Dy muzikantet Dina Buçiq dhe Melita Ivkovici kanë realizuar pak kohë më parë projektin etnomuzikologjik “Bërbili”, nëpërmjet të cilit kanë ripërpunuar një ndër dhjetë këngët pothuajse të harruara të arbëreshëve që migruan nga Liqeni i Skadarit në zonën e Zadarit në fillim të shekullit të XVIII.
Dina dhe Melita kanë arritur të ruajnë të vjetrën dhe në të njëjtën kohë të krijonin diçka unike, duke bashkëpunuar me artistë me përvojë dhe ndjeshmëri të përbashkët muzikore, si Miroslav Tadić, Miroslav Tadić dhe Yvette Holzwarth.
“Bërbili” u regjistrua në vitin 2018 në ishullin Zlarin në bashkëpunim me inxhinierin e tingullit Marin Fulgosi. Audio është përzier nga Jan-Eric Persson, një nga ekspertët kryesorë të tingullit në Europë, dhe u botua nga Nota BENE, Kroaci, në vitin 2020.
Lexo edhe: “Bërbili”, kënga e harruar e arbëreshëve të Kroacisë