Artemis Malo:Diaspora ura lidhëse që duhet të qëndiset nga duar të arta të grave

E premte, 26 Prill, 2024

E pranishme në Samitin e Grave të Biznesit të Diasporës zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtëme znj. Artemis Malo pohoi edhe një herë angazhimin serioz të institucionit për përfshirjen e cdo shqiptari të Diasporës në venlindje e sidomos në proçesin e mundësimit të Votës së Diasporës.

Fjala e plotë:

Fillimisht më lejoni të përcjell urimet më të përzemërta të ministres Znj. Olta Xhacka, nga SHBA, në javën më të ngarkuar të vitit diplomatik, në Këshillin e Sigurisë, në sesionin e 77 të asamblesë së përgjithshme të shteteve të bashkuara. Shqipëria do të vijoj të bashkëpunoj me partnerët për të adresuar krizat globale, suportin ndaj Ukrainës, si edhe të mbroj lirinë dhe demokracinë në rend global.

“Unë kam zemrën dhe karakterin e një mbreti”, tha mbretëresha Elizabeta I. Kjo shkon për të gjitha ju, për ne, për çdo grua që nuk hesht e nuk ndalet.

Samiti i gruas së diasporës shqiptare, tashmë është kthyer në traditë, dhe këtu dua të ndalem të falenderoj me mirënjohje një burrë, jo një grua. Z. Pandeli Majko, si themeluesi dhe nismëtari i rëndësisë së munguar, kushtuar paketave të Diasporës, ndër vite.

Në fakt, pas më shumë se një dekade bashkëpunimi me Z.Majko, më është dashur shpesh të ndalem dhe të kërkoj konsulencën e tij. Ajo që më ka thënë me fisnikërinë e tij të personalizuar, ka qenë për mua pjesë e krenarisë time , në rrugëtimin tim modest, duke më frymëzuar dhe ndërgjegjësuar më shumë: ti je nënë e dy vajzave, kjo flet shumë.

Sot bota ka ndryshuar shumë. Sot ne jemi mbledhur këtu për dy arsye madhore. Për të bashkuar forcën femërore në lindje dhe evoluim të produkteve inovative, sic vetëm gratë mund të prodhojnë. Por edhe për të përqafuar njëra tjetrën në rrugëtimet tona, me qëllimin e përbashkët, promovimin dhe rrjetëzimin e sukseshëm të rolit të gruas në diasporën shqiptare.

Nuk na lejohet sot, të harrojmë që jemi trashëgimtare të grave të fuqishme revolucionare në historinë e vendit tonë. Le ta bëjmë emrin e vendit tonë më të fuqishëm aty përtej kufijve, me atë që vetëm gruaja prej Shqipërisë mund të përfaqësojë.

Edhe vetë tema, tregon rëndësinë e vecantë të kontributit femëror në këto kohë krize globale.

Gruaja për zhvillim të qëndrueshëm, i ka bazat tek e përditshmja e saj.

Qëndrueshmëria vetë, duket të jetë femërore, në një potencial prej 1/3 e popullsisë që jeton në diasporë. Diaspora po përfaqësohet! Diaspora po bashkohet! Diaspora po bashkëpunon! Diaspora po afrohet!

Kjo duket aq bukur në këtë sallë vlerash Shqipërie që demostrojnë jo vetëm vlerë ekonomike, por mbi të gjitha, SOCIALE.

Ne po punojmë për realizimin e votës së diasporës. Vota do të ofrojë një lidhje akoma më të madhe me Shqipërinë tonë! Gjithashtu në trajtim e sipër është edhe ligji për amnistinë fiskale, ku edhe Diaspora është një ndër shtyllat përfituese të këtij draft ligjji.

MEPJ ka një angazhim shumë serioz në përfshirjen e cdo shqiptari të diasporës, në votimet e ardhshme. Kjo e drejtë e pamohueshme, është e padiskutueshme në shprehjen e vullnetit për të përcaktuar të ardhmen e vendit. Kjo nuk mund të realizohet kurrsesi pa bashkëpunimin e ngushtë të secilës prej nesh. Shqiptarët kudo jetojnë, thirren, luten dhe ftohen të evidentohen. Thëne ndryshe, mikesha të nderuara, është domosdoshmëri një regjistër evidentimi për diasporën. Përfaqësitë tona diplomatike janë në nismën e një fushate sensibilizuese në këtë kuadër. Shërbimet tona po japin rezultate të dukshme, në ishuj, në qytete të vogla, por sigurisht edhe në kryeqytetet e mëdha ku shqiptarët janë rezidentë në shifra jo të pakonsiderueshme.

