Biznes përtej kufijve, njihemi me praktikat e të bërit biznes në Greqi

E enjte, 25 Prill, 2024

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me Kreston Albania, zhvilluan takimin e dytë të ciklit “Doing business across borders”. Këtë takim tema ishte “Doing business in Greece” dhe pati të ftuar të veçantë Ekspertët e “Hellenic Auditing Company A.E.”, pjesë e Kreston Global.

Z.Polykarpos Giotis, Technical Advisor, z. Dimitrios Kotsalas, CPA, dhe z. Ioannis Karianos, Senior Tax Auditor, ndanë një prezantim gjithëpërfshirës rreth praktikave të të bërit biznes në Greqi me fokus: Rezidenca tatimore në Greqi, Marrëveshja Shqiptaro-Greke për shmangien e taksimit të dyfishtë, Format ligjore të biznesit, Legjislacioni anti-korrupsion dhe për pastrimin e parave, Auditimi vjetor i pasqyrave financiare, Procedurat e hapjes së një kompanie në Greqi, Legjislacioni fiskal grek, Standardet Kombëtare të Kontabilitetit në Greqi dhe Incentivat fiskale për biznesin.

Në fjalën e tyre përshëndetëse, kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, z. Ardian Lekaj, dhe nënkryetarja e Dhomës, znj. Elisabeta Katiaj, ritheksuan rëndësinë e të tilla eventeve, në fuqizimin e mëtejshëm të bizneseve të ngritura nga shqiptarët në Greqi, integrimin në biznes të shqiptarëve atje dhe nxitjen e rrjetëzimit për mundësi të reja bashkëpunimi. Znj. Ljubica Llukaçej, Partnere Strategjike pranë Kreston Albania dhe moderatore e takimit, u shpreh se, Kreston Albania, ka kënaqësinë e dyfishtë të bashkëpunojë me kolegë të tjerë anëtarë të rrjetit botëror Kreston Global si dhe të ndajë në këtë event ekspertizën shumëvjeçare me anëtarët e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqipare për t’i pajisur ata me informacion të vlefshëm lidhur me krijimin dhe operimin me sukses të bizneseve në shtetin grek dhe më gjerë.

Takimi u përshëndet nga Znj. Joana Zhonga, përfaqësuese për çështjet e biznesit pranë trupit diplomatik të Ambasadës Shqiptare në Greqi, e cila përgëzoi iniciativën duke përmendur rëndësinë që kanë të tilla evente për të krijuar mundësi të reja për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve. Gjithashtu znj. Zhonga u ndal në një sërë avantazhesh me natyrë gjeografike, ekonomike dhe kulturore ndërmjet marrëdhënieve të biznesit Shqipëri – Greqi për të theksuar angazhimin e lartë të Ambasadës në mbështetjen e të tilla nismave, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve të bizneseve ndërmjet dy vendeve.

Në takim morën pjesë anëtarët e Dhomës, përfaqësues të bizneseve të zhvilluara nga shqiptarë në vende të ndryshme të botës.