Tre musketjerët e energjisë evropiane në Shqipëri

E hënë, 6 Maj, 2024

I sollën procedurat transparente dhe korrekte të qeverisë sonë në këto tre vitet e fundit, në nivel të prokurimeve për lejet e shfrytëzimit që ju besuan këtyre gjigandëve ndërkombëtarë të energjisë në kërkim nafte në tokë, kërkim nafte dhe gazi në det dhe në panele diellore në Karavasta. Miliarderi hungarezo-kanadez Peter Munk kërkoi të ndërtonte në Durrës një port jahtesh dhe zonë turistike elitare që në vitin 2006, por qeveria jonë në atë kohë nuk u tregua korrekte(më e pakta…). Kur pa që në Shqipërinë e asaj kohe nuk ia dilte me leje korrekte shfrytëzimi, Munk ndërtoi në vitet 2007-2008 marinën më luksoze të Ballkanit në Malin e Zi, të quajtur Porto Montenegro.

Pse BE vlerëson Shqipërinë për prokurimet publike?

Sipas raportit vjetor të vitit 2022 të Komisionit Evropian, Shqipëria ka bërë një përparim të mirë, veçanërisht në procesin e miratimit të legjislacionit dytësor, në zbatim të ligjit për prokurimin publik, pas publikimit të raportit të parë të monitorimit për strategjinë e prokurimit publik dhe vendosjen e të dhënave të hapura. Sipas BE-së, qeveria e saj ka të dhëna të hapura(Open Data), në kohë reale, për procedurat e prokurimit dhe përfshirjen e risqeve të korrupsionit, të lidhura me prokurimin në planet e integritetit të institucioneve shtetërore. Tashmë vendi ynë ka një legjislacion modern, me standarde evropiane në fushën e prokurimit publik. Ligji i ri për prokurimin publik, i miratuar në vitin 2020, si dhe aktet e tjera nënligjore janë përafruar me 4 direktivat e Bashkimit Evropian. Kuadri ligjor pasqyron parimet themelore të traktatit të Bashkimit Europian për transparencën, trajtimin e barabartë, mosdiskrimimin, si dhe vlerën e parasë, ndërkohë padyshim edhe konkurrencën e lirë, njohjen reciproke dhe proporcionalitetin. Sistemi i prokurimit në Shqipëri përfshin mundësi zhvillimi të procedurave të prokurimit në rrugë dixhitale. Qeveria shqiptare, duke nisur nga viti 2019, ka vendosur si një nga qëllimet e saj kryesore vizionin e zhvillimit të një sistemi dixhitalizimi për ofrimin e shërbimeve publike dhe rasti i Komisionit të Prokurimit Publik është emblematik. Komisioni i Prokurimit Publik ka përshpejtuar kohën e shqyrtimit të ankesave për vitin 2022, duke ulur ndjeshëm treguesin e ankesave të shqyrtuara jashtë afatit, në drejtim të qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes. Numri i padive të ngritura në gjykatë për vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik gjatë vitit 2022 është më i ulët se numri i padive të ngritura 2 vite më përpara, konkretisht 5.5% kundrejt 9.8% që ka qenë në vitin 2020. Pra 50% më pak.

Pse erdhën në Shqipëri Voltalia, Shell dhe ENI italian?

Nga korrektesa e sjelljes së autoriteteve shqiptare, erdhi tek ne Voltalia, një prej kompanive franceze më të mëdha në fushën e energjisë.

Punonjës të Voltalia duke shtruar panele diellore

Kompania prej vitesh e studionte tregun shqiptar, duke kryer edhe disa tentativa për pjesëmarrje në tendera. Voltalia, jo një herë, por dy herë, ka qenë pjesëmarrëse në ankandet e ndërtimit të parqeve fotovoltaike te organizuara ne Shqiperi, pra të energjisë së rinovueshme që është një nga qëllimet kryesore të tranzicionit të gjelbër në Europë. Me ndihmën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), qeveria shqiptare realizoi dy procese transparente të ankandeve të këtyre parqeve fotovoltaike, duke pasur si pjesëmarrës disa dhjetëra kompani evropiane dhe ndërkombëtare me eksperiencë, shumë të qenësishme në fushën e prodhimit të rinovueshëm të energjisë. Voltalia u ndje në shoqëri të mirë në këtë mjedis dhe ka fituar dy nga këto ankande, duke e futur Shqipërinë në listën e vendeve të preferuara nga kompanitë e mëdha, pikërisht për shkak të kritereve të hapura dhe profesionale të prokurimit.

Dy raste të tjera janë gjigandët energjitikë Shell dhe ENI. Dy nga kompanitë më në zë evropiane, përsa i përket kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës naftës dhe gazit. Që të dyja tashmë operojnë në Shqipëri dhe pritet që në fund të vjeshtës 2023, kompanitë të deklarojnë rezultate shumë shpresëdhënëse për të ardhmen e nxjerrjes së naftës dhe gazit në Shqipëri, si në tokë, ashtu dhe në det. Voltalia, ENI dhe Shell janë emra kompanish të njohura në të gjithë botën, marka të cilat të nderojnë dhe e vendosin Shqipërinë në një pozicion të mirë, me kompani të këtij niveli, që vijnë në vendin tonë, konkurrojnë dhe më pas kthehen në motorë rritës të ekonomisë sonë.