Numri më i madh i aplikimeve vjen nga nënat e reja, gratë e moshuara por edhe shtatzane. Pa dyshim në të gjitha përfaqësitë tona, është prioritet shërbimi ndaj grave, duke shmangur pritjet apo qoftë edhe nëpërmjet komunikimit elektronik. Stafi i MEPJ, si brenda insitucionit, duke u nisur që nga drejtimi i ministrisë, përbëhet nga 3 gra dhe kryesisht 80% të drejtueseve gra, si edhe dr e AKD, që është institucion vartësie. Për sa i përket stafit mbështetës, këtu bëhet fjalë për gra të diasporës shqiptare, të pozicionuara në shërbime operative, konsullore, asistence, të rekomanduara nga vetë komuniteti i evidentuar zyrtarisht në cdo shtet.

Energjia, besimi, dhe përkushtimi që karakterizon gruan shqiptare, janë disa nga vyrtytet e shumta që do të shfrytëzojmë për të përndritur vendin tonë dhe të gjithë bashkëatdhetarët tanë që e vlerësojne dhe nderojnë atë. Dhe drita jonë mund të shkëlqejë përtej kufijve, në ndricimin mbarëkombëtar. Prandaj, bashkëatdhetaret e mia, mos pyesni më se cfarë mund të bëj vendi juaj për ju, por pyesni se cfarë mund të bëjmë ne të gjitha bashkë për të.

E rritur përmes Shqipërie e Greqie e Qiproje, u kalita me reflexin e fenomenit herë diskriminues e herë të pastabilizuar lokalisht. E di fort mirë se rrugëtimi tuaj ka kaluar nëpër dallgë, personale dhe profesionale. Pikërisht kjo pasojë e një shpërthimi eksodi, na ka bërë më të zonjat , më praktike, më të matura, por dhe më të mirat në kategorinë e grave në botë.

Në fund, qofshi ju, gratë e diasporës shqiptare, apo qytetare të mbarë botës, që do të kërkoni nga atdheu juaj të njëjtat standarte force dhe sakrifice, sic sot kërkohet nga ju. Duke pasur vetëm një shpërblim, ndërgjegjen tonë si vajza, gra, nëna e motra, me historinë që do të lem pas, si të vetmin gjykatës të veprimeve tona.

Ndaj edhe dua të theksoj rëndësinë dhe nevojën për politika, iniciativa dhe angazhime të cilat synojnë ndërgjegjësimin sa më shumë në sektorin privat për rolin thelbësor të gruas në sipërmarrje dhe nevojën për inkurajim të diversistetit gjinor në nivelet më të larta të menaxhimit.

Dhe patjetër jam e bindur se ky Samit do të ketë konkluzione të cilat do të kthehen në korrnizë orientuese për ne dhe për bashkëorganizatorët, të cilët jam e nderuar që i kemi.

Të nderuar pjesëmarrës, Të nderuar të gjithë Ju që po përkushtoni kohë dhe po ndiqni online këtë samit; Diaspora është potenciali, gruaja është zhvillimi i qëndrueshëm. Ndaj me Ju kënaqësinë për t’ju ndjekur sot me vëmëndje.

Përgëzo partnerin Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare për të gjitha nismat e marra dhe rrjetëzimin e arritur në kaq pak vite egzistencë. Falenderoj në përfundim, një grua të palodhur, që e ka buzëqeshjen xhevahirin e saj më të bukur, në cdo situatë. Një mike të shtrenjtë, pa të cilën shumë pak do ishin realizuar dhe aspak nuk do ishin perfeksionuar. Elisabeta Katiaj, vajza, nëna dhe kolegia, që ka harruar të thotë jo, ka harruar të thotë u lodha, por nuk ka harruar në asnjë moment se Diaspora është ura lidhëse që duhet me patjetër të qëndiset nga duar të arta, sigurisht punë serioze që janë vetëm për gra. Faleminderit nga zemra.