Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare mmori pjesë në eventin e organizuar nga Organizata për Zhvillim e Bashkëpunim Ekonomik (OECD), në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, i cili këtë vit u zhvillua nën moton “Navigating the global reshuffle”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman hapi Forumin duke theksuar rëndësinë e veçantë të Diasporës për zhvillimet në Kroaci dhe rajon.
Ndërsa përfaqësuesi i Organizatës për Zhvillim e Bashkëpunim Ekonomik (OECD) z. Andreas Schaal, në fjalën e tij e Cilësoi diasporën si urë të rëndësishme lidhëse.
Paneli i organizuar nga OECD, me temën “Migrimi për qëllim punësimi në Evropën Juglindore – si të nxirren sa më shumë përfitime prej tij” u drejtua nga Sekretari i Shteti – MPJE e Kroacisë, z. Zdenko Lucić, ma anëtarë znj. Donika Gërvalla-Schëarz, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, z. Elmedin Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme i Bosnjë dhe Herzegovinës, znj. Mariin Ratnik, Nënsekretare për çështje Zhvillimore dhe Ekonomike nga MPJ e Estonisë, z. Ivana Živković, përfaqësuese e UNDP, z. Hrvoje Supić, sipërmarrës i diasporës kroate.
Në këtë panel Dhoma e Biznesit të Diasporës u përfaqësua nga Prof. Assoc. Soana Jaupllari e cila prezantoi strategjinë e Dhomës së Biznesit të Diasporës për rritjen e kontributit sipërmarrës dhe know – how nga Diaspora në Shqipëri si dhe rolin advokues të Dhomës në mbështetje të sipërmarrjes shqiptare kudo ajo ndodhet.