këtë emër.

‘E shpall të voglën Piana Gashi Ambasadore të Bashkësisë së Piana Degli Albanesi në Botë”.

Në Bashkinë e Pianës, një arbëresh i urtë, shumë i dashur dhe me përvojën e tij të madhe jetësore, na tha: “Në 534 vjet sa jemi këtu, askujt s’i shkoi mendja ta emërtojë fëmijën me emrin Piana”.

Tek gjintë e Pianës që ruajtën rrënjët e tyre, ne gjetëm rrënjët tona. Pianën e përjetuam si shqiptarë të Kosovës dhe si shqiptaro-amerikanë. Shëtisnim Via/Udhën Giorgio Kastriotta (Gjergj Kastrioti) në qendër të fshatit dhe Piazzën (Sheshin) Vittorio Emanuele. Shëtitëm edhe gjitoninë (lagjen) e vjetër të Pianës e cila quhet “Sheshi”. Vizituam Cattedrale San Demetrio Megalomartire (Katedralen Shën Dhimitri) dhe disa nga 11 kishat e fshatit. Arbëreshët e Pianës kishin fenë krishtere ortodokse, dhe kur erdhën nga Morea dhe Arbëria dhe në Piana degli Albanesi u bënë katolikë me rite bizantine.

Flisnim arbërisht e shqip me njerëzit e fshatit në dyqane, në rrugë, e me ata që shikonin nga shtëpitë dhe ballkonet e tyre. Hanim ushqim në restorantet karekteristike Antica Trattoria San Giovanni dal 1964 (Tratoria e vjetër Shënjani ka 1964) të mikeshës Adriana Plescia dhe në Osteria Le Volte (që dikur quhej “Bar Shqipëria”) me mikeshën Valeria Vitanza. Blinim lule tek Piante e Fiori Pillitteri di [mikut tonë e atdhetarit arbëresh] Lino Parrino. Pinim kafe në Antico Bar Sport dhe tek mikesha jonë te Torrefazione Coffee Shop di Lo Greco Vito.

Thjesht, jemi ndjerë si në shtëpinë tonë dhe vendin tonë. Si të mos ishte kjo mjaft, na nderuan jashtëzakonisht shumë miqtë Giorgio Fusco e Pierpaolo Petta, që na mikpritën si familjarë në gjirin e tyre të ngrohtë dhe në shtëpitë e tyre bujare. Përsëri e së shpejti do të jemi në mesin e vëllezërve dhe motrave tona arbëreshë. Deri atëherë, atyre ju haristis dhe faleminderit shumë. Të ‘Rrini mirë’ arbëreshët e dashur të Horës, nga Piana degli Albanesi. Tashmë nga Piana jonë gjithashtu./Illyria/

(Drilon S. Gashi është specialist i politikës së jashtme dhe zhvillimit ndërkombëtar, publicist dhe analist mediatik që jeton dhe vepron në Washington, D.C.)