121 vite pa poetin arbëresh Zef Serembe

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

121 vite pa poetin arbëresh Zef Serembe

Sot shënohen 121 vite nga ndarja nga jeta e poetit Zef Serembe në Brazil. Serembe ra në dashuri në moshë të re me një bashkëfshatare të tij, e cila më vonë u shpërngul me familjen në Brazil dhe vdiq pak kohë pasi kishte arritur aty. I pushtuar nga kjo humbje poeti arbëresh mori detin për në Brazil në vitin 1874 në kërkim të një jete të re si dhe me mendimin të gjente të paktën atje varrin e saj.

Me ndihmën e një letre-porosi nga princesha rumune  me origjinë shqiptare Dora d`Istria, ai u prit në oborrin perandorak të Dom Pedro II. Por atje mori veç zhgënjim dhe u kthye në Evropë, i zhgënjyer e i pikëlluar nga jeta e oborrit. Me kthimin e tij më 1875 atij iu vodhën te gjitha paratë që kishte. Iu desh të kthehej në këmbë nga Franca për në Itali dhe thuhet se gjatë rrugës humbi shumë dorëshkrime.

Në Livorno, arbëreshi  Dhimitër Kamarda e pajisi me një biletë treni për pjesën e mbetur të rrugës për në Kozencë. Në vitin 1866 shkoi te arbëreshët në Sicili, duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin. Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar.

Shkroi shumë poezi dhe disa prej  vjershave qarkulluan si poezi popullore. Në vitin 1893 udhëtoi për në Amerikë, ku jetoi për dy vite. Një vëllim i vargjeve të tij në italisht u botuan në vitin 1895 në Nju Jork. Në vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria për në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u përpoq të rifillonte një jetë të re në Buenos Aires Argjentinë. Në vitet që pasuan u sëmur dhe vdiq më 3 dhjetor të vitit 1901 në Shën Pali, të  Brazilit.

Vjershat e Serembes kanë karakter të trishtë e melankolik, por shpesh janë patriotike e idealistike në frymëzim. Njohës të letërsisë e radhisin midis poetëve më të mirë lirikë që letërsia shqipe ka pasur ndonjëherë, të paktën para kohëve moderne. Ai qe një poet i ndjenjave, idealeve, vetmisë e zhgënjimit.

“Vrull

Zogj të bukur këndojnë me hare,

 Po zëmra do më plasë mua në gji.

 I helmuar e shkoj jetën te ky dhe:

 Mërzitem në katund, në vetëmi.

Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti,

 Që zgjon te trutë e mi mendime shumë,

 Zëmra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit,

 Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë.

 Arbria matanë detit, na kujton

 Se ne të huaj jemi te ky dhe!

 Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron

 Që ne turku na la pa Mëmëdhe…

 Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon,

 Por fryn era dhe akulli me zë,

 Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron:

 Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e fle.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 