Disa të pathëna për pioneret e arsimit shqiptar Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi

E mërkurë, 1 Maj, 2024

7 marsi është një ditë e rëndësishme në historinë e arsimit shqiptar. Është dita kur nderojmë figurën e mësuesit. Gratë pionere të arsimit shqiptar padyshim që mbeten motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, dy intelektuale të cilat i dedikuan jetën e tyre arsimit, e sidomos arsimimit të vajzave të reja. Studiuesja Teuta Toska, autore e librit “Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919″ tregon më shumë për punën e tyre dhe misionin e pakohshëm të mësuesit: Edukimin e Brezave të rinj.

Motrat Qiriazi jetuan dhe vepruan në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë, por këmbëngulja dhe patriotizmi i tyre bënë që më të hapej shkolla e parë e vashave në Shqipëri. Njëri nga qëllimet e shkollës ishte të stërvitnin të gjitha nxënëset që të ishin në gjendje të kryenin detyrën e mësueses. Në Shkollën e Vashave ishte arritur të ngrihej një sistem i një shkolle të mesme jo të plotë dhe që mund të nxirrte mësueset e para në një kohë kur nevoja për mësues ishte shumë shtrënguese.

Shkolla e Vashave, që nga tetori i vitit 1891 e vazhdoi procesin mësimor (me ndërprerje të pjesshme) deri në qershor të 1914-ës 12 , vit kur zjarri i Luftës Ballkanike përfshiu posaçërisht edhe Korçën dhe kështu motrat u detyruan ta mbyllnin shkollën dhe të largoheshin vetë fillimisht në Rumani e më pas në Amerikë, për të nisur një betejë politike e diplomatike për identitetin e kombit

shqiptar një betejë po aq të fuqishme sa edhe ajo që kishin bërë për ruajtjen e Shkollës së Vashave deri më atë kohë.

Ndiqni videon në You Tube për të mësuar më shumë.