Presidenti i Esperienza Italia: Shqipëria përbën partner të natyrshëm të Italisë

E martë, 7 Maj, 2024

Një marrëdhënie historikisht e ngushtë lidh Italinë me Shqipërinë, vende të
karakterizuara nga shkallë të ndryshme të zhvillimit ekonomik por
protagoniste ndërveprimesh dypalëshe të përhershme. Me rënien e Perdes
së Hekurt komuniste në vendin ballkanik para tre dekadash Roma u rikthye
të kishte aty një rol duke vepruar në 8 vjet me tre misione ushtarake e
humanitare (Pelikan, Alba, Ylberi) për të lehtësuar pasojat e pasigurisë
ushqimore, problemeve të rendit publik e krizës së refugjatëve kosovarë – të
gjitha vështirësi të shkaktuara prej një kalimi plot drama në demokracinë
pluraliste e vendndodhjes gjeografike në një rajon tronditur prej luftërave
jugosllave.
Në agimin e mijëvjeçarit të ri ndërveprimet nisën të përqendroheshin tek
mbështetja e Romës ndaj perspektivave të aderimit të Shqipërisë në
Bashkimin Evropian dhe rritjes së pranisë ekonomike italiane në Vendin e
Shqiponjave, në sfondin e shkëmbimesh tregtare që tejkalojnë shifrën e një
miliardë eurove. Vitin e shkuar eksportet italiane në vendin fqinj kanë arritur
shifrën 1 miliardë e 739 milionë euro, numër që shkallë krahasimore në
rajonin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ende jashtë BE-së tejkalohej
vetëm prej Serbisë (2 miliardë e 221 milionë euro), e cila përbën një treg
mbi dy herë më të madh sesa Shqipëria. Urë lidhëse të frytshme mes dy
brigjeve të Adriatikut përbën edhe diaspora e madhe shqiptare në Itali,
ku 36.342 sipërmarrje kanë një titullar nga vendi ballkanik.
Gazetari Gjergji Kajana ka folur mbi temën e këtyre urave lidhëse mes dy
vendeve fqinje me presidentin e shoqatës kulturore Esperienza Italia
Andrea Torracca, i cili para kësaj detyre ka mbuluar rolin e përgjegjësit të
bashkërendimit me botën e jashtme mbi ndërkombëtarizimin e
sipërmarrjeve të Confesercenti, konfederata ekonomike italiane në sektorët
tregti, turizëm e shërbime, artizanat e industri e vogël. Esperienza Italia ka
lindur në perëndimin e periudhës pandemike me objektiv mbështetjen e
firmave italiane në shfrytëzimin e mundësive të reja për shtrirje
veprimtarish dhe ka seli në gjithë Italinë e jashtë saj (Tiranë, Kazakistan,
Republika Çeke).
– Cila gamë veprimtarish përbën sferën kryesore të veprimit për
Esperienza Italia?
– Mendoj se veprimtaria e Esperienza Italia duhet lexuar në kuadrin e
një vizioni: shoqata që kam nderin të drejtoj lind me qëllim ndihmese ndaj
sipërmarrjeve e institucioneve në këtë çast kompleks historiko-ekonomik. Ky
çast kompleks nënvizon rëndësinë e politikës së jashtme, mbështetur në
mënyrë praktike e faktuale me selitë tona jashtë.

– Cilat janë modalitetet operative që hasni në ndërveprimet me
Evropën Lindore?
– Nuk është e thjeshtë të flasësh për Evropën Lindore, duke patur
parasysh faktin se kemi të bëjmë me një zonë parësore si në tema popullsie
si në ato të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nëse para pandemisë
mund të mendonim se e ardhmja ekonomike në kontinentin tonë mund të
përkonte me emrin e nismës kineze “Një brez, një rrugë”, jam i mendimit se
sot ky projekt përbën një koncept të tejkaluar dhe interesi i Kinës
përqendrohet në korridorin aziatik, çështjen e pavarësisë së Tajvanit dhe atë
të së ardhmes së Rusisë. Ndryshe paraqitet vizioni i Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, që po ushtrojnë përsëri një ndikim të fuqishëm në Evropë.
Guxoj të pohoj se sot koncepti i Lindjes për Evropën duhet përkthyer në
termin Ballkan. Në këtë kontekst të ri ky gadishull mund të ushtrojë një rol
themelor në realitetet e reja gjeopolitike botërore si përsa i përket
furnizimeve ushqimore (duke patur parasysh se flasim për një rrip toke të
pasur nga ana hidrike e me një klimë të butë) si në terma industrialë përmes
konkurrueshmërisë së rrogave e popullsisë së re.
Nuk duhet harruar fakti se Ballkani e ndjen veten plotësisht evropian dhe po
angazhohet në zbatime projektesh rajonale komplekse, siç është për
shembull nisma Ballkani i Hapur, e cila përmes shkëmbimit të lirë të
mallrave mes vendeve që aderojnë (Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut)
rrit konkurrueshmërinë e vendos shtyllat e një rrugëtimi të përbashkët me
Bashkimin Evropian dhe ato të lidhjeve ekonomike, ligjore e monetare mbi
të cilat bazohet Evropa.

