Porti i ri në Porto-Romano,faza e parë 390 mln euro, tenderi hapet në janar 2023

E premte, 26 Prill, 2024

Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano do të kërkojë financime të konsiderueshme për zbatimin e plotë të tij dhe vetëm në fazën e parë 390 milionë euro pa TVSH. Të paktën 46% e financimit do të sigurohet nga qeveria dhe 54% nga sektori privat.

Në prezantimin e projektit nga përfaqësuesi i kompanisë Royal Haskoning DHV u tha se ky investim është i konsiderueshëm dhe normalisht duhet të jetë qeveria që të mbajë një pjesë të mirë të peshës së tij. Ndërkohë sipas një kontrate ndërto dhe financo edhe operatorët e sektorit privat do të duhet të sigurojnë një shumë jo të vogël.

Modeli i një PPP-je në ndërtim duket se do të shtrihet edhe në këtë projekt ndërkohë që edhe operimi do të përfshijë sektorin privat me kontrata specifike një model që e ka aktualisht edhe Porti i Durrësit.

“Projekti është i realizueshëm dhe i qëndrueshëm. Ka një shpenzim fillestar mjaft të madh. Nuk mund të parashikoni që sektori privat mund ta paguajë këtë shpenzim fillestar sepse nuk është e rikuperueshme përmes operacioneve të sektorit privat.

Është qeveria që duhet të hyjë në lojë dhe kjo është një prirje e gjerë dhe një shembull klasik. Është shumë rëndësishme sepse ky investim bëhet për më shumë se një gjeneratë. Ku hyn sektori privat? Sektori privat hyn në lojë kur bëhet fjalë për veprimet operative, lehtësuesi është qeveria, sektori privat merret me operacionet dhe ky është modeli që kemi parashikuar për Porto Romano. Pronari, Autoriteti Portual Durrës që do të lejojë pastaj sektorin privat të bëjë pjesën e vet.

Portet zhvillohen me faza. Faza e parë 390 milionë euro pa TVSH dhe përfshin terminalin e kontejnerëve, punën për drenazhimin, infrastrukturën mbështetëse. Qeveria shqiptare në formë granti dhe APD do të jenë mbështetëset kryesore në këtë fazë”, tha ai.

Ndërkohë sipas raportit që po prezantonte përfaqësuesi i kompanisë konsulente me një kontratë ndërto dhe financo do të jetë operatori që do të fitojë garën që do të ofrojë 300 milionë euro për projektin.

Ndërlidhja e projektit me infrastrukturën

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë hapjes së prezantimit tha se projekti është produkt i një pune dyvjeçare ku kemi kryer projekt fizibiltietin, atë ekonomik dhe teknik vlerësimin e impaktit mjedisor që ka qenë një nga paketat më të rëndësishme të gjithë punës së bërë.

“Përmes dy investimeve madhore nga njëra anë Porti Tregtar i Durrësit i Porto Romanos dhe nga ana tjetër Ballina Ujore apo Marina Yacht e Durrësit po ndërtojmë një kompleks portual Durrës-Porto Romano tërësisht të modernizuar ku të gjithë terminalet dhe infrastruktura detare janë në pronësi shtetërore dhe ku një autoritet shtetëror, APD, do të mbikëqyrë të gjitha aktivitetit e operatorëve dhe koncesionarëve.

Projekti që do të prezantojmë sot vjen në trajtën e hulumtimeve gjeologjike dhe hidrografike dhe projeksioneve ekonomike për vendin dhe rajonin për vitin 2050 dhe është një projekt strategjik që mbulon nevojat për kapacitete detare të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës por edhe vendeve të tjera që do të kenë dëshire të operojnë përmes këtij porti për 4 dekadat ardhshme.

Nuk bëhet fjalë për një kopje më të madhe të portit të Durrësit. Synojmë një investim me faza totalisht të ri modern i cili do ti përgjigjet kërkesave të 4 dekadave të ardhshme, si dhe një teknologji që nuk është aplikuar deri më tani në portet e rajonit.

Një vëmendje e posaçme i është kushtuar ndërlidhjes rrugore dhe asaj hekurudhore. Me një hekurudhë të brendshme e cila lidh gjithë terminalet dhe me 8 kilometra hekurudhë që e lidh Portin e Durrësit në Porto Romano me hekurudhën Tiranë-Durrës duke i dhënë akses si për linjat që do të ndërtohen në Veri ashtu edhe në Juglindje.

46 për qind e vlerës së këtij projekti do ë mundësohet nga qeveria shqiptare dhe 54 për qind financim që do të sigurohet si financim nga kompania ndërtuese pasi këtë opsion kemi zgjedhur nga kompania e konsulencës. Ne do të jemi të gatshëm të publikojmë garën ndërkombëtare për të gjitha kompanitë në fund të janarit ndërkohë që procesi do të mbyllet në korrik 2023”, tha Balluku./ Monitor/