Komunitetit Shqiptar i Selanikut vizitë në Muzeun e Luftërave Ballkanike

E premte, 3 Maj, 2024

Një përfaqësi e Komunitetit Shqiptar të Selanikut, më datën 23 tetor 2022, zhvilloi një vizitë me vlera historike në Muzeun e Luftërave Ballkanike dhe në memorialin e gjeneralit otoman me origjinë shqiptare “Hasan Tahsin Pashë Mesarea” dhe djalit të tij, piktorit të njohur Kenan Mesarea.

Përfaqësia e Komunitetit u prit nga drejtoresha e Kompleksit Muzeal znj. Katerina Sereti, e cila shoqëroi grupin tonë gjatë tre orëve të vizitës në pavionet e shumta të zyrave, fjetoreve, spitalit, laboratorit mjekësor, stallës etj., mes një kuvendimi interesant për luftën heroike të popullit grek në çlirimin e vendit nga pushtuesi 500-vjeçar otoman.

Emocionuese ishin homazhet në memorialin e ideuar dhe ndërtuar nga nipi i gjeneralit, Shahin Ini Mesarea ku prehen eshtrat e gjyshit dhe babait të tij, Kenan Mesarea.

Dr. Luan Zyka, kryetar i Komunitetit Shqiptar të Selanikut dhe drejtues të tjerë të Komitetit Drejtues vendosën trëndafila të kuq në memorialin e gjeneralit nga Mesarea e Përmetit.

Vendimtar ishte roli i komandantit të Armatës së 8-të otomane, Hasan Tahsin Pasha, me origjinë nga Mesarea e Përmetit i cili, duke parë moralin e ulët të ushtrisë otomane dhe humbjet e saj në të gjithë frontet, nuk pranoi të vazhdonte luftën, por e shpëtoi Selanikun dhe popullin e tij nga një katastrofë njerëzore dhe shkatërrimtare për qytetin.

Ato ditë Selanikun e pretendonin tre ushtri, ajo otomane, greke dhe bullgare.

Pikërisht, në vilën kryesore të kompleksit muzeal, u zhvilluan për dy ditë rresht bisedimet për kushtet e dorëzimit të qytetit midis princit grek Konstandinos dhe përfaqsuesve të komandantit të Armatës së 8-otomane, gjeneralit Hasan Tahsin Pashës, që mbulonte Selanikun me rrethinat e tij.

Të pranishëm në të gjithë bisedimet ishin edhe përfaqsues të Fuqivë të Mëdha dhe, siç duket, interesi i të cilëve ishtë që Selaniku mos të binte në duart e shteteve të ndikimit të Rusisë, por ti bashkohej shtetit Grek nën ndikimin e plotë të shteteve Europiane.

Në kapërcyell të mesnatës së 26 tetorit të vitit 1912, u firmos nga gjenerali otoman dhe princi grek kapitullimi i ushtrisë otomane me kushtet e dorëzimit të 26.000 ushtarëve otomanë, dhe vendimi që Selaniku do ti përkiste shtetit grek. Tekstin e marrëveshjes e përpiloi në frëngjisht, djali dhe adjutanti i gjeneralit, piktori i njohur Kenan Mesarea.

Në memorjen e  historisë janë gdhendur dy shprehjet epike të shqiptarit të urtë Hasan Tahsin Mesarea – “Selanikun do t’ua japim atyre prej të cilëve e morëm”. Dhe kur përfaqsuesit e Carit bullgar, forcat e të cilit kishin përparuar deri brenda Selanikut, i ofruan një çek marramendës djalit të gjeneralit për të firmosur bashkëzotërimin e Selanikut midis grekëve dhe bullgarëve, shqiptari i urtë dhe i besës u përgjigj –  “Ne luftuam kundër ushtrisë greke dhe jo asaj bullgare, dhe unë, një qytet që kisha, ua dhashë fitimtarëve”.

Për këtë vendim të tij gjykata e Stambollit e dënoi me vdekje në mungesë, ndërsa Greqia i dha nënshtetësinë greke dhe një pension, të cilin shqiptari dinjitoz nuk e pranoi ta merrte.

Hasan Tahsin Mesarea vdiq dhe u varros në Zvicër më 1918. Në vitin 1936 , djali i tij Kenan Mesarea pruri dhe varrosi eshtrat e të atit në Varrezat Shqiptare të Selanikut (në zonën e Triandhrisë), atje ku më 1965 varrosën edhe vetë Kenan Mesarean sipas amanetit të tij.  Pas prishjes së varrezave shqiptare më 1983, eshtrat e gjeneralit dhe të birit të tij u mbajtën në një varrezë tjetër deri sa përfundimisht, më 2002 , u vendosën në Muzeun Ushtarak të Luftrave Ballkanike në Gjefira të Selanikut.

Personaliteti i gjeneralit Hasan Tahsin Pasha, shqiptarit nga Mesarea, dhe nxënës i shkollës Zosimea të Janinës ku mësuan shumica e korifejve të Rilindjes shqiptare, këtij shpëtimtari të qytetit të Selanikut, është akoma i pa studjuar tërësisht. Pikturat e djalit e të tij të madh Kenan Mesarea janë në shumë galeri të Greqisë, të Shqipërsë dhe më gjerë, ndërsa djali i tij tjetër Qemal Mesarea ishte ambasador i Shqipërisë në Athinë në vitet 1933-1934.