Biznes përtej kufijve, praktikat e të bërit biznes në Itali

E hënë, 29 Prill, 2024

Eventi i tretë të ciklit të takimeve online me tematikë “Doing business across borders”, mundësuar nga Kreston Albania dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare kishte ne fokus Italinë. I ftuar i veçantë ishte përfaqësuesi i kompanisë “Studio TDL”, bashkëpunëtore me Kreston Albania si pjesë e rrjetit Kreston Global.

Z.Giacomo Carnago, “Studio TDL”, ndau me pjesëmarrësit një material informues gjithëpërfshirës rreth praktikave të të bërit biznes në Itali. Ai trajtoi tema si: Format ligjore të biznesit duke ndaluar kryesisht tek kompanitë me përgjegjësi të kufizuar (S.r.l) si forma më e përhapur; Legjislacioni tatimor; Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi mbi fitimin, Detyrimet ligjore lidhur me praktikat kontabël dhe të auditimit, Tatimi mbi të Ardhurat Personale si dhe Marrëveshja Italo-Shqiptare për shmangien e taksimit të dyfishtë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, znj. Elisabeta Katiaj, përmendi marrëdhëniet e ngushta italo-shqiptare ndër vite si në sferën ekonomike, gjithashtu dhe atë sociale dhe kulturore për të nxjerrë më pas në pah rëndësinë që kanë evente të tilla për të fuqizuar më tej bizneset e ngritura nga shqiptarët në Itali, por dhe anasjelltas si rezultat i rrjetëzimit që krijon mundësi të reja bashkëpunimi. Ndërkohë, znj. Ljubica Llukaçej, Partnere Strategjike pranë Kreston Albania u shpreh se nëpërmjet këtij eventi, Kreston Albania, ka kënaqësinë jo vetëm të bashkëpunimit me kolegë të tjerë anëtarë të rrjetit botëror Kreston Global, por se në rastin e Italisë, ky bashkëpunim sjell vlerë të shtuar me anë të ekspertizës shumëvjeçare që ndahet me anëtarët e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqipare për t’i pajisur ata me informacion të vlefshëm lidhur me krijimin dhe operimin me sukses të bizneseve në shtetin italian dhe më gjerë.

Në këtë event, morrën pjesë edhe z. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës dhe z. Antonio Nidoli, President i Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri, të cilët përgëzuan iniciativën duke përmendur rëndësinë që kanë të tilla evente për të krijuar mundësi të reja për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve në kuadër të fuqizimit të mëtejshëm të raporteve ndërmjet dy shteteve, Shqipërisë dhe Italisë. Për më tepër, ky event përkoi jo rastësisht edhe me Javën e Kulturës Italiane në Shqipëri përgjatë së cilës në të gjithë vendin janë zhvilluar evente që dëshmojnë lidhjet e forta midis dy vendeve.