35 vite pa Lasgush Poradecin, poeti që shprehu shpirtin e njeriut përmes poezisë

E martë, 19 Mars, 2024

Lasgush Poradeci shkroi vargje që depërtuan thellë në shpirtin e shqiptarëve dhe la gjurmë të forta, aq sa njerëzit nisën ta quajnë qytetin ku lindi “Pogradeci i Lasgushit”.

Llazar Gusho, i njohur nga të gjithë si Lasgush Poradeci e pati kulmin e krijimtarisë në mesin e viteve ‘30, të shekullit të shkuar, duke firmosur poezi nga ato që shkruhen vetëm njëherë.

Poeti i madh u nda nga jeta 35 vite më parë, më 12 nëntor 1987. Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos, i cili si arsimdashës që ishte pas mësimeve fillore në vendlindje, e dërgoi në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga viti 1909 deri më 1916. Më pas e nisi në Athinë, ku u regjistrua në liceun e Etërve Maristë e qëndroi deri më 1920.

Më 1921 u regjistrua në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht. Atje u lind me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare dhe u miqësua me Mitrush Kutelin dhe me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin e tij letrar. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe “Shqipëri e re”, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek “Dielli” i Bostonit.

Më 1924 qeveria e Nolit i dha bursë dhe ai u regjistrua në Universitetin e Gracit “Karol Francik” në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. Në maj të viti 1933 doktoroi me temën “Der verkannte Eminescu und seine volkstümlich-heimatliche Ideologie” (I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Një vit më vonë u kthye në Tiranë, ku dha mësim arte në një shkollë të mesme.

Pas pushtimit italian, u bë anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Më 1944-1947, ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974. Zuri miqësi me shkrimtarin Ismail Kadare, i cili e çmonte si poet dhe iu gjet pranë në çastet më të vështira atij dhe vajzave.

Vdiq në Tiranë më 12 nëntor 1987 dhe u varros në Pogradec.

Shkroi herët, por poezitë i botoi nga fillimi i viteve ’20. Lasgushi nuk duronte t’i thonin as simbolist, as modernist me arsyetimin që poezia shpreh shpirtin e njeriut dhe është humaniste. Vepra e tij “Vallja e Yjeve”  u botuar më 1933. Pas luftës jetoi i tërhequr në vetminë e vet dhe krijoi edhe tri vepra të mëdha poetike: “Mbi ta”, “Kamadeve” dhe “Eskursioni teologjik i Sokratit”.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, u nderua me titullin “Nderi i Kombit”. dhe nga Pogradeci, qyteti i tij i lindjes me titullin “Qytetar nderi”.

Pallati i Kulturës në Pogradec, një shkollë dhe një rrugë në Tiranë mbajnë emrin “Lasgush Poradeci”.