Ndjeshmëria ndaj Gjuhës së Mëmës

E enjte, 16 Maj, 2024
E enjte, 16 Maj, 2024

Ndjeshmëria ndaj Gjuhës së Mëmës

Që në agimet e historisë së lindjes së njeriut e deri kur filloi procesi i formimit të popujve në botë, kanë ndodhur ngjarje të shumta e transformime të mëdha ekonomike, demografike dhe shoqërore. Duke qenë një dukuri e lidhur me shoqërinë që e flet, domosdo, transformime të mëdha ka pësuar edhe vetë gjuha. Kështu gjuha ka qenë dhe është tregues identiteti për çdo popull. Gjatë ndryshimeve të mëdha, ka pasur edhe ngjarje tronditëse. Shumë popuj, për arsye të ndryshme, janë zhdukur. Bashkë me ato popuj, humbën e u zhdukën edhe gjuhët e të gjitha elementet e kulturës që u përkisnin.
Me formimin e popujve (kombeve), kohët ndryshuan. Së pari, u ndalua hemoragjia e gjuhëve dhe ata u konsideruan pasuri e pazëvendësueshme e për secilin komb. Më 1913 u vendosën nga fuqitë e kufinjtë mes shteteve. Përcaktimi i kufinjve u bë (përgjithësisht) sipas parimit “një komb, një shtet”. Çdo komb-shtet kishte e ka gjuhën e tij.
Në shekullin e 19 e, sidomos, në shekullin e 20, janë bërë hulumtime e studime të thella linguistike. Kjo periudhë historrike përkon me kohët moderne të zhvillimit dhe, për pasojë, të maturimit të institucioneve studimore e ligjvënëse. UNESCO ka këmbëngulur që çdo pasuri kulturore, përfshirë edhe gjuhën, të ruhet. Mësimi i gjuhës mëmë të mos i privohet askujt, në cilin vend të botës qoftë.
21 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Mëmë. Për të celebruar këtë ditë, një organizim shoqëror FABI, në bashkëpunim edhe me shoqata të tjera me elemente nga shumë kombe, në qytetin Brescia (e cila bashkë me qytetin fqinj Bergamo janë Kryeqyteti i Kulturës 2023 në Itali) organizuan një veprimtari ndërkulturore. Në event morën pjesë katër autoritete të Komunës Brescia, të cilët folën dhe lanë të kuptohet se shoqëria italiane është moderne dhe e hapur, pasi në Brescia numërohen plot 140 përfaqësi nga kombësitë e botës që bashkëjetojnë. Gjithashtu, treguan ndjeshmërinë dhe respektin për kulturat që ata përfaqësojnë dhe mirëpriten në shoqërinë italiane që u përmbahet plotësisht konvetave ndërkombëtare. Interesante ishin fjalët e drejtuesve të FABI-t. Përfaqësues dinjitoz i komunitetit tonë ishte avokati i nderuar shkodran Artan Bashli, i cili e quajti gjuhën e nënës si një përkëdheli të cilën askush në botë nuk mund ta përcjellë.
Së pari prezantoi një panoramë të elementeve kulturore përmes recitimeve dhe këngëve komuniteti nga Bangladeshi. Me radhë pas tyre, ato që prezantonin vlerat kulturore e gjuhësore të Moldavisë, Libanit, Meksikës dhe me përshëndetje edhe të disa individë të kombësive të tjera.
Më e rëndësishmja për ne ishte prezantimi komunitetit tonë.
Para se të mbërrinte, drejtuesi i aktivitetit thirri dy-tre herë emrin e Presidentit të Comunità Albanese in Italia, Ahmet Bendo. Kur erdhi radha e prezantimit, para publikut të shumtë e shumënacional, dolën Presidenti Ahmet Bendo, mësueset Ramonda Mara, Leta Sulmina, Adelina Qeveri. Ndërkohë mori fjalën Ahmet Bendo, i cili shprehu disa konsiderata për gjuhën tonë, rëndësinë që ka gjuha si element idnetifikimi të kombësisë dhe për punën e vyer që bëhet në shkollën shqipe “Mësonjëtorja”. Prof. Rajmonda Mara përmendi vlerat e gjuhës sonë si degë më vete e gjuhëve Indoeuropiane, lashtësinë e saj dhe dokumentat e para të shkruara relativisht vonë të gjuhës sonë në vitin 1555. Më pas ajo theksoi se gjuha jonë është plotësisht e studiuar dhe e denjë të rreshtohet me gjuhët e vendeve më të përparaua të botës.
Ndërkohë që flisnin oratorët, dekori u plotësua me vajza të reja shqiptare, të veshuara me larminë e kostumeve tona popullore. Një ndër këto vajza, edhe koreografja Amantia Qeveri. Së pari ftoi tre vajza të recitonin vjersha në gjuhën tonë. Më pas atmosfera ndryshoi. Koreografja u bë komandante dhe priu rreshin e vallëtareve. Kërcyen tre valle, të cilat publiku i duartrokiti gjithë kohën.
Pjesëmarrja si përfaqësues të komunitetit tonë nga kolektivi drejtues, mësues, nxënës, prindër të shkollës “Mësonjëtorja”, është tregues i qartë se sa vlera ka gjuha e mëmës, ruajtja dhe përkushtimi ndj saj. Po ashtu, tregon se sa e vyer është puna e këtij kolektivi bashkëpunues dhe sa sa ndikon në zgjimin, ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave të identitetit. Vetëm duke punuar me objektiva të qarta dhe përkushtim ndaj AtMëmëdheut, si bëjnë miqtë tanë në Brescia, rritet e lartësohet ndërgjegjja kombëtare.
Shkrimi u pregatit nga Profesor Ndue Shabaku
Publikoj dhe vendosja e fotografive,video nga:
Presidenti i shoqates: Associazione Comunità Albanese in Italia dhe Kordinator i shkolles shqipe “Mesonjetoria”- Breshia-It Ahmet Bendo!
Brescia: 26.02.2023