Banka e Shqipërisë ka frenuar dukshëm rritjen e inflacionit

E shtunë, 20 Prill, 2024

Dje çeli punimet konferenca vjetore e Bankës së Shqipërisë “Rikthimi i inflacionit: Si mund ta përballojmë në kushtet e pasigurive të shtuara?”, e organizuar në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science – LSE), një ndër 10 universitetet më të mira në botë në fushat e studimeve sociale, ekonomike, politike, shoqërore e ndërkombëtare.

Sfida më e madhe për bankat qendrore kudo në botë është të frenojnë shtimin e inflacionit, pa shkaktuar renie ekonomike. Pesha e çmimeve jashtëzakonisht të larta ose rritja  e  shpejtë e  inflacionit (mesatares se çmimeve ne treg), po dëmton fuqinë blerëse dhe ka ulur konsumin.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, bankës sonë qendrore, Gent Sejko, theksoi në konferencë se identifikimi i reagimit të duhur ndaj goditjes nga inflacioni i lartë përbën një sfidë madhore për qeveritë, për bankat qendrore, për tregjet e ndërmjetësit financiarë, por edhe për bizneset dhe familjet.

Ndonëse inflacioni në Shqipëri paraqitet më i ulët, si në nivel rajonal dhe në atë europian në tërësi, duke pasqyruar ecurinë e fortë dhe të qëndrueshme të kursit të këmbimit të lekut me euron dhe çmimet e rregulluara të energjisë elektrike për familjet, baza e tij ka ardhur në zgjerim. Tashmë, pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflacioni mbi objektivin e Bankes se Shqiperise prej 3%. Po ashtu, artikujt e shportës me normë të lartë apo në rritje inflacioni nuk janë më vetëm mallra e shërbime me origjinë importi, por edhe produkte, të cilat pjesën më të madhe të vlerës së shtuar e gjenerojnë në vend.

Identifikimi i reagimit të duhur ndaj kësaj goditjeje përbën një sfidë madhore për qeveritë, për bankat qendrore, për tregjet e ndërmjetësit financiarë, por edhe për bizneset dhe familjet.

Banka e Shqipërisë e ka identifikuar nivelin e lartë të inflacionit si rrezikun primar për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit, për rritjen e mirëqenies shoqërore dhe për kohezionin social.

Prandaj dhe ka vepruar fort. Ka rritur katër herë normën bazë të interesit gjatë vitit 2022, duke e sjellë atë nga niveli minimal historik prej 0.5% në nivelin aktual prej 2.25%. Kjo ndërhyrje ishte një masë e domosdoshme për ruajtjen e ekuilibrave ekonomikë dhe financiarë të vendit. Ajo ka krijuar kushte më të përshtatshme monetare për respektimin e mandatit ligjor të Bankës së Shqipërisë, për të ruajtur qëndrueshmërinë e çmimeve dhe për kthimin e inflacionit në objektiv (nivele 2-4 përqind), brenda një horizonti kohor dyvjeçar.

Qëndrueshmëria e çmimeve(kontrolli i inflacionit) ka qenë dhe mbetet misioni kryesor i Bankës së Shqipërisë. Ruajtja  e  fuqisë  blerëse  të  monedhës  sonë  kombëtare,  garantimi  i  vlerës  së  kursimeve të familjeve shqiptare, mbështetja e stabilitetit financiar, dhe krijimi i kushteve sa më optimale të kreditimit për një periudhë afatgjatë kohore, janë shërbimi më i mirë që banka jonë qendrore dhe politika e saj monetare mund t’i japë ekonomisë shqiptare.

Nëpërmjet garantimit të stabilitetit të çmimeve, Banka e Shqipërisë jep një vlerë të shtuar të drejtpërdrejtë në ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë të vendit, në uljen e primeve të rrezikut, në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe në përmirësimin afatgjatë të mirëqënies së qytetarëve. Prandaj dhe objektivi kryesor i politikës monetare të bankës sonë qendrore është arritja dhe ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve.

Rritjet katër herë të normës së interesit nga ana e bankës sonë qëndrore synojnë të krijojnë kushtet e duhura monetare, që inflacioni të kthehet  në  objektiv,  brenda  një  horizonti  të  arsyeshëm  kohor  dhe  pa  cënuar  perspektivën e ritmeve pozitive të rritjes ekonomike për ekonominë tonë.

Reformat e vazhdueshme që Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë në fushën monetare dhe financiare kanë dhënë frytet e tyre. Më konkretisht, konsolidimi i sektorit bankar ka prodhuar një industri bankare më të shëndetshme dhe konkurruese.

Përmirësimi i mjedisit të huave ka gjeneruar një përqasje më pozitive nga bankat në kredidhënie, duke i shndërruar ato në mbështetëse të besueshme me fonde për bizneset dhe familjet shqiptare.

Rrjetet dhe mekanizmat e sigurisë financiare janë forcuar ndjeshëm, nëpërmjet: përmirësimit të koordinimit të institucioneve përgjegjëse, fuqizimit të rolit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe marrjes nga ana e Bankës së Shqipërisë të funksionit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme dhe krijimit të fondit special përkatës.

Mbikëqyrja dhe rregullimi i kujdesshëm i sektorit bankar kanë sjellë një administrim më të mirë të rrezikut, duke reduktuar vulnerabilitetet e tij ndaj goditjeve të papritura.Përmirësimi i infrastrukturës së pagesave dhe rritja e edukimit financiar kanë zgjeruar vëmendjen dhe pjesëmarrjen e publikut në sektorin financiar dhe atë bankar.

Guvernatori Sejko siguroi se qëndrimi i politikës monetare të bankës sonë qendrore do të vijojë të mbetet mbështetës dhe nxitë gjatë gjithë kohës të normalizimit të çmimeve në treg, që mund tërkojë të paktën dy vjet. Ky normalizim nënkupton një ulje të intensitetit të nxitësit monetar, por jo ndryshim të natyrës stimuluese politikës monetare. Rishikimi në vijmësi i qëndrimit të politikës monetare të bankës sonë qendrore synon të ofrojë një balancë më të mirë, për përballimin e rreziqeve në ekonomi.