Akademia e Studimeve Albanologjike master dhe doktoraturë për Ballkanologji

E diel, 19 Maj, 2024

Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, prof. dr. Luan Përzhita priti në një takim pune zëvendësrektorin e Universitetit të Sofjes “St. Kliment Ohridski”, prof. Georgi Valchev dhe dekanen e Fakultetit të Sllavistikës, prof. Gergana Dacheva.

Ky takim do të përshpejtojë hapjen e një programi të ri studimesh universitare në nivel master fillimisht dhe doktoraturë më pas, për Ballkanologji (me lëndë që mbulojnë historinë, gjuhësinë, arkeologjinë, antropologjinë, kulturën e artin) me pedagogë të përbashkët nga të dy institucionet, por dhe nga universitete të tjera të Shqipërisë. Një strukturë e tillë do të ishte një institucion pionier për Shqipërinë.

“Për ne ky bashkëpunim ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kemi dëshmi monumentale që qytetërimi bullgar ka lënë përgjatë historisë. Por kemi edhe një komunitet shqiptar në Bullgari”, tha rektori Përzhita, i cili propozoi më shumë bashkëpunim, shkëmbime dhe interpretim, si edhe ekspedita të përbashkëta të profesorëve të dy institucioneve.

Zëvendësrektori Valchev tha se për Universitetin e Sofjes, ky është momenti i duhur, sepse përkon me reformën universitare që po kryhet në vend dhe “St. Kliment Ohridski” po gëzon mbështetje financiare për të përmirësuar e ndërkombëtarizuar kërkimin shkencor.

Pas takimit, të ftuarit nga Sofja bënë një vizitë në Muzeun Arkeologjik në mjediset e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Prillin e shkuar, rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, prof. dr. Luan Përzhita, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Institutin e Studimeve Ballkanike dhe qendrës për Trakologjinë, në Akademinë e Shkencave të Bullgarisë (the Institute of Balkan Studies & Centre for Tracology, Bulgarian Academy of Sciences, Sofia, Bulgaria).