Vend i sigurtë në Evropë: Shqipëria shpëtoi hebrenj gjatë Luftës II Botërore

E martë, 7 Maj, 2024

Ditë e veçantë sot në Romë, në Universitetin Roma Tre, ku u paraqit qëndrimi i popullit shqiptar ndaj hebrenjve, gjatë Luftës II Botërore. Popull “i drejtë ndër kombe”, siç përmendet në Muzeumin izraelit Yad Vashem, ai shqiptar nuk i dorëzoi hebrenjtë tek nazifashistët italianë e gjermanë, por i mbrojti dhe i fshehu, madje, edhe në nivelin institucional. Në takimin e organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Itali dhe nga Fondacioni Muzeu i Shoahut, prezantuar nga futbollisti i njohur Lorik Cana, që me Fondacionin e tij u impenjua aktivisht për vënien në jetë të kësaj veprimtarie, studiues dhe përfaqësues institucionalë vunë në dukje se numri i hebrenjve në Shqipëri, në fund të Luftës, ishte më i madh se në fillim të saj.

Në fokus historia e pranisë dhe bashkëjetesës ndërshekullore të hebrenjve me shqiptarët, në funksion të ngritjes së Muzeut të Kulturës Hebraike në Vlorë.
Përshëndetjet e rastit nga: znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës; prof. Massimiliano Fiorucci, Rektor i Universitetit “Roma Tre”; prof. Mario Venezia, President i “Fondazione Museo della Shoah”; dr. Daniele Fiorentino e departamentit të shkencave politike në “Roma Tre”; znj. Anila Bitri, Ambasadore e Shqipërisë në Itali.
Prof. Federico Goddi referoi për temën “Gli ebrei nei Balcani occupati dal nazifascismo: la peculiarità del caso albanese”; prof. Alberto Basciani kumtoi për temën “L’inizio di tutto. L’Albania nell’impero fascista”
Në pjesën shkencore të veprimtarisë akad. Shaban Sinani dhe prof. Blerina Suta paraqitën referatin “La presenza storico-culturale e la convivenza degli ebrei con gli albanesi”; Dr. Alketa Kurrizo (AAF) paraqiti temën “The Albanian Jewish Museum project & Foundation”; prof. Assaf Kimmel foli për temën “The Albanian Jewish Museum project design” ndërsa prof. Barbara Kirshhenblatt-Gimblett referoi për “The Albanian Jewish Museum conceptual framework”.
Në kumtesën për praninë historike-kulturore hebraike ndër shqiptarët përgjatë mijëvjeçarëve studiuesit Shaban Sinani e Blerina Suta iu referuan dëshmive burimore, arkeologjike, antropologjike, arkivore, etnokulturore, toponomastike e gjuhësore të identifikuara në hapësirën historike protoshqiptare e shqiptare duke filluar nga shek. I.
Studiuesit theksuan se ardhjet më të mëdha të hebrenjve në Shqipëri kanë qenë në kohë rreziku dhe se përgjithësisht në Shqipëri kanë migruar hebrenjtë më të varfër.
Hebrenjtë e kryehershëm, rreth tri mijë skllevër, që dërgoheshin në Romë për punët e perandorisë, duke përfituar nga një furtunë detare, arritën të rrëmbejnë anijet dhe të kthehen në anën ilirike të Adriatikut, ku u vendosën në formën e ngulimeve të qendrueshme dhe lanë gjurmë edhe në toponomastikën historike të ruajtur deri sot, pas dy mijë vjetësh: Phoinike/Finiq, Palasë/Paleste, Orichum / Gericho, Galile etj.
Sinagoga e Onchiesmos (Sarandë), e ndërtuar në shek. V, është nga më të vjetrat në Ballkan dhe rast i rrallë në histori, sepse gjendet në të njëjtën ndërtesë me bazilikën e krishterë.
Toponimia hebreje gjendet edhe më në veri, kryesisht përgjatë faqes bregdetare: Cudhin e Xhudhin në Krujë, Gallatë (Galatea) pak më në veri. Edhe emri i kështjellës Rozafa në Shkodër, sipas legjendës një bashkim emrash i dy themeluesve motër e vëlla, Roza dhe Fa, gjen shpjegim me emrin e vendlindjes Resafa (“ata erdhën nga Resafa”) të dy misionarëve Sergji e Baku, të cilët ndërtuan në fund të mijëvjeçarit të parë manastirin historik të Shirgjit aty përballë saj.
