Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Evropë vizitë te bizneset shqiptare në Turqi

E martë, 23 Prill, 2024

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Evropë së bashku me presidentin e nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës, z. Lazim Destani kanë zhvilluar një seri takimesh me bizneset turko-shqiptare në Bursa të Turqisë. Më shumë se 30 sipërmarrës ishin pjesë e takimeve të organizuar nga Shoqata e Bizneseve Shqiptare në Turqi, ‘ARNIAD’.

“Gjatë aktiviteteve ata patën mundësinë të vizitonin një numër biznesesh të suksesshme të bashkëkombësve që jetojnë të shpërngulur në këtë qytet.  Një nga takimet e këndshme që na bëri nder dhe është për ta veçuar ishte ai me Kryetarin e Komunës së qytetit të Bursës, z. Alinur Aktash.

Me këtë rast dua të falënderoj nikoqirin për pritjen e ngrohtë e vëllazërore si dhe për organizimin e përkryer të këtij aktiviteti të rëndësishëm që e rrit hapësirën e bashkëpunimit mes bizneseve tona. Te afaristët shqiptarë të Bursës unë pashë një organizim shumë të mirë sado që Shoqata e Bizneseve Shqiptare atje ishte themeluar vetëm disa muaj më parë. Ata kishin vullnet të madh bashkëpunimi mes vete ndërsa e potencova se ky takim i yni krijon mundësi bashkëpunimi tashmë mes afaristëve shqiptarë nga Europa dhe bizneseve të bashkëkombësve tanë nga Turqia”, shkruan Destani në profilin e tij në facebook i cili gjatë kësaj vizite u vlerësua me mirenjohje nga Shoqata e Bizneseve Shqiptare ne Turqi si edhe nga Kryetari i Komunës së Bursës.

Pas përfundimit të këtij takimi u zhvilluan takime B2B ku morën pjesë shumë kompani vendore.