136 vjet nga themelimi i shkollës së parë shqipe

E premte, 26 Prill, 2024

Shtatë marsi në Shqipëri dhe kudo në Diasporë është dita kur të gjithë shqiptarët nderojnë figurën e mësuesit. Figurës së rëndësishme të edukimit të brezave.

HISTORIKU I MESONJETORES

Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.

Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.

RENDESIA

Megjithëqë institucione dhe qendra arsimore ku mësohej gjuha shqipe padyshim se kishte edhe përpara vitit 1887, mungonte tradita e një shkolle kombëtare shqiptare në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale. Mësimi i organizuar në Mësonjëtorën e Korçës kishte për bazë shkencën kurse synimi i saj ishte dija (dituria). Ajo ishte shkollë shqiptare (sepse gjuhë mësimi ishte gjuha shqipe), shkollë popullore (sepse ishte dëshira e popullit për ta hapur dhe për ta mbajtur), në esencë demokratike (sepse ishte e hapur për të gjithë dhe pa pagesë), shkollë e përgjithshme laike (sepse aty vijonin mësimin fëmijët shqiptarë të të gjitha besimeve), shkollë e pavarur (sepse nuk financohej nga jashtë por mbahej nga populli), etj.

Hapja e shkollës ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe ngritjen e ndërgjegjes dhe moralit në popull. Ajo nxiti edukimin patriotik të brezit të ri e të masave të gjera. Shkolla tërhoqi interesin dhe admirimin e shumë shqiptarëve, nën shembullin e saj u frymëzuan më vonë edhe banorë të viseve dhe trevave të tjera shqiptare.

Veç të tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu, që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Ndërtesa e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë është edhe monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Ky monument është i llojit “Arkitekturë”, i miratuar më datën 10.06.1973. Godina është dy katëshe. Kati i parë përbëhet nga korridori dhe dy oda të mëdha. Kati i dytë ka katër dhoma. Dritaret janë rreth 80 cm të gjëra dhe të larta. Çatia është prej druri, e mbuluar me tjegulla vendi. Fasadën ballore e zbukuron qoshku në katin e dytë. Lartesia e objektit është rreth 7 m.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 