– Si paraqitet klima ekonomike që hasni në Shqipëri?
– 10 vitet e fundit Shqipëria ka pësuar një ndryshim rishtar të
pamohueshëm. Tirana përbën faktikisht një kryeqytet evropian pa tipare
mangut ndaj të tjerave. Vendi po përjeton një rritje vjetore prej 30% në
sektorin e pranive turistike dhe ka ende plot sektorë të nënvlerësuar si
bujqësia e blegtoria, që mund të jenë vlera të fuqishme të shtuara në vitet
në vijim.
Në këndvështrimin tim perspektivat e zhvillimit në bujqësi kërkojnë
vëmendje të detyruar në kuadrin e atij të vendit. Italia paraqitet si një
mundësi tregu eksporti për vendin ballkanik duke qenë se ka nevoja
furnizimi me perime, fruta, kafshë e shpendë që rriten.
Shqipëria mund të jetë një partner i përkryer edhe për Zonën e re
Ekonomike Speciale Jonike, e cila mund të bashkojë në një nyje
bujqësore rajonet italiane të Puljas e Bazilikatës duke vepruar si rrjet
ndërlidhës për gjithë tregun evropian.
Nëse nuk kryen gabime të Italisë (e cila është rritur me shpejtësi të
ndryshme mes Veriut më të përparuar e Jugut më të prapambetur, ndërsa
në Shqipëri ky raport paraqitet invers) dhe ka fuqinë të ndalë emigrimin

jashtë vendit të të rinjve të talentuar e të diplomuar, vendi fqinj mund të
kthehet në një derë të Ballkanit e të aftë të shënojë diferencën në gadishull.
Natyrisht prej ekzekutivit kërkohet një rritje e investimeve në infrastrukturë,
hap themelor për çdo lloj zhvillimi si në nivel industrial si përsa i përket
shërbimeve turistike. Është në fazë punimesh kantieri për aeroportin e
Vlorës, i cili do të përgjysmojë kohët e mbërritjes në Jug. Vendi ka si pikë
kryesore atraksioni turizmin, megjithëse paraqiten në rritje agriturizmi e
fabrikat tekstile. Nuk e shoh të pamundur realizimin e idesë së qeverisë për
të fuqizuar turizmin duke ndërtuar një tjetër aeroport jugor në Sarandë,
veprimtaria e të cilit do të hapte konkurrencë me Greqinë fqinje.
– Cilat mund të jenë potencialitetet e reja për t’u shfrytëzuar në
marrëdhënien ekonomike mes Italisë e vendit ballkanik?
– Marrëdhëniet dypalëshe duhet të jenë të natyrshme por mbeten
absolutisht të nënvlerësuara e pamjaftueshmërisht të eksploruara në
potencialin e tyre. Ato duhet të jenë të natyrshme, mbi të gjitha duke
konsideruar afërsinë kulturore sjellë nga fakti se popullsia shqiptare vlerëson
e respekton Italinë dhe i paraqet prodhimet Made in Italy si markë cilësore e
synim standardi për t’u arritur. Mendoj se duhet të zhvillojmë shumë më
tepër marrëveshje tregtare në fushën e bujqësisë e atë të blegtorisë,
duke konsideruar mungesën vitet e fundit të frutave e perimeve për vendin
tonë, i cili përjeton periudha të gjata thatësire dhe duhet të tejkalojë
dëmtimet shkaktuar nga përmbytjet në rajonin e Emilias.
Tirana mund të jetë partner strategjik në sektorin e mishit të përpunuar
nëse fotografojmë faktin se sot mishra për përpunim vijnë të konservuar në
ngrirje nga Brazili.
Një rrugëtim kulturor i përbashkët duhet t’i bashkangjitet shkëmbimeve
kulturore mes vendeve tona. Fatkeqësisht sot në Shqipëri gjithnjë e më pak
persona flasin italisht dhe mbetet një nevojë ngritja e shkollave italiane
të formimit profesional që kryejnë kurse specifike në sektorë si veprimtari
restorantesh e hoteleri.
Nga gjithë këto ndërshkëmbime potenciale të dyja palët tona mund të
gëzojnë fryte pune të përbashkëta.
(Versioni origjinal i intervistës është botuar italisht në median online
italiane Lanterna.)