Friedrich Ebert dhe Olof Palme International Center: Ku po shkon Call Center?

E enjte, 25 Prill, 2024

Friedrich Ebert dhe Olof Palme International Center për industrinë shqiptare që punëson 25 mijë të rinj

Fondacioni Friedrich Ebert, zyra e Tiranës dhe The Olof Palme International Center organizojnë në Tiranë nesër, më datë 19 tetor, Konferencën Ndërkombëtare “Ku po shkon sektori Call Center?”.

Industria e Call Center është punëdhënësi i katërt më i madh në Shqipëri, pas bujqësisë, sektorit shtetëror dhe sektorit fason, me 25 mijë të punësuar, shumica të rinj. Edhe pse e goditur nga pandemia e Covid-19 dhe puna në distancë nga shtëpia, industria ka ditur ta rimarrë veten dhe të krijojë incentiva për punonjësit e saj, si dhe mundësi investimesh të reja, duke përdorur teknologjitë dixhitale më të fundit.

Sipas të dhënave të përditësuara të pjesshme nga INSTAT dhe burime nga shoqëria civile, industria e Call Center-ave jep sot një kontribut të rëndësishëm në prodhimin kombëtar, në nivelin e mbi 6 përqind të saj, ose një vëllim shërbimesh të realizuara mbi 800 milionë euro në vit.

Nga 45 sipërmarrjet punëdhënëse më të mëdha në vend, me mbi 450 të punësuar, 7 prej tyre janë kompani të industrisë Call Center. Kjo industri, megjithë vështirësitë, ka njohur rritje vitet e fundit, duke tërhequr një sërë kompanish të huaja, sidomos italiane, që të transferonin aktivitetin e tyre në Shqipëri

Në Konferencë do të jetë e pranishme Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, zj. Delina Ibrahimaj, e cila do të përcjellë mesazhin e interesimit të veçantë të qeverisë dhe dikasterit të saj për këtë industri, si dhe mundësinë e konsiderimit të programeve mbështetëse shtetërore për sektorin.

Konferenca do të bëjë bashkë përfaqësues nga ligjvënësit, nga ministritë e linjës, nga operatorët kryesorë të industrisë, nga organizatat e huaja partnere, nga sindikatat e fushës, nga shoqëria civile dhe nga mediat. Ajo do të diskutojë në detaje dhe thellësi problematikat e mprehta të industrisë së Call Center-ave, duke u njohur dhe me qasjen dhe historitë e suksesit të kësaj industrie në vende të zhvilluara, si Gjermania dhe Suedia.

Konferenca do të propozojë zgjidhje për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë, bazuar në bashkëpunimin mes shoqatave të sipërmarrësve të sektorit, Kuvendit, Qeverisë, sindikatave dhe shoqërisë civile.

Konferenca do të përkrahë dhe promovojë idenë e një strukture të përhershme konsultimi (qoftë dhe në nivel fillestar të 2-3 specialistëve të fushës, përfaqësues të palëve të interesit) mes shoqatave të industrisë, Kuvendit, qeverisë, sindikatave dhe shoqërisë civile, për hartimin e strategjisë afatgjatë të zhvillimit të qëndrueshëm të industrisë, si dhe politikave dhe programeve shtetërore mbështetëse.

Konferenca, si nisma e parë e këtij niveli për industrinë e Call Center-ave në Shqipëri,  e ndërmarrë nga dy fondacione të njohura dhe me eksperiencë të gjatë pune, si Fondacioni Friedrich Ebert, zyra e Tiranës dhe The Olof Palme International Center, do t’ia arrijë qëllimit të analizojë situatën aktuale të sektorit, të identifikojë sfidat dhe perspektivat e kompanive pjesëmarrëse, të nxisë diskutimin mbi kushtet e punës të punonjësve dhe përfaqësimin e denjë të interesave të tyre, si dhe të identifikojë dhe propozojë zgjidhje për një zhvillim të qëndrueshëm të industrisë.

Eksperienca e ofruar nga partnerët e huaj, sidomos nga z. Florian Haggenmiller, Drejtor i Departamentit të Komunikimit dhe Teknologjisë, Ver.di Berlin dhe nga z. Ado Wilhelm, Koordinator i fushatës “We Expect Better(Ne presim më mirë)” të Ver.di, do të ndihmojë për të orientuar diskutimin e gjetjes së zgjidhjeve dhe investimeve afatgjata për industrinë, mbi bazën e historive më të suksesshme të Call Center-ave në Bashkimin Evropian, sidomos në Gjermani dhe Suedi.