Gjermani/ Arbërshët e Kroacisë pushtojnë skenën e Kölnit

E premte, 26 Prill, 2024

Një projekt interesant i realizuar nga Dina Busic dhe Melita Ivkovic me emrin “Bërbili” ka pushtuar mbrëmjen e djeshme skenën muzikore të Kölnit në Gjermani.

Dy muzikantet Dina Buçiq dhe Melita Ivkovici kanë sjellë për publikun projektin etnomuzikologjik të realizuar pak kohë më parë “Bërbili”, nëpërmjet të cilit kanë ripërpunuar disa nga këngët pothuajse të harruara të arbëreshëve që migruan në zonën e Zadarit në fillim të shekullit të XVIII.

Repertori i këngëve të vjetra të kënduara nga gjyshja e saj, e shtynë atë të studioj më thellë muzikën e paraardhësve të saj. Kureshtja por edhe këmbëngulja ishin të mëdha dhe së bashku me kolegen, muzikanten Melita Ivkovic, por edhe me kolegë tjerë si dhe disa gjuhëtarë e historianë, u zhytën në botën e muzikës dhe gjuhës arbëreshe për të kurorëzuar punën e tyre me një përmbledhje këngësh, të cilat këndoheshin nga disa gjenerata.

Lexo edhe: “Bërbili”, kënga e harruar e arbëreshëve të Kroacisë 

Dhe ky rrugëtim i këngëve arbëreshe ka ndaluar në Gjermani. Shoqata URACult nga Kölni e cila prej shtatë vitesh është aktive si urë kulturore ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore dhe Gjermanisë, ka  mundësuar mbrëmjen e djeshme një koncert të duos “Dina e Mel“.

“Jemi të lumtur që për herë të parë të kemi artistë nga Kroacia në skenën tonë të cilët do të na prezantojnë një pjesë të vlefshme të trashëgimisë kulturore të këtij regjioni“, është shprehur me herët kryetari i Uracult Ali Salihu i cili shpjegoi se ky projekt u finalizuar në sajë të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me shoqata tjera kulturore në Köln.

Në qytetin e Kölnit i cili njihet për diversitetin e madh kulturor, në të njëjtën mbrëmje, së bashku me “Dinae Mel“ u paraqit edhe grupi “Compas a tres“ si bashkëpunim i URACult-it me organizatën Byeond The Roots.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 