Erjon Veliaj për Samitin e Grave të Diasporës: Pjesa më e mirë e shoqërisë tonë

E enjte, 25 Prill, 2024

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij përshëndetëse në Samitin e Grave të Biznesit të Diasporës vuri në dukje se investimet dhe reformat e kanë bërë Tiranën një qytet ku një grua mund të bëjë biznes më lehtë. Duke folur për barazinë gjinore, Veliaj u shpreh se zonjat dhe zonjushat e Diasporës përbëjnë pjesën më të mirë të shoqërisë, sepse kanë parë botë, kanë parë se si funksionon mentalitet jashtë dhe mund të japin këtë impuls edhe në Shqipëri.

Fjala e plotë:

Këtë vit Tirana është kryeqyteti i rinisë është një mundësi e jashtëzakonshme për të treguar më të mirën tonë. Ne nuk jemi vetëm kryeqyteti europian i rinisë, ne në fakt jemi edhe kryeqyteti më i ri në Europë. Ka qene një shans i jashtëzakonshëm, rreth 1 mijë aktivitete në Tiranë. Ka qenë një mundësi për të promovuar atë që quhet brendi i Tiranës, brendi i Shqipërisë, ka qene një mundësi për të folur mirë për vendin tonë, një sport që nuk e praktikojmë qa sa do të duhet ose nuk e praktikojmë aq sa të tjerët praktikojnë sportin e tyre duke folur mirë për vendin e tyre. Sapo u ndava nga një takim me ambasadorin e Izraelit. Është një nga vendet që ka politikën më të polarizuar, politikën më agresive dhe debatet më të forta. Ama kur ti kalon kufirin e atij vendi të gjithë janë në unison për të folur mirë për vendin e tyre, për të thënë që vendi i tyre është vendi më i mirë në botë. Unë gjithashtu besoj që vendi ynë është më i miri në botë, por do të duhet që të gjithë ta praktikojmë këtë sport.

Edhe e shoh këtë Samit të Grave të Diasporës si pjesa më e mirë, pjesa më ilaç, më melhelm e një shoqërie tonë që shpesh herë është toksike. Mjafton të shohësh rrjetet tona sociale, të shohësh debatet në televizor jemi bërë pak toksik. Por nuk kemi arsye sepse gjerat kanë ardhur duke u bërë më mirë. Ja ku jemi sot në qoftë se më përpara ne bënim një qokë të vogël duke filluar buxhetet e para, sot kjo është bërë normë në të gjitha bashkitë e vendit, nuk është vetëm Bashkia e Tiranës, e bëjnë të 61 bashkitë e vendit. Sot jetojmë në qytet që është më i pastër, sot jetojmë në një qytet ku një grua mund të bëjë më shumë biznes, sot jetojmë në një qytet i cili respekton më shumë barazinë gjinore, sot kemi një qeveri e cila 75% të përbërjes së saj e ka zonja dhe zonjusha, sot jetojmë në një bashki të Tiranës ku 75% e stafit të bashkisë janë zonja dhe zonjusha. A jam duke thënë që çdo gjë është perfekte? Jo, çdo gjë nuk është perfekt. Por thoshin gjyshet tona “Mendo mirë dhe të bëhet mirë”. Dhe në qoftë se ne nuk promovojmë të mirën, po jemi gati ti nxjerrim sytë njëri tjetrit për gjënë më të vogël nuk shkon. Ndaj unë besoj fort që mesazhi që duhet të japim është “Nëse inkurajojmë njëri-tjetrin, nëse shtyjmë njëri-tjetrin, nëse i themi njëri-tjetrit jam krenare për ty, krenar për mënyrën se si po zhvillon një biznes, për guximin që ke për kurajën që ke për mënyrën se si ke çarë me gjithë vështirësitë, atëherë sigurisht që jemi duke vlerësuar dhe të tjera që ta ndjekin. Por nëse i kthehemi atij sportit të vjetër ballkanik ku themi “U bë kjo, të hapi kjo biznes”. Nuk funksionon kështu. Edhe unë besoj që tek zonjat dhe zonjushat e Diasporës kemi pjesën më të mirë të shoqërisë, sepse kanë parë botë, kanë parë se si funksionon mentalitet jashtë dhe unë besoj që mund të na japi këtë impuls.

Javën e kaluar ne patëm një super aktivitet në Tiranë që kishte të bënte me Nomadizmin Digjtal, me faktin që sot po ndryshon koncepti i punës, ajo që quhet remote work, pra puna që bëhet në distancë. Është diçka e jashtëzakonshme edhe na ka hapur neve një mundësi të jashtëzakonshme duke relaksuar pak ligjet tona, kur vjen puna te rezidenca. Pra nuk ka nevojë për 12 muaj, dikush të shkojë dhe të bëjë letrat nëpër polici, nëpër komisariate sepse sot Nomadizmi Digjital sjell një krah pune në Shqipëri. Të dikujt që po kërkon 300 e ca ditë me diell, një cilësi të lartë të ushqimit, një cilësi të lartë të stilit të jetesës etj. Dhe unë besoj që krejt papritur na është hapur një mundësi e jashtëzakonshme me Nomadizmin Digjital.

Mesazhi që duhet të dalë nga ky forum është Punë, punë, punë deri sa t’ja dalësh mbanë, me gjithë pengesat që dalin.

Besoj fort që vërtet ky forum të jetë ilaç. Të frymëzojë jo vetëm vajzat, zonjat dhe zonjushat të frymëzojë edhe djemtë sepse unë besoj që problemi më i madh i shoqërisë tonë nuk vjen nga kjo sallë, gratë zonjat dhe zonjushat janë pjesa më  e nderuar, më punëtore e shoqërisë tonë. Besoj fort që kemi një fuqi të jashtëzakonshme, që me këtë gjysmën e mirë të shoqërisë të rregullojmë dhe gjysmën tjetër, te kthjellojmë dhe gjysmën tjetër, të ndriçojmë edhe pjesën tjetër të shoqërisë. Kështu që i uroj shumë sukses këtij samiti. Ishte një kënaqësi e jashtëzakonëshme që na keni nderuar në Tiranë”.