Mosdyzimi i monedhës sonë, interes dhe shprehje e identitetit kombëtar

E martë, 16 Prill, 2024

Në nëntor 2021, Banka e Shqipërisë, banka jonë qendrore, nisi fushatën ndërgjegjësuese “As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek!”. Fushata i drejtohej absurdit të konsiderimit të monedhës sonë kombëtare në formë të dyzuar “Lek i vjetër” dhe “Lek i ri”.

Fushata deri tani ka ecur mirë. Kjo iniciativë e Bankës së Shqipërisë në fushën e edukimit financiar të publikut nuk është e vetme, por bën pjesë në një korpus të gjerë programesh dhe projektesh, në kuadër të respektit dhe përkujdesjes për kartëmonedhën kombëtare.

Ajo përbën kurorëzimin e përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë, në përmbushje të rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë në rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit, për kufizimin e ndjeshëm deri në eliminimin e përdorimit të termave të gabuar “lek i ri” dhe “lek i vjetër”.

Reforma monetare e vitit 1965 solli zëvendësimin e kartëmonedhave të mëparshme Lek me kartëmonedha të reja, në raportin 10 me 1, duke ndryshuar në të njëjtën shkallë shprehjen e çmimeve, pagave dhe të çdo veprimi tjetër financiar. Që prej asaj kohe, 57 vite më parë, një pjesë e mirë e qytetarëve ende nuk janë përshtatur me këtë ndryshim dhe shprehen me “lekë të vjetër”, duke shkaktuar konfuzion në komunikimin e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve dhe leximin e drejtë të treguesve ekonomikë e financiarë të vendit.

Përveç përpjekjeve të bankës sonë qendrore dhe koordinimit me institucionet e tjera shtetërore dhe financiare, një faktor tjetër vendimtar që e ndikon mënyrën e komunikimit tek publiku, është media, si ajo e shkruar edhe ajo audio-vizuale.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, një e pesta e qytetarëve të pyetur mendon se mediat i komunikojnë gjithmonë ose shpesh çmimet dhe vlerat monetare në “lekë të vjetër”. Kjo përqindje, megjithëse e ulët, nxjerr në dritë nevojën për më shumë përfshirje të mediave në përpjekjen për ta eliminuar plotësisht këtë dyzim të monedhës kombëtare, duke patur parasysh edhe detyrën e medias për përcjelljen e informacionit të vërtetë dhe të saktë tek publiku, si dhe rolin edukativ të saj.

Fushata vijon me intensitet të plotë, duke shpërndarë të 12 mesazhet qendrore të saj:

