Eduard  Shalsi: Edukimi për sipërmarrës pjesë e kurrikulave shkollore

E shtunë, 27 Prill, 2024

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, z. Eduard Shalsi në fjalën e tij përshëndetëse në Samitin e Tretë të I Grave të Biznesit të Diasporës u ndal te roli i rëndësishme i gruas sipërmarrëse në realitetin ekonomik shqiptar dhe jo vetëm. Shalsi gjithashtu duke ritheksuar edhe një herë lidhjen e tij me Diasporën u shpreh se beson shumë te eksperienca dhe  tek kapacitetet që gratë sipërmarrëse në Diasporë kanë fituar gjatë këtyre viteve. Por sipas tij aksesi në financë ende mbetet një sfidë, sikurse edukimi dhe trajnimi.

Ai gjithashtu pohoi se po diskutohet që një pjesë të kurrikulave shkollore që në moshë të hershme të bëhet edhe edukimi për sipërmarrës, pasi çdokush mund të bëhet sipërmarrës, por ama nocionet kryesore të sipërmarrjes duhen shpjeguar dhe duhen edukuar tek të rinjtë dhe tek të rejat.

Fjala e plotë:

Jam realisht i nderuar, madje do të thoja i privilegjuar që më bëtë pjesë të një audience krejt të veçantë dhe e prita me shumë kënaqësi ftesën në fakt sepse midis grave sipërmarrëse të Diasporës unë kam qenë dëshmitar i rrugëtimit të disa prej tyre dhe realisht vite më parë si pjesë e një Diaspore dhe duke njohur çdo të thotë Diasporë unë e kam kuptuar, e kam ndjerë se ç’sakrifica duheshin për një grua që të arrinte të ishte e suksesshme në një vend të huaj.

30 vjet më parë unë kam qenë një emigrant. Për disa vite jetova dhe e kam provuar nën lëkurën time se çfarë do të thotë të arrish të ngrihesh duke qenë emigrant. Ndaj një përgëzim dhe një falenderim të veçantë për kontributin që ju jepni dhe për modelet që ju nxisni dhe inspironi dhe përfaqësoni. U përmend që sot kemi një qeveri ku dominojnë gratë. Kemi 50 përqind të grave në këshillat bashkiake. Nga pikëpamja e kuotave këto janë një zgjedhje e cila nuk bën gjë tjetër veçse përforcon një fakt të ditur. Sot sa më shumë gratë të jenë në përfaqësim aq me e mirë është ekonomia e një vendi. Ajo që nuk bien dakord ekonomistët janë kontributet në GDP. A është 1.8, është 2, është 2.3, është 2.4, por është i pa diskutueshëm kontributi.

Unë dua të ndalem sot tek një fakt shumë interesant që e mora nga publikimi i një prej kompanive më të mëdha që ka te bëjë me disa statistika dhe dua ti referohem sot statistikës së sistemit bankar.

