Tiranë/ Starton Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Ka nisur sot në  Tiranë, Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, (TNT 2022) NanoBalkan me përfaqësimin e Instituteve prestigjioze të teknologjisë nga 25 shtete të ndryshme, e në një diskutim profesional për arritjet e sfidat e sotme të teknologjisë, si edhe mundësitë e ambiciet zhvillimore të Shqipërisë në këtë aspekt, në fushat e shëndetit, sigurisë, bujqësisë, mjedisit. Ky event madhor organizohet nga Phantoms Foundation (Spanjë) me organizues në vend Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Institutit NanoAlb të ngritur pranë saj, me mbështetjen e Qeverisë dhe Institucioneve Shqiptare si dhe të Ambasadës Spanjolle në Tiranë.

Akad. prof. dr. Arben Merkoçi, drejtor dhe koordinator i NanoAlb pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në fjalën e tij përshëndetëse tha: “Nanoteknologjia është teknologjia e këtij shekulli dhe kjo konferencë sjell në kryeqytetin e Shqipërisë kaq shumë shkencëtarë, kolegë dhe miq nga e gjithë bota për të treguar përparimet e fundit në kërkimin e tyre dhe aplikimet e nanoteknologjive në fusha të rëndësishme që shkojnë nga shëndeti i qytetarëve tek energjia, bujqësia, mjedisi e më shumë fusha”.

“Shqipëria sapo ka hyrë në fazën finale të anëtarësimit në familjen europiane e për këtë i duhet të arrijë standardet e saj edhe në arsim, veçanërisht në arsimin e lartë dhe në shkencë, të cilat janë të ndërlidhura me njëra tjetrën e kushtëzojnë njëra tjetrën. Prandaj reformimi i sistemit të kërkimit nëpërmjet ligjit të ri për shkencën, që po hartohet dhe mbështetja me përparësi e zbatimit të tij, janë e duhet të jenë prioritetet e institucioneve shkencore e vetë Akademisë dhe për institucionet vendimmarrëse” tha në fjalën e tij kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

Kjo konferencë e cila do të vazhdojë deri më datë 7 tetor përveç sesioneve kryesore paralelisht do të ofrojë disa seminare që përfshijnë një Shkollë të Nanobiosensorëve me interes për shkencëtarët e rinj, një seminar trajnimi në përgatitjen/shkrimet e projekteve evropiane, seminarin 3D Bashkëpunues Shqipëri-Japoni-Spanjë. Kjo konferencë përfshin gjithashtu një shembull të shkëlqyer të suksesit të një Projekti Evropian, SUSNANO, një projekt që synon të zhvillojë dhe zbatojë gjeneratën e ardhshme të teknologjive të qëndrueshme të sensorëve me interes për monitorimin e ujit, një nevojë e madhe për Shqipërinë në përgjithësi. Ky projekt që do të ketë takimin e tij Fillestar në kuadër të kësaj konference synon të rrisë kapacitetin shkencor dhe inovativ të Universitetit të Tiranës nëpërmjet binjakëzimit me partnerë ekspertë në këtë fushë si ICN2 në Spanjë, Universiteti Olomouc në Check Republic dhe kompania Intelligentsia Consultants në Luksemburg.