Dhimitër Mborja, shqiptari që i shiti studion Walt Disneyt

E diel, 19 Maj, 2024

Historia magjepsëse e fotografit shqiptar që “rrëmbeu” princeshën japonese ishte një legjendë që qarkullonte në Shqipërinë e mbyllur komuniste. Por historia e plotë e Gjergj Dhimitër Mborjes do të merrej vesh shumë kohë më vonë.

I lindur në fshatin Mborje të Korçës në vitin 1903, në moshën 17 vjeçare ai udhëton për në Amerikë për të ndjekur Shkollën e Arteve në Detroit, në një kolegj të artit fotografik. Pas kryerjes së kolegjit, Mborja shkon në Hollivud, ku fillon punën si regjisor i filmave vizatimor. Mendohet se filmi i tij i parë vizatimor në vitet ‘20 të shekullit të kaluar është seriali “Cubby the Bear”. Më vonë ai punon edhe shumë filma të tjera, deri tek figurat plastike të dinosaurëve në filmin “Lost World”. Më vonë studion e tij ia shet Uollt Diozneit (Walt Disney) të famshëm. Pas kësaj, ai hap një studio fotografishë dhe punon edhe ne dekorimin e filmave të ndryshëm. Mbroja, i cili njihet edhe me nofkën Bratko, bashkëpunon me artist të ndryshem si të artit skenik ashtu edhe të filmit, ndërsa punon edhe si drejtues i shfaqjeve nëpër anije të mëdha e me destinim udhëtimet e gjata. Më vonë Dhimitër Mborja, studion ne kolegjin e luftës në Uashington dhe futet në rradhet e ushtrisë amerikane si fotograf.

Kjo punë e solli atë prapë në Evropë, ku përpiloi një koleksion fotografik për kushtet e jetës së pasluftës në Ballkan. Më vonë ai u largua nga UNRRA për të punuar si nëpunës civil në Komandën e Azisë Lindore të Ushtrisë Amerikane në kohën e gjeneralit Douglas MacArthur, ku drejtoi laboratorin fotografik me ngjyra. Ai e vazhdoi këtë punë deri më 1956, duke udhëtuar nëpër Azi e duke fotografuar gjeneralë, burra shteti dhe njerëz të zakonshëm. Puna e tij për Perandorin japonez Hirohito, për të cilin ai fotografonte si takimet personale intime ashtu dhe projekte në shkallë të mëdha ambientesh, i dha atij një mundësi të hynte kudo në vendet e famshme e të veçuara të familjes mbretërore. Gjatë kësaj kohe në Azi ai ushqeu një pasion për të koleksionuar artin që e kishte origjinën në tregun me çmim të lirë të Hollivudit dhe të shtëpive në ankand të Evropës së pasluftës. Shija e tij fillestare për artin japonez me kalimin e kohës u zgjerua duke përfshirë një vlerësim për traditat e Tajlandës, Koresë dhe Indonezisë. Kjo shije jepet krejtësisht në Muze.

Në Muze ka rreth 500 relikte nga Kina, Tibeti, Rusia, Japonia, Koreja dhe disa nga Evropa dhe Amerika. Ka gjithashtu edhe tekstile, qilima dhe skulptura budiste.

Fotografoi edhe shumë presidentë amerikanë si Trumanin, Ajzenhauerin e Kenedin. Vdiq në vitin 1990, në banesën e tij në Bethesda të shtetit Merilend të SHBA-së, me një amanet që, siç thamë lart, t’i çonin hirin në vendlindje dhe të ndërtonin atje një muze, amanete që u bënë realitet. Opusi krijues i Mborjes ruhet në qendrën muzeale “Douglas MacArthur” në Norfolk, ku janë grumbulluar rreth 45 mijë foto e diapozitiva të punuar nga ai, një pjesë e tyre janë kur ai ka punuar në Hollivud.

Në vitet e fundit të jetës, Gjergj Dhimitër Mborja merr vendimin e tij, të shënonte në testament: Mbas vdekjes hiri i trupit të tij të kthehet në qytetin e lindjes, në Korçë, dhe koleksioni i tij të vendoset po në Korçë, në një muze të ndërtuar me kursimet e tij për t’i shërbyer më mirë të ardhmes së qytetit.

Muzeu Oriental “Bratko” u hap në vitin 2003. Drejtorja e këtij muzeu, Jonilda Trebicka, tregon se ka 500 objekte të ekspozuara që vijnë nga Azia, Persia dhe Irani, koleksione personale të Dhimitër Mborjes. Pasi shkoi në Amerikë, në integrimin e tij, Mborja fillimisht ishte i interesuar për tregjet e lira të Hollivudit, që i përkisnin edhe antikitetit. Atje ishte fillesa ku ka blerë edhe objekte në ankandet që bëheshin në Evropë, sidomos të shtëpive.