Vota e Diasporës/ Rinis edhe një herë numërimi mbrapsht!!!

E premte, 26 Prill, 2024

Ditën e djeshme është bërë publik projektakti i përfunduar me rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për zgjedhjet për Kuvend ndërsa ditën e sotme ka reaguar publikisht kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi. Në një postim në Facebook Celibashi shkruan: “Tashmë ndodhemi në procesin e konsultimit të këtyre rregullave me përfaqësues të Diasporës, partive politike & shoqërisë civile”.

KQZ po vijon punën për hartimin e akteve të tjera rregullatore për aspektet e tjera të procesit të votimit të emigrantëve”.

Kjo deklaratë nuk ndryshon shumë nga ajo e dhjetorit 2020 kur Celibashi pohonte se Vota e Diasporës do të mundësohej në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. “Po punojmë teknikisht për ta realizuar. Kërkojmë konsensus edhe nga emigrantët dhe partitë politike për këtë çështje” shprehej Celibashi në atë kohë.

Në zgjedhjet e 25 prillit Diaspora nuk votoi, shkak për këtë sipas kreut të KQZ ishte vonesa në përfshirjen në Kodin Zgjedhor të akteve normative e cila u bë vetëm pak muaj përpara datës së pritshme të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021. 

Pra faji këtë herë i mbeti kohës, kohës së pamjaftueshme fizike për të mundësuar votën e Diasporës.

“Edhe pse koha ishte thuajse edhe teorikisht e pamjaftueshme, qoftë edhe vetëm për përgatitjen e zgjedhjeve brenda vendit, KQZ u angazhua seriozisht dhe me përgjegjësi institucionale për të krijuar të gjitha kushtet rregullatore dhe ato teknike për të mundësuar votimin nga jashtë edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021” u shpreh Celibashi. 

Megjithatë jemi përpara një viti zgjedhor dhe debati për Votën e Diasporës rikthehet sërish në vëmendje. Në muajin maj KQZ se bashku me përfaqësinë e OSBE në Shqipëri realizuan një tryezë diskutimi mbi votën e  Diasporës,  ku të pranishëm ishin përfaqësues të forcave politike në vend nga PS dhe PD, aktorë interesi, aktivistë dhe shoqata nga Diaspora etj.

Publikisht palët politike pohuan se janë dakord për realizmin e Votës së Diasporës. Qëndrim ky që e kanë prej vitesh por fakt mbetet se asnjëherë nuk kanë shprehur vullnetin politik për ta mundësuar realisht atë. Gjithçka mbetet në nivel diskutimi. Edhe për sa kohë?

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 