  1. Lexoje vlerën siç shkruhet në kartëmonedhë”. Mediat, sidomos ato vizuale, shpesh bëjnë gabimin, që, për të rezultuar më të kuptuar nga qytetari në informacionet që japin dhe në emisionet dhe debatet që organizojnë, përdorin çmimet e mallrave dhe shërbimeve, duke ju referuar “lekut të vjetër”. Duhet një rënie dakord masive e tyre, që të komunikojnë vetëm me vlerat e shënuara në kartmonedhat. Leximi i saktë i vlerave të kartmonedhave duhet të shndërrohet dhe po shndërrohet në një standard komunikimi mediatik në vendin tonë.
  2. Mos e vështirëso jetën me një zero më shumë”. Komunikimi me referimin “lekë të vjetër” shkakton konfuzion në porositë që në jetën e përditshme japim dhe marrim për çmimet e mallrave dhe shërbimeve. Jemi mësuar të bëjmë ndarjen në “Lek i vjetër” dhe “Lek i ri” dhe kjo ndarje vështirëson, zgjat dhe ndërlikon komunikimin.
  3. Mos më ngatërro, jam thjesht lek!”. Në komunikimin e vlerës së mallit ose shërbimit, sidomos kur si qytetarë ju shërbejmë të huajve, shkaktojmë jo vetëm konfuzion, por edhe keqkuptime të panevojshme.
  4. Më quani thjesht lek!” Qytetarët, duke ju referuar “lekut të vjetër” pengohen në leximin e drejtë të treguesve ekonomikë e financiarë dhe të vendim-marrjeve të institucioneve publike në fondet që akordojnë. Diskutimi publik dhe mediatik vështirësohet, sa herë, jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe ekspertët dhe analistet, iu referohen çmimeve të mallrave dhe shërbimeve me “lekë të vjetër”.
  5. Jam i bukur, jo i vjetër!” Praktika sjell në kujtesën tonë kolektive raste të panumurta kur jemi ndjerë keq dhe ka përbërë një situatë aspak të këndshme dhe realisht të shëmtuar, momenti kur kemi reaguar ndaj vlerës së mallit apo shërbimit, që kemi kujtuar se është shprehur në ”lekë të vjetër”.
  6. Më përdorni thjesht lek!”. Një mesazh i tillë duhet të futet natyrshëm dhe edhe në prani fizike (me postera ose ngjitës-stickers), në mjediset ku termi “lek i vjetër” haset më shpesh në komunikim, si në kafene, restorante apo në dyqane të vogla të tregtisë me pakicë, etj. Në shtëpitë tona, mesazhi duhet të depërtojë nëpërmjet medias vizive.
  7. Nuk e dua zeron shtesë, më ngatërron!” Referimi i saktë i shumës së parave për të blerë apo vlerësuar një mall ose një shërbim, duke marrë për bazë shifrën e shënuar mbi kartmonedhë dhe vetëm atë, na shkurton kohë në komunikim, largon pasigurinë e ngatërrimit të vlerës reale të mallit apo shërbimit, si dhe shmang tensione të panevojshme.
  8. “Jam me vlerë, por jo i vjetër!” Në një periudhë afatmesme dhe përmes kanaleve të shumëllojta, Banka e Shqipërisë po troket dhe do të vijojë të trokasë në mendësinë dhe mënyrën e të komunikuarit të të gjithë shqiptarëve, për çrrënjosjen e termave “i ri” apo “i vjetër” dhe rikthimin e respektimit të plotë të asetit tonë kombëtar, lekut.
  9. “Mos ngel peng i së shkuarës, më lexo siç duhet!” Gabojnë më shumë meshkujt, të moshuarit, individët me nivel më të ulët arsimor, personat joaktivë në tregun e punës, si dhe ata me të ardhura të ulëta. Pikërisht këtyre shtresave duhet t’u drejtohet më shumë fushata ndërgjegjësuese, nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale.
  10. Nuk je më i pasur, nëse më quan të vjetër!” ose “Një zero më shumë nuk të bën më të pasur!”. Për zotëruesit e vlerave të konsiderueshme pronësore ose monetare, të prekur nga anti-kultura e fetishizimit të parasë, referimi i tyre në “lekë të vjetër” është shenjë e fuqisë së pronave apo parave që kanë dhe shfaqje e shëmtuar vaniteti dhe vetëkënaqje nga pasuria, pavarësisht se shqiptari nuk e fal vetëmburrjen. Në integritetin dhe kulturën e tij, një parodi e tillë është e huaj.
  11. Është gabim të më quash i ri apo i vjetër!”. Dyzimi i vlerës së monedhës kombëtare është i pashoq në kontinentin tonë. Referimi i dyzuar i lekut prodhon habi dhe bezdi tek të huajt që përballen me këtë dyzim në vendin tonë. Ky referim është denigrues për traditat tona dhe vlerën e shtuar të të qënit shqiptar.
  12. “Jam vlerë kombëtare…”. Respektimi i monedhës kombëtare në vlerën e shkruar mbi kartmonedhë dhe pa ekuivoke, duhet të njihet si detyrë dhe leku i padyzuar në vlerën e tij, duhet të konsiderohet ashtu si realisht është, një aset dhe shprehje e krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar.