Vota e Diasporës/ Publikohet drafti për regjistrimin e zgjedhësve jashtë vendit

E shtunë, 20 Prill, 2024

Komisioni rregullator në KQZ ka publikuar rregullat që shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë duhet të ndjekin për të marrë pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në vendin tonë.

Sipas draftit aktual çdo shqiptar që ka jetuar për më shumë se tre muaj jashtë Shqipërisë, ka të drejtë të votojë atje ku ka vendbanimin e tij, pasi të ketë shprehur vullnetin për të votuar.

Kërkesa duhet të bëhet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, jo më vonë se 60 ditë nga data e zgjedhjeve.

Lexo edhe: Vota e Diasporës/ Celibashi: Synojmë të realizohet në vjeshtën tjetër

Kërkesa për regjistrim bëhet nga vetë votuesi nga jashtë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të tij, ose nëpërmjet një aplikacioni të instalueshëm në pajisje të ndryshme inteligjente, i miratuar nga KQZ. 4)         Votuesi nga jashtë që kërkon të regjistrohet duhet të plotësojë të dhënat që i kërkohen në formularin përkatës elektronik.

Formulari përkatës elektronik që duhet të plotësohet përmban të dhëna mbi: emrin, mbiemrin, datëlindjen, vendlindjen, numrin personal të identifikimit, adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, një numër telefoni të lëvizshëm funksional, një adresë e-mail të vlefshme. Zgjedhësi nga jashtë duhet t’i bashkangjisi (ngarkojë) të dhënave të mësipërme edhe një foto të dokumentit identifikues të tij të lëshuar nga shteti shqiptar dhe/ose nga shteti ku ai banon.

Më pas, KQZ përfshin në një listë të posaçme emrat dhe të dhënat e tjera identifikuese të votuesve nga jashtëm të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar për të votuar atje ku ata kanë vendbanimin.

Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për zgjedhjet për kuvendin

Mazhoranca dhe opozita, pavarësisht disa kundërshtive, janë ulur së bashku për të korrigjuar gabimin e bërë në zgjedhjet e 25 prillit, ku sërish Diasporës iu mohua e drejta e votës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 