Sonila Hysi: Forcimi i rolit të gruas, fokusi i Agjencisë Kombëtare të Diasporës

E premte, 26 Prill, 2024

Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë kombëtare të Diasporës znj. Sonila Hysi në samitin e Grave të Biznesit të Diasporës Shqiptare u ndal te roli i rëndësishëm që ato kanë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe sidomos në atë ekonomik. Ajo theksoi se institucioni që drejton ka në fokus forcimin e rolit të gruas në Diasporë, kjo mundësuar nëpërmjet projekt propozimeve të posaçme. Gjithashtu ajo tha se shumica e familjeve të cilat janë kthyer në Shqipëri nga emigrimi janë kthyer me një projekt biznesi, për të qëndruar në vendlindje ku janë në masën afër 70% përqind me protagonizëm gratë. Të dhëna këto që i janë bashkëlidhur databazës që agjencia ka ngritur në lidhje me “Rrjetëzimin e Grave në Diasporë” me qëllimin e vetëm të rrisë partneritetet e të fuqizojë ekonomikisht gratë e vajzat.

Fjala e plotë

Ky është samiti i tretë që mbahet nga strukturat e Diasporës. E them këtë me krenari dhe mirënjohje për punën e pa lodhshme që mikeshat tona kanë realizuar dhe e them me plotë bindje që ja kanë dalë ta përmirësojnë dhe ta rrisin akoma më shumë numrin e pjesëmarrjen në këtë samit, për të diskutuar me njëra-tjetrën, dhe më e bukura që jemi një shumicë e madhe gra.

Takimi i sotëm është një pohim jo vetëm ekonomik por edhe për jetën sociale të shoqërisë tonë. Ai lidhet me faktin se gratë janë motori kryesor i ekonomisë shqiptare, si konsumatore, menaxhere dhe drejtuese të zonja.

Jam shumë e lumtur që sot, në Samitin e Gruas së Biznesit të Diasporës Shqiptare – shoh gra të suksesshme, që pavarësisht sfidave të migracionit ja kanë dalë të jenë një zë i fuqishëm jo vetëm në komunitetet ku jetojnë por edhe në Shqipëri.

E për këtë Agjencia Kombëtare e Diasporës ka në fokus forcimin e rolit të gruas në Diasporë, nëpërmjet projekt propozimeve të posaçme synon dhe ka prioritet fuqizimin e rolit të gruas, në shoqëri, në biznes, në kulture. Një theks i veçantë vendoset në promovimin e aftësive sipërmarrëse të grave në Diasporë, krijimin e një klime favorizuese për rritjen e numrit të grave sipërmarrëse si dhe stimulimin e investimeve nga Diaspora nëpërmjet ekosistemit të startup-eve.

Për herë të parë, nga viti 2013 në raportet ndërkombëtare filloi të vlerësohej ndikimi i grave si sipërmarrëse në ritmin e ekonomisë botërore. Sot janë afërsisht 252 milionë gra sipërmarrëse në mbarë botën, nga të cilat 153 milionë drejtojnë sipërmarrje të konsoliduara. Këto janë shifra që tregojnë shumë.

Në Shqipëri, janë ato: bizneset e vogla e të mesme, te cilat përbëjnë bazën e ekonomisë kombëtare. Rreth 33% e këtyre bizneseve drejtohen nga gratë, çka përbën një shifër domethënëse, duke patur parasysh se ka ardhur gjithmonë e në rritje.

Një numër i madh familjesh shqiptare u kthyen në atdhe, shumica e familjeve të cilat u kthyen me një projekt biznesi, për të qëndruar në vendlindje, ku janë në masën afër 70% përqind me protagonizëm gratë, e këto të dhëna i janë bashkëlidhur databazës që agjencia ka ngritur në lidhje me “Rrjetëzimin e Grave në Diasporë” me qëllimin e vetëm të rrisë partneritetet e të fuqizojë ekonomikisht gratë e vajzat, të ndezë debatin për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe t’i përgjigjet sfidave dhe nevojave të grave sipërmarrëse në të gjithë rajonin dhe në të gjitha hallkat kyçe të prodhimit në Tregun e Përbashkët.

Qasja e re e Qeverisë Shqiptare ka dhënë ndryshime pozitive për bizneset.

Këtu nuk mund të lë pa nënvizuar shembullin që qeveria shqiptare ka ndaj grave, vlerësimin për to, duke i vendosur gratë në pozicione kyçe të vendimmarrjes, me plot besimin ne drejtimit dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit te tyre.

Ku ka më bukur se gra sipërmarrëse të Diasporës dhe të vendit tonë, profesioniste të reja, eksperte në fushën e biznesit, përfaqësuese të institucioneve shtetërore, si dhe të organizatave ndërkombëtare, në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes, të bëhen bashkë, duke e konsideruar barazinë gjinore si një element kyç të zhvillimit të shoqërisë.

Agjencia Kombëtare e Diasporës, në përputhje dhe në një linjë me prioritetet që rrjedhin nga zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Diasporës, si dhe Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve do të vijojë angazhimin institucional në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas sipërmarrëse në Diasporë dhe bashkëveprimit me shoqata, organizata, Unione të grave në diasporë, për arritjen e këtij qëllimi.

Strukturat e Diasporës dhe në veçanti Agjencia Kombëtare e Diasporës, do mbetet gjithmonë një derë e hapur për gjithësecilën, duke ju mirëpritur dhe ofruar bashkëpunim, duke qëndruar kah jush në rrugëtimin tuaj profesional.