Monografia “Aktivitete letrare në Austri“, dokument me vlera

E premte, 26 Prill, 2024

Publicisti Hazir Mehmeti, vjen me librin e ri monografik me rëndësi në letrat shqipe në Austri e më gjerë.

Busulla e jetës na ka mësuar të shkojmë në horizontin e një jete më të mirë që gjithsesi na bën të patjetërsueshëm, në dinjitetin, kauzën, traditën dhe kulturën tonë shqiptare

Askush nga ne nuk mund të jetë shpirtërisht jashtë trojeve tona. Por ne çdo ditë jetojmë me atdheun, sepse asnjeri nuk mund të jetojë pa atdhe! Qenia njerëzore kudo që shkon e mban me vete në kurriz dheun e tokës së tij. Vendlindja është monumenti i jetës. Ajo nuk mund të tjetërsohet. Mbetet identiteti i çdo njeriu në botë. Kudo qofshim në mërgim, ne zgjohemi me një ndjenjë të papërsëritshme në një vend të huaj, gjithandej globit. Shoqëritë bashkëkohore janë mikpritësit tanë. Busulla e jetës na ka mësuar të shkojmë në horizontin e një jete më të mirë që gjithsesi na bën të patjetërsueshëm, në dinjitetin, kauzën, traditën dhe kulturën tonë shqiptare. Përkushtimi ndaj veprimtarisë jashtë trojeve kombëtare të shqiptarëve në Austri e ka shtyrë publicistin dhe krijuesin Hazir Mehmeti, të na sjellë Monografinë “Aktivitete letrare në Austri”, mbi jetën, angazhimin e krijuesve shqiptarë, traditën, kulturën dhe integrimin evropian në Austri, me rastin e 10-vjetorit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”.
Duke qenë një atdhetar i devotshëm ai i është përkushtuar kësaj vepre gjithëpërfshirëse të historisë së kulturës shqiptare dhe veprave letrare, në shërbim të krenarisë kombëtare të mërgimtarëve. Austria ka qenë dhe mbetet një vend që e ka mbrojtur çështjen shqiptare, dinjitetin e kombit të lashtë në Ballkanin perëndimor që ka adhuruar paqen dhe lirinë. Mbrojtja nga copëtimi i trojeve tona ka qenë një vepër dhe potencial historik për ëndrrat e të parëve tanë dhe ne i jemi mirënjohës Austrisë.

Krenaria e luftëtarëve shqiptarë është në fondin e kujtesës austriake. Monografia vjen si një kontribut që paraqet shumë veprimtari të ndryshme. Qysh në kapitullin e parë janë shpalosur shumë artikuj të shkruar, takime dhe promovime të veprave letrare-aristike, ekspozita, aktivitete me krijuesit autriakë dhe të kombësive të tjera që variojnë në kohë dhe hapësirë nga Vjena por edhe në mërgatën shqiptare nëpër botë. Gjithashtu krenaria për gjuhën shqipe dhe integrimin e shqiptarëve bënë që të zhvillohej mësimi i gjuhës shqipe nëpër shkolla. Rëndësia e fjalës së shkruar shqipe ka një rëndësi sipërore veçmas për fëmijët shqiptarë.   Në kapitullin e II themelimi i shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” në Maj 2011 ishte një hop i madh cilësor. Nëpërmjet botimeve të librave, organizimeve e përurimeve letrare dhe kulturore ajo u bë një zë i fuqishëm që krijimtaria letrare dhe publikimi i tyre të mundësonin leximin e veprave letrare nga shqiptarët e rinj të lindur në Austri, por edhe të përkthehej në gjuhë të ndryshme. Fillimisht në gjermanisht u botua vepra “Illyricum” 1 dhe “Illyricum” 2 . Po ashtu krijimet e autorëve shqiptarë u botuan në antologji të ndryshme në gjuhën gjermane. Vlerësimi i opinionit letrar e kritik në Austri ishte i pari që përkrahu botimet e krijuesve shqiptarë nga të gjitha trojet dhe e publikoi këtë letërsi në vazhdim të krijuesëve shqiptarë që kishin studiuar në Vjenë, Grac ku në veçanti bie në sy revista e studentëve shqiptarë në Austri, “Dialëria”, dhe poetë të njohur si Lasgush Poradeci, Kolë Mirdita etj. Vargjet e tyre i bënin dritë në jetë të jetëve mëmëdheut dhe dashurisë për kombin shqiptar që e kishin Austrinë atdheun e tyre të dytë. Po ashtu bie në sy Norbert Jokl-i i cili studioi në Vjenë shkencat gjuhësore. Me studimet e hulumtimet e tij mbi gjuhën shqipe konsiderohet si themelues i Albanologjisë. Ai vizitoi edhe Shqipërinë. Veprat e tij shkencore për gjuhën shqipe janë një vlerë me shumë rëndësi. Norbert Jokl-i mbrojti me këmbëngulje autoktoninë e shqiptarëve.

Në kapitullin e III vazhdon përvoja e manifestimeve dhe Orëve letrare që zhvillohen nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” ku angazhohen figura të reja krijuese, si Driton Smakaj, Ervina Toptani, Kimete Zahiti Tërnava që sollën vepra të reja letrare të mirëpritura nga lexuesi shqiptar dhe austriak duke e pasuruar letërsinë shqipe. Krijuesit shqiptarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” vijuan ëndrrën për atdheun dhe vetëdijësimin ndaj tij me vepra jetësore nga realiteti i vendlindjes, me tematika të reja ku spikati heroi shqiptar, historia e tij, kujtimet e tij e shkuara në gjuhën amtare. Një shembull i tillë u ndoq edhe nga autorët që botuan veprat e tyre në shqip dhe në gjuhë të huaja, si Anton Marku, Hazir Mehmeti, Besim Xhelili, Angjelina Marku, albanologu i njohur Kurt Gostentschnigg, poeti Peter Paul Wipplinger që përkrahu krijuesit shqiptarë dhe nxorri në pah vlerat e veprave ideo-artistike të tyre. Organizatorë dhe drejtues si Dr.Vlora Mehmeti e Dr. Mirela Shira, Kaltrina Durmishi dhe intelektualë të tjerë të mirëfilltë dhanë kontributin e tyre të vyer, duke përfaqësuar me dinjitet projekte me nivel të lartë dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme për artin e komunitetin shqiptar, duke ndriçuar kulturën e historinë shqiptare në Austri. Me përkrahjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës në Austri janë promovuar vepra letrare nga krijues të ndryshëm të cilët kanë dëgjuar mendimin e lexuesëve mbi artin dhe kulturën shqiptare. Monografia është një domethënie serioze, e plotësuar me fotografi dhe informim të saktë, shembull i mirëfilltë i një populli të lashtë me kulturë të hershme evropiane dhe mbamendje për të ardhmen. 10 vjet kanë qenë një angazhim serioz letraro-artistk për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, ku prezantohet vazhdimësia e letërsisë shqipe. Kjo monografi është respekt për autorin që e ka shkruar Hazir Mehmeti duke na përcjellë mesazhe për kulturën shqiptare, mbrujtur me kujtime, sakrifica dhe shpresa për integrimin.

Nga Violeta Allmuça Shkrimtare

Fjala ime rreth librit të promovuar pak javën e kaluar në Vjenë.