Ndahet nga jeta mjeshtri i pikturës shqiptare, Sali Shijaku

E premte, 26 Prill, 2024

Piktori i madh Sali Shijaku ndërroi jetë sot në moshën 89 vjeçare. Prej disa ditësh, Shijaku ishte i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Homazhet do të zhvillohen nesër në hollin e Teatrit të Operas dhe të Baletit nga ora 10:00-12:00.

Sali Shijaku një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, i cili arriti të krijonte vlera artistike që ndikuan në modernizimin e pikturës shqiptare të viteve 1965 -1980.

Shijaku ishte piktor kolorist, dekorativ dhe krijuesi i kompozimeve një figurëshe në artin piktorik shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX.  Djali i një tregtari të vogël, Shijaku, pasi kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë për pikturë në klasën e pedagogëve Abdurrahim Buza dhe Nexhmedin Zajmi, vazhdoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve “I.E.Rjepin” në Shën Petërburg,  pranë ateliesë së prof. Boris Vladimiroviç  Joganson (piktor i njohur, president i Akademisë së Arteve Sovjetike dhe Drejtor i Galerisë “Tretjakov” në Moskë).

Tabloja e titulluar “Heronjtë e Vigut” ishte diploma e studentit Shijaku, të cilën ai e mbrojti në vitin 1962, pas kthimit nga Rusia  në Institutin e Arteve, Tiranë. Shijaku ishte pjesë në grupin e artistëve shqiptarë, që trajtuan tablonë kompozicionale, kryesisht me temë nga lufta, historia, legjendat, por edhe nga aktualiteti i kohës.

Artisti Shijaku u fut në rrugën e artit figurativ duke ekspozuar portretet e para të tij si: “Portret vajze” (1953, GKA,Tiranë), “Kostum tiranseje” (1952, GKA, Tiranë).

Pas kthimit nga Bashkimi Sovjetik, Shijaku gradualisht nga tabloja në tablo, priret drejt kërkimit në portrete të bukurisë, thellimit psikologjik dhe njollave dekorative.

Vepra Sali Shijaku, karakterizohet nga një gamë e gjerë temash, që gjejnë zgjidhje në forma të ndryshme, shpesh të papritura. Kështu, tabloja “Partizanët e batalionit – Hakmarrja” (1966), dallohet për prirje në thellimin psikologjik të personazheve, (një grup partizanësh) me qëndrim statik, duke evidentuar forcën shpirtërore dhe heroizmin e kohës me imazhet dhe portretet e figurave. Deri në fillimin e viteve ‘70, piktori Sali Shijaku akoma nuk ishte shkëputur nga imazhi real, pikturimi me hije dritë dhe me sfumaturë.

Tabloja “Mic Sokoli” (1969, GKA,Tiranë)  e “shkëputi” artistin përfundimisht nga kjo mënyrë pikturimi dhe i krijoi vizione të reja, ku monumentalizmi bëhet primar në personazhin e zgjedhur të një cikli tablosh një figurëshe.

Figurat e përzgjedhura nga piktori, edhe pse kanë një fund tragjik, atë të flijimit dhe të vetësakrifikimit, kthehen në simbole të adhurimit për publikun: për heroizmin ndaj atdheut (Vojo Kushi, 1969, GKA, Tiranë),  të vetësakrifikimit për kombin (Mic Sokoli, 1976, GKA, Tiranë), “Nora e Kelmendit” (1981, GKA, Tiranë), të virtytit njerëzor (Rozafa, 1983, GKA, Tiranë).

Nga tabloja në tablo  ndryshime pësoi edhe paleta koloristike e artistit, e cila pasurohet, priret drejt krijimit të efekteve grafike, por dhe dekorativo – ekspresive.

Për disa vite Sali Shijaku ju kushtua qeramikës me temën e ciklit të kreshnikëve (balada shqiptare). Artisti Sali Shijaku është një nga figurat madhore të arteve pamore shqiptare, ai përfaqëson piktorin që me kërkimet formaliste i ndikuar nga arti modern i shekullit XX, brenda tematikës së artit të realizmit socialist ndikoi fuqishëm në transformimin dhe shkëputjen e artit shqiptar nga akademizmi rus.

Në vite është vlerësuar dhe nderuar  me disa “Çmime Republike” (1956, 1970, 1984, 1989).  Në vitin 1969, Shijaku mori titullin “Artist i Merituar” dhe më 1979 titullin “Piktor i Popullit”. U nderua me titullin “Nderi i Qarkut të Tiranës” (2004).

Duke filluar nga viti 1962 – 1990, Shijaku ishte pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat dhe Konkurset Kombëtare. Ekspozita e tij e parë vetjake daton në vitin 1965.

Shijaku ka ekspozuar në Bienalen e Aleksandrisë (Egjipt), Rumani, Itali, Francë, Kinë, Turqi, Austri.

Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve ruhen 92 vepra të artistit në pikturë, vizatime, qeramikë.

Një pjesë e koleksionit të veprave të Shijakut janë të ekspozuara në sallat kryesore të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Veprat e Sali Shijakut  janë pjesë e koleksioneve të koleksionistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pas viteve 1990,  Shijaku u bë pjesë e grupimit “Nëntori” dhe ekspozoi në ekspozitat e saj të përvitshme që nga viti 1998.

Sali Shijaku është nderuar edhe me titullin “Nderi i Kombit Shqiptar”.

Me rastin e 88-vjetorit të lindjes në marsin e 2021 në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u hap ekspozita e piktorit Shijaku ku u ekspozuan 112 vepra në vizatime, pikturë dhe skulpturë, që përmbledhin një hark kohor krijimtarie prej 50 vitesh.