Vota e Diasporës/ KQZ merr vendimin për nisjen e procesit në janar 2023

E premte, 26 Prill, 2024

Pas publikimit të projektaktit të përfunduar me rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për zgjedhjet për Kuvend, në fillim të gushtit 2022 KQZ ka nisur punën konkrete për mundësimin e votës së shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi e ka artikuluar disa herë publikisht mos realizmin e votës në zgjedhjet e 2021 me arsyetimin se koha fizike ishte e pamjaftueshme për ngritjen e strukturave dhe realizmin e procesit. Sot kur jemi 3 vite larg zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, KQZ ka nisur punë konkretet për realizmin e votës së Diasporës, Burime pranë KQZ kanë konfirmuar për Diaspora Shqiptare ngritjen e drejtoriës së  ‘Votimit të Emigrantëve’ brenda strukturës organizative të KQZ-së.

Kjo njësi e posaçme që do të nisë funksionin në janar të vitit 2023 dhe në përbërje të saj do të jenë dy sektorë Sektori i Koordinimit dhe Informimit dhe Sektori i Administrimit dhe Zhvillimit të Votimit si dhe 7 nëpunës. Njesia do të bashkëpunojë ngushtë edhe me Agjencinë Kombëtare të Diasporës në procesin e realizimit të votimit të shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë vendit.

Lexo edhe: Vota e Diasporës/ Rinis edhe një herë numërimi mbrapsht!!!

Ndryshimi në strukturë synon që të shtojë fokusin e KQZ-së në çështjen e votimit nga jashtë vendit.

Votimi nga jashtë vendit mbetet një priorit për KQZ-në, ndaj ishte vetë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i cili iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë për të mundësuar krijimin e një departmenti të posaçëm në KQZ që të merret posaçërisht me votën e shqiptarëve me vendbanim jashtë vendit.

Lexo edhe: Vota e Diasporës/ Publikohet drafti për regjistrimin e zgjedhësve jashtë vendit

Përpjekjet për mundësimin e votës së Diasporës kanë nisur që në vitin 2020 me miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor ku një nga risitë e prezantuara ishte ngarkimi i KQZ-së me përgjegjësinë për mundësimin e votimit të shqiptareve me banim jashtë vendit. Kodi Zgjedhor e autorizon KQZ-në të udhëheqë dhe mbikqyrë procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. I gjithë procesi i votimit nga jashtë vendit organizohet dhe administrohet nga KQZ-ja në të gjithë komponentët e tij. Procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit miratohen me akt normativ të KQZ-së.

Lexo edhe:Pandeli Majko për votën e Diasporës: Frika ka bllokuar një të drejtë Kushtetuese

Në këtë kuptim, KQZ-së i duhet të rregullojë me akte normative një sërë çështjesh si: rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit, procedurat e tyre të votimit, administrimin dhe numërimin e votave nga jashtë vendit dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve për Kuvendin./DiasporaShqiptare.al/