Seksioni i shkencave shoqërore i AShAK-ut del kundër Mehmet Krajës

E premte, 19 Prill, 2024

Jo më larg se ditën e djeshme postova një shkrim mbi  ASHAK, askush nga mediet nuk pati këllqe ta botonte, thuaj se po bëja blasfemi, veç Gazeta Diasporës , të cilën e falënderoj! Sot mediet e ndryshme zunë të garonin kush e kush ta publikonte e para lajmin.

Lexo edhe: Mbi analizën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Është për të ardhur keq që në ditët e sotme të frikemi, mendimi i lirë duhet thënë e më pas le të ketë debate për formësim.

Por ç’dodhi sot? Akademikët reaguan. Kjo është për t’u përgëzuar!

Sesioni i Shkencave Sociale në AShAK, ka theksuar se teksti i botuar në faqen zyrtare të AShAK-ut është tekst i Mehmet Krajës, kryetar i AShAK-ut, dhe i paautorizuar për publikim.

“1. Seksioni i Shkencave Shoqërore distancohet nga Dokumenti i publikuar në faqen zyrtare elektronike të AShAK dhe sqaron se ai është tekst i Kryetarit të Akademisë, z. Mehmet Kraja, i paautorizuar për publikim. Seksioni, që në fillim e ka kundërshtuar publikimin e këtij teksti joshkencor në emër të Akademisë, që shihet nga Procesverbali i mbledhjes së 26 janarit 2022!”, thuhet aty.

Madje në deklaratën e tyre, ky Sesion ka kritikuar Krajën për sjellje imponuese dhe arbitrare.

“Seksioni i Shkencave Shoqërore ka kohë që ia ka tërhequr vërejtjen Kryetarit të ASHAK-ut z. Mehmet Kraja për sjelljet imponuese e arbitrare, e që po e lëndojnë rëndë dinjitetin e institucionit në krye të të cilit është. Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, të hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjellë përçarje me pasoja të rënda për vet Akademinë”, thuhet tutje.

Tutje, në komunikatë thuhet se AShAK-u ka kërkuar reflektim nga ana e Krajës për dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë. E në rast të mungesës së refletimit, ata kanë paralajmëruar veprime tjera statutore.

“Për shkak të papërgjegjësisë dhe veprimeve imponuese dhe arbitrare, Seksioni i Shkencave Shoqërore kërkon nga z. Kraja reflektim institucional dhe moral për dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë. Nëse z. Kraja nuk reflekton karshi përgjegjësisë institucionale dhe morale, Seksioni i Shkencave Shoqërore do të iniciojë veprime të tjera statutore”, përfundon komunikata e AShAK-ut.