Në antropokulturë veçohet ekzistenca e kultit të së shtunës (shabbat), në betimin “për atë të shtunë” e “për atë të shtunë e shtatëqind vjet; në kultin e “bukëve katrore të xhudhive të mirë”; në mbijetojat e sistemit të numërimit me bazë katrën (një turrë, dy turrë, tri turrë) dhe në kultin e të dyzetave në ritet e lindjes (amësisë, lehonisë) dhe të vdekjes. Ngjashmëri ka midis Talmud-it dhe Kanunit, duke përfshirë zotimin sakral për shpëtimin e jetës: “kush shpëton një jetë ka shpëtuar Njerëzimin” në Talmud dhe “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe shtegtarit (përderësit, të rrezikuarit, qoftë dhe hasmit). Prania e simboleve hebraike, që prej Menorah-së në sinagogën e Onchesmios, e frutave të shenjtë për të kremtet hebreje (shegë, qitro); e Yllit të Davidit në të gjitha format e zbukurimores tradicionale – në porta e portikë, në tavane e dysheme, në djepe e veshje nusesh, në stela e gurë varresh të hershëm; bartja e gurëve të dekoruar nga shtëpitë e vjetra në të reja; dëshmohet jo vetëm në bregdet, por edhe në hinterland (që nga Kolonja deri në Istog të Kosovës).
Ardhja e dytë masive e hebrenjve i takon periudhës pas shpërthimit të inkuizicionit në Spanjë e Portugali (1492), që i dha fund “golden age” të bashkëjetesës së tyre me vendësit. Në atë periudhë në Vlorë kishte sa shqiptarë aq dhe hebrenj “sefardë”, “safardë” (“Sefard” në hebr. quhet Spanja). Sipas B. Hrabak e A. Ducellier sefardët madje ishin popullatë shumicë në Vlorë. Bashkë me ta erdhi në Shqipëri edhe një prej dorëshkrimeve më të lashta të Torah-ut hebre, e njohur si “Safar Torah”, që fatkeqësisht u dëmtua apo u grabit nga Vlora, ku ruhej, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas hebrenjve të kryehershëm dhe atyre sefardë në Shqipëri erdhën tri mijë hebrenj të tjerë, kësaj here nga Lindja,të quajtur “sabbatazevistë”, sipas emrit të prijësit të tyre Sabbata Zevi. Pas dështimit të kryengritjes në vitin 1666 sulltani-perandor i dënoi me vdekje. Falë dinastëve me origjinë shqiptare Köprülü (Qyprillinj), reformatorë e grandvezirë, ata u larguan në “skajin më të largët të sulltanatit”, ku nuk paraqitnin rrezik, dhe u vendosën në Berat dhe fshatrat përreth (Bilçë). Në hapësirën historike shqiptare gjenden tre varre të Sabbata Zevit, me siguri cenotafikë: në Ulqin, në Bilçë e në Bregdet (varre në formë sirtari, me pllakë monolit, monumentalë apo në formë faltorje).
Në fund të Mesjetës në Shqipëri kishte hebrenj të kryehshëm, hebrenj sefardë, hebrenj romaniotë (të ardhur nga Rumelia, para së gjithash Greqia), hebrenj sabbatazevistë dhe maranos (maranë, edhe këta ardhur nga Perëndimi. Hebrenjtë ashkënazë erdhën para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të gjitha grupimet e hebrenjve kanë bashkëjetuar në Shqipëri. Nuk u shtuan numerikisht sepse pjesa më e madhe, me kalimin e rrezikut, migruan në vendet ku kishin jetuar më parë dhe kishin lënë ndonjë pasuri. Shumë prej tyre u ungjillizuan dhe u albanizuan. Një pjesë zgjodhën urdhrin “dönme” të bektashinjve.
Në vitin 1932, në prag të shpalljes së doktrinës “final solution”, hebrenjtë fituan me ligj barazinë si bashkësi me komunitetet tradicionale vendëse. Në shtator të vitit 1942, kur ambasadori Neubacher i Hitlerit vuri tri kushte që Rwich-u të mos i shpallte luftë Shqipërisë: dorëzimin e rezervave të arit bankar, dorëzimin e dy kodikëve të Beratit dhe dorëzimin e listave të hebrenjve, bashkëbiseduesit vendës refuzuan kategorikisht të jepnin listat: 3752 hebrenj ashkënazë u pranuan e u shpëtuan.