Itali/Dy autoret Mimoza Hysa e Tatjana Dordevic, rrëfejnë regjimin dhe individin

E enjte, 16 Maj, 2024

Letërsia, sistemi, historia dhe përgjegjësia individuale ishin lajtmotivi i titullit të takimit të dyfishtë “Nga Beogradi në Tiranë. Autore përballë”, organizuar nga Albania Letteraria në bashkëpunim me Meridiano 13, me pjesëmarrjen e shkrimtares shqiptare Mimoza Hysa dhe autores serbe Tatjana Dordevic.

Veprimtaria, e cila u zhvillua fillimisht në Pordenone dhe më pas në Trieste më 10 dhe 11 shkurt, u mikprit nga Komuniteti Shqiptar Arbëria i Triestes dhe Komuniteti Fetar Ortodoks Serb i Triestes. Të dy e mbështetën idenë menjëherë dhe duke e konsideruar si një moment shkëmbimi kulturor, letrar dhe social.

Pordenone dhe Trieste

Ishte libraria Quo Vadis?, e vendosur në zemër të Pordenones, ajo që priti të premten takimin e parë të veprimtarisë letrare. Biseda e moderuar nga Anna Lattanzi, kryeredaktorja e Albania Letteraria, me reflektimet e Martina Napolitano, bashkëthemelueses së Meridiano 13, nisi duke u fokusuar në librat e botuar nga dy autoret, të dyja debutuese në Itali: “Vajzat e gjeneralit” të Mimoza Hysës dhe “Pionierja” nga Tatjana Dordevic. Dy libra që flasin për diktaturën dhe sistemin.

I pari, rrëfyer nga këndvështrimi i xhelatit! Protagonistet e romanit, Martina dhe Marsina, janë në fakt vajzat binjake të një zyrtari të lartë të ushtrisë. I dyti fokusohet në historinë e Boskos; I cili nis nga vdekja e Titos dhe përmes ngjarjeve të djaloshit serb i rikthehet historisë së ish-Jugosllavisë.

Më pas debati u fokusua rreth sistemit, temës që bashkon si romanet  ashtu edhe përgjegjësitë individuale. Dordevic nënvizoi se sa urgjente dhe e nevojshme është që secili të luajë rolin e vet në rritjen e tij personale, duke kontribuar në rritjen sociale, duke mos e lënë veten të rrëmbehet nga viktimizimi dhe duke mos u zhytur në një të tashme të karakterizuar domosdoshmërisht nga një e kaluar lufte, për të justifikuar ndalimin, evolucionin e vet.

Hysa, ndonëse në një mënyrë tjetër, ripohoi të njëjtin koncept: Njeriu duhet të rindërtojë veten për të evoluar, duke u nisur nga individualiteti i tij. Autorja nënvizoi fuqishëm se sa e rëndësishme është të mësosh për historinë e Shqipërisë për të thelluar njohuritë mbi popullin shqiptar të sotëm.

Reflektimet e Martina Napolitanos nisën nga format e sistemit që prekin çdo sferë të shoqërisë sonë, se sa të rrepta dhe në të njëjtën kohë universale mund të jenë ato, për të shpalosur më pas në konsiderata të gjera mbi evolucionin njerëzor dhe historik të Ballkanit. Dialogu harmonik mes autorëve dhe konsideratave të Napolitanos përfshiu publikun dhe librashitësin brilant Daniele, në një moment shkëmbimi dhe konfrontimi të rrjedhshëm./Albania Letteraria/