Samiti i Grave të Biznesit të Diasporës mbledh qindra sipërmarrëse në Tiranë

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare po mban sot Samitin e Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës. Tema e këtij viti “Gruaja për Zhvillim të Qëndrueshëm” ka mbledhur më shumë se 100 gra sipërmarrëse të suksesshme shqiptare dhe në Diasporë.

Nënkryetarja e dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Znj.Elisabeta Katiaj  në fjalën e saj hapëse tha se ky samit i tretë synon të ofrojë mbështetje për sipërmarrëset e Diasporës dhe komunitetin lokal të biznesit. ”Është e rëndësishme që femrat sipërmarrëse të mbeten të angazhuara dhe të lidhura me drejtuesit e biznesit për mbështetje të vazhdueshme, ndarjen e përditësimeve të tregut si dhe evidentimin e mundësive dhe praktikave më të mira” tha ajo.

I pranishëm Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani tha: “Me shumë kënaqësi po marr pjesë sot në këtë Samit të organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, në këtë ngjarje të rëndësishme me ju sipërmarrëset e suksesshme shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë diasporën shqiptare. Shoqëria shqiptare këtu në trojet tona, por edhe në Diasporë, ka pasur kurdoherë nevojë për zhvillim e forcim dhe ju gratë sipërmarrëse jeni komponentë që po e bëni shoqërinë tonë më të qëndrueshme dhe më të fortë.

Gjatë punës dhe eksperiencës sime mbi 50-vjeçare në Europë e në mbarë botën, kam parë, takuar e njohur zonja fort të nderuara, të cilat kanë qenë një nga shtyllat kryesore të shoqërisë sonë.

Ato i kanë dhënë zë diasporës shqiptare.

Dhe sot, jeni ju Zonja të suksesshme e me emër që e lartësoni çdo ditë e më shumë emrin e Shqipërisë.

Puna juaj si sipërmarrëse sjell të mira për gjithë shoqërinë. Ju jeni shembull frymëzimi për shumë e shumë të reja, për ta bërë jetën e tyre më mirë dhe për t’i shërbyer vendit e trojeve tona me dinjitet”.

Samiti organizohet në bashkëpunim me Qendrën për Ndërmarrjet Ndërkombëtare Private (CIPE), Qendrën për Fuqizimin Ekonomik të Grave (CWEE), Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.