“Gjelat këndonin ndryshe”,shkrimtari Artur Spanjolli,tregon historinë e mbiemrit

E enjte, 16 Maj, 2024

Artur Spanjolli është një shkrimtar shqiptar që aktualisht po korr sukses me librin e botuar së fundmi me titull “Gjelat këndonin ndryshe”.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai foli për romanin, duke u ndalur te titulli dhe fabula e librit.

Në radhë të parë, për mua nuk është një roman historik, është një përrallë le të themi me sfond historik. Për të treguar ato gjëra që kanë ndodhur nga viti 1912 deri në 1917, sepse Beu flet si për ngritjen e flamurit, ashtu dhe për frymën komuniste, revolucionin Bolshevik që është në 1917. Edhe unë i kam kondensuar këto momente historike. Unë kam krijuar një fikshën që ka disa ngjarje të ndryshme historike por jo në të njëjtën kohë. Kurse titulli “Gjelat këndonin ndryshe”, sepse Beu i jepte urdhër të gjitha grave të haremit të tij. Këndonin ndryshe sepse tani me emancipimin e femrës, drejtësisë nuk këndojnë më gjelat si dikur në raport me gratë. Kjo është ideja”, u shpreh shkrimtari.

Më tej, i pyetur për kuptimin e mbiemrit të tij Spanjolli, ai zbuloi dy interpretimet interesante që mendohet se mund të jenë.

“Në një fshat të Kavajës është një fis me mbiemër Spanjolli, në Kanaparaj. Edhe aty në kodër janë rrënojat e një kishe të vjetër para Skënderbeut, para turqëve dmth. Edhe flitet o për misionarë spanjollë që janë vendosur aty për qëllime fetare. Ky është një interpretim. Ndërsa interpretimi tjetër është se kryqëzata e katërt që shkoi në Kostandinopuli, anijet e tyre kanë ndalur në zonën e shkëmbit të Kavajës për disa kohë, anijet e tyre kanë ndalur. Kam folur shumë dhe me një historian nga Kavaja dhe ai është marr shumë, ka gërmuar, po nuk ka gjetur dokumenta. Por interpretimi i tij është që mbasi janë kthyer nga kryqëzatat në një grup ushtarësh spanjoll mund të jenë vendosur aty. Ky është interpretimi i tij”, tregoi Artur.