Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Unioni i Sipërmarrësve të Rinj në bashkëpunim me organizata partnere organizojnë për të tretin vit Konkursin “Bright Minds”. Të gjithë Kontribuesit Vullnetarë të interesuar mund të bëhen pjesë e edicionit të tretë “Bright Minds – Albanian Awards Entrepreneurship”.
Ditën e djeshme dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ka hapur thirrjen për të gjitha gratë me aftësi të kufizuara të cilat janë të interesuara të bëhen pjesë e këtij konkursi ku mund të gjejnë edhe mbështetje për hapat e parë të zhvillimit të bizneseve të tyre. “Nëse synoni, keni guximin dhe idetë për t’u bërë një sipërmarrës i së nesërmes ju ftojmë të nominoheni dhe të bëheni pjesë e këtij konkursi” thuhet në njoftim.
Për tu bërë pjesë e kësaj gare duhet të plotësoni disa kritere si: Të jeni grua me status me aftësi të kufizuara; të keni origjinë Shqiptare; Kosovare; Maqedoni e Veriut, Mali I Zi, Luginë e Preshevës dhe Diaspora ose një nga prindërit të jetë shqiptar.
Të interesuarat që dëshirojnë të prezantojnë një ide-biznesi inovatore që plotëson një nevojë shoqërore ose ekonomike, lehtëson proçesimin në biznes, zhvillon shtresa në nevojë, garanton impakt social mund të dërgojë projekt idenë në adresën [email protected]. Afati i dorëzimit për projekt idetë është dt. 1 nëntor 2022, ora 11:59 .
Gjithashtu ftoheni të shprehni interesin duke plotësuar formularin elektronik
https://adbc.al/konkursi-bright-minds-albanian-ëorldëide…/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.