SHBA/Muzikë, ushqim, familje: Krenaria e kulturës shqiptare ekspozohet në Quincy

E shtunë, 27 Prill, 2024

Era  bart aromën e kecit të pjekur, tingujt e muzikës dhe gjuhës shqipe nëpër sheshin Kilroy, ndërsa ngjyrat kombëtare të zezë dhe të kuqe vezulluan të dielën në banderola, flamuj, veshje, kapele e tullumbace.

Qindra njerëz u mblodhën në qendër të qytetit Quincy për Festivalin e parë Shqiptar të madh të Bostonit të organizuar nga pronari i restorantit Leo Keka dhe Katedralja Ortodokse Shqiptare e Shën Gjergjit të Bostonit të Jugut.

Keka, i cili u arratis nga Shqipëria në vitin 1990 kur vendi ishte ende nën regjimin komunist, tha se shpresonte të bashkonte komunitetin e tij për të folur për ditët e vjetra, për të festuar kulturën dhe për t’u dhënë fëmijëve një ditë për t’u kujtuar dhe një shans për të treguar krenari për identitetin e tyre.

“Për disa ky është një ribashkim,” tha Keka, pronari i restoranteve Alba në Quincy dhe Hanover. “Njerëzit kanë jetë të zënë. Sot, ata mund të mblidhen së bashku për të shijuar muzikën, ushqimin dhe njëri-tjetrin.”

Me rreth 22,000 banorë me origjinë shqiptare, komuniteti shqiptar në Masaçusets është komuniteti më i madh etnik. Ndërsa më shumë se 1200 janë banorë të Quincy-t me origjinë shqiptare.

Bob Tochka, një ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe bashkëorganizator i festivalit, tha se Keka u angazhua për të mbushur një boshllëk në komunitet.

“Ai është lideri i komunitetit që të gjithë kanë pritur,” tha Tochka.

Tochka është i një brezi që erdhi në Shtetet e Bashkuara para Luftës së Dytë Botërore dhe ngrirjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai thotë se ka mbetur i befasuar nga prania e shumë fëmijëve në festival që flisnin shqip si gjuhën e tyre amtare.

“Ne kurrë nuk e kemi dëgjuar këtë më parë (në vitet 1990). Është emocionuese,” tha Tochka.

Me fillimin e festivalit, pjesëmarrësit u grumbulluan nën pavionet me tenda për të brohoritur në grupin e vallëzimit të fëmijëve “Valle Tona” ndërsa ata performuan valle popullore me veshje tradicionale shqiptare, me funde, jelek dhe kapele të qëndisura me varëse të zbukuruara.

Violinistët Rina Sojli dhe Rozita Fishta performuan një përzierje të folk dhe rock. Muzikantët e trajnuar në mënyrë klasike provuan muzikë tradicionale nga rajone të ndryshme të Shqipërisë përpara se të elektrizonin audiencën me Bon Jovi dhe AC/DC.

Veprimtaria kulmoi me dhënien e një çmimi për arritje të jetës për At Arthur E. Liolin, të Katedrales së Shën Gjergjit, për shërbimin e tij mbi 50-vjeçar ndaj komunitetit ortodoks shqiptar. Klerikë të tjerë iu bashkuan Liolit në skenë kur iu dha çmimi.

Kryebashkiaku i Quincy, Thomas Koch tha se Sheshi Kilroy ishte krijuar për të sjellë “jetë dhe vitalitet në Qendrën Quincy” dhe tha se ishte i kënaqur që pa atë vizion të realizuar në Festivalin Shqiptar të Bostonit. Koch vuri në dukje se 30% e banorëve të qytetit janë të lindur të huaj.

Ai tha se respekton bujarinë dhe lidershipin e Kekës.

“Kështu ndodh shpesh,” tha Koch. “Disa njerëz janë të suksesshëm dhe të tjerët ndjekin.”.

Përktheu dhe përshtati nga “The Patriot Ledger” Ivana Gjeloshaj 