Dhoma e Biznesit të Diasporës konsolidon bashkëpunimin me GIZ

E premte, 26 Prill, 2024

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe ekspertë të kthyer nga Diaspora, në kuadër të Programit Global të GIZ Albania “Migracioni & Diaspora” financuar nga Qeveria Gjermane dhe zbatuar nga GIZ” kanë zhvilluar një takim ku ndanë informacione për fushat e përbashkëta dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.

Kryetari i Dhomës së Biznesit z.Ardian Lekaj duke vlerësuar këtë takim i ftoi ekspertët t’i bashkohen projekteve dhe aktiviteteve të kualifikimit të mëtejshëm, rrjetëzimit dhe iniciativave sipërmarrëse të Dhomës, për të krijuar mundësi të reja personale zhvillimi.

Ndërsa znj. Suela Kalia, këshilltare pranë GIZ për ekspertet e kthyer dhe bashkëpunimin me Diasporën, me entuziazëm u shpreh se këta ekspertë janë integruar më së miri në institucionet ku ata janë pranuar, dhe se edhe vetë institucionet kanë shprehur interes për të vazhduar bashkëpunimin me ta edhe pas përfundimit të periudhës së mbuluar nga Programi “Migracioni & Diaspora”, çka do të thotë se Shqipëria i ka mirëpritur dhe i ka vlerësuar më së miri këta të rinj, për kontributin e dhënë në zhvillim të sektoreve të ndryshëm.

Ekspertët u njohën nga Nënkryetarja Znj. Elisabeta Katiaj dhe Znj. Soana Jaupllari me misionin e Dhomës së Biznesit të Diasporës, me projektet dhe aktivitetet e Dhomës si; “Samiti i Tretë i Grave të Biznesit të Diasporës”, “Bright Minds Albanian Worldwide Aëards”, programin e trajnimeve dhe projekt propozimet për mundësitë e investimit privat me shqiptarë nga Diaspora.

Një prej temave të diskutimit ishte edhe zhvillimi i një sipërmarrje të vogël në shërbim të zhvillimit? Ku Dhoma është duke krijuar grupin e punës për të kryer një studim specifik për inciativa investimesh, duke u konsultuar edhe me kompani presitigjoze ndërkombëtare anëtare të saj, për të sjellë një produkt, i cili mund t’i vijë në ndihmë të gjithë të rinjve të Diasporës.

Takimi u mbyll me një ftesë të hapur për ekspertët e rinj për të kontribuar me module trajnimi për anëtarët e Dhomës, me qëllim transferimin e njohurive të marra gjatë formimit të tyre profesional në Gjermani tek sipërmarrja në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 