Sot në sistemin bankar në Shqipëri, 63 përqind e titullareve janë gra që ju e dini fare mirë që sistemi bankar është një sistem i qëndrueshëm ku dominon, si kundër jo gjithmonë ndodh në administratën publike, meritokracia. E pra sot në sistemin bankar kemi 62-63 përqind të titullarëve zonja çka tregon që sot roli i grave në shoqërinë shqiptare, jo për shkak të kuotave, por për shkak të kapacitetit të tyre ka ardhur duke u rritur. Natyrisht që u përmend pjesa e ligjit të startup-eve. Falenderoj Elizabetën për komplimentin. Në fakt unë nuk bëra gjë tjetër përveç se artikulova zërin e atyre të rinjve dhe të rejave që trokitën në zyrën time dhe thanë kemi nevojë për një kuadër ligjor për startup-et. Dhe në fakt nuk bëra gjë tjetër veçse gjatë diskutimeve, bisedave me to, mbështetjes së partnerëve te huaj, bëmë të mundur një kuadër ligjor i cili sot ka hapur siparin e një industrie që po shohim me shumë kënaqësi po merr hov. Prania e Nomadëve Digjital në Tiranë ishte e përmasave të jashtëzakonshme. Jam surprizuar jo vetëm nga numri i tyre në Shqipëri, por nga cilësia e tyre. Ne kemi alokuar një fond prej 2.5 milion eurosh në vit. Ka mbaruar thirrja e parë, në janar fillon thirrja e dytë për startup-et. Sigurisht që ka një element që favorizon gratë sepse jemi të bindur dhe statistikat kudo në botë dëshmojnë se një grua në krye të një biznesi e bën biznesin më produktiv, e bën biznesin më social, e bën biznesin më inovativ. Por sfidat mbeten. Aksesi në financë për shembull i grave duhet stimuluar dhe bashkë me kolegen time të nderuar kemi diskutuar shpesh për mënyrat sesi mund të lehtësojmë financimin e grave që duan të merren me biznes dhe po punojmë në këtë drejtim dhe këtu dua t’ju them që kemi një portë të hapur ku ju nuk keni nevojë të trokisni por jeni më shumë se të mirëpritura në zyrat tona. Unë e kam ndjekur me shumë interes rrugëtimin e Diasporës, duke pasur edhe nostalgjinë që dikur i përkisja edhe unë Diasporës por unë besoj shumë tek eksperienca, tek kapacitetet që ju keni fituar gjate këtyre viteve. Pra aksesi në financë mbetet një sfidë. Nga ana tjetër një sfidë tjetër është dhe edukimi dhe trajnimi. Ne madje po diskutojmë tashmë që një pjesë të kurrikulave shkollore që në moshë të hershme të bëjmë dhe edukimin sipërmarrës. Çdokush mund të bëhet sipërmarrës, por ama nocionet kryesore të sipërmarrjes duhen shpjeguar dhe duhen edukuar tek të rinjtë dhe tek të rejat. Ju këtu jeni shembulli më i përkryer do të thoja i prishjes se disa tabuve.

Mes jush ka zonja biznesmene të nderuara, ka zonja që mbajnë pozicione të nderuara të cilat tradicionalisht konsideroheshin si në duar të burrave. E pra duhet të thyejmë këto stereotipe, ti thyejmë këto tabu dhe sidomos edhe tek pjesa e digjitalizimit. Sot revolucioni digjital po transformon jetët tona si kurrë më parë. E pra edhe tabuja e burrave në industrinë 4-të siç quhet rëndomë, duhet thyer, po thyhet por na takon dhe ne që të inkurajojmë sa më shumë përfshirjen tuaj në ato sektorë që konsiderohen dominuar nga burrat. Është një lajm i mirë që ky samit është i treti dhe për ne që jemi marrë më organizime eventesh e dimë që të mbash gjallë një frymë kërkon përpjekje, kërkon këmbëngulje, kërkon sakrifica. Ndaj unë do të doja të inkurajoja edhe Dhomën e Biznesit të Diasporës e cila ka në vetvete edhe këshilltarë por jo me fjalë por këshilltarë me vepra. Mjafton te shihni veprat e anëtarëvë të bordit apo të pjesëtarëve. Është gjë shumë e madhe që njerëzit mos ti vlerësojnë vetëm nga fjalët por të kuptojnë se çfarë kanë bërë ata në jetë. Kështu që do të doja t’ju inkurajoja si Dhomë e Biznesit të Diasporës që të fuqizoni rrethin, ta shtoni me sa më shumë anëtarë. Nuk ka kënaqësi më të madhe për ne kur u them jashtë dhe ndeshim shqiptarë të suksesshëm. Bëni pjesë, zgjerojeni netëork-un, është shumë e rëndësishme që të njohim njëri-tjetrin dhe të dimë rastet e suksesit sepse realisht kemi nevojë të dëgjojmë edhe për këngëtare te famshme shqiptare, kemi nevojë të dëgjojmë edhe për artiste të famshëm shqiptar por kemi nevojë të dëgjojmë edhe për gra sipërmarrëse të suksesshme që janë më dhjetra dhe me qindra nëpër botë, ndoshta jo aq shumë në sytë e publikut sa te parët por aq shumë të dashur dhe të rëndësishëm për të gjithë ne. Ndaj duke ju uruar një punë të mbarë ju falënderoj edhe një herë për ftesën ju them që në  parlament keni një derë të hapur ku nuk ka nevojë për trokitje. Faleminderit.