QBD me mësuesit në Selanik rikonfirmon mbështetjen me tekste dhe trajnime

E premte, 17 Maj, 2024

Qendra e Botimeve për Diasporën, mori pjesë në seminarin njëditor të mësimit plotësues të gjuhës shqipe mbajtur këtë funndjave në Selanik me tematikë “Informimi i ndërsjellë, shkëmbimi i përvojave në shërbim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies” . Seminari u organizua nga shoqata shqiptare “Progresi-Proodos ” në Selanik të Greqisë dhe Lidhjes së Shoqatave Shqiptare “Iliria” në Malmo të Suedisë, dhe u mbajt në Selanik të Greqisë.

Një seminar ky, i nivelit të lartë shkencor me kumtesa të mbajtura nga mësuesit e gjuhës shqipe në Greqi, Suedi, Kosovë e Shqipëri.

Seminari u përshëndet nga drejtuesit lokalë të Selanikut, drejtues të lartë të MASHT-it dhe MPJD-së të Kosovës, si dhe nga Konsulli i Përgjithshëm shqiptar atje, z. Arqile Sota.

Drejtoresha e Qendrës, znj. Mimoza Hysa, në fjalën e saj theksoi bashkëpunimin e ngushtë me mësuesit e Diasporës, si dhe prezantoi projektet e parashikuara në të ardhmen në ndihmë të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë, ndër të cilat më kryesoret janë: vijimi i punës së Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për tekstin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli i dytë dhe i tretë; vijimi i trajnimeve të mësuesve të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë; nisja e punës për krijimin e një platforme digjitale për mësimin e gjuhës shqipe në bashkëpunim me Kosovën.

Ndër të tjera Qendra e Botimeve për Diasporën dhuroi 100 tekste shqip-greqisht të platformës dygjuhëshe, për mësuesit dhe fëmijët e pranishëm në seminar.