Historia dhe vlerat e kulinarisë shqiptare

E shtunë, 18 Maj, 2024

Përshendetje Miq dhe Mikesha

Mirë se vini në Panairin e ushqimit tradicional Shqiptar në Stockholm.

Duam të falenderojmë që në fillim zonjat për përgatitjen e pjatave tradicionale shqiptare. Një falenderim shkon edhe për shoqatën “Teuta” në Stockholm për nismën e marrë për organizimin e këtij eventi unik për shqiptarët në Suedi dhe sigurisht faleminderit pa masë edhe për të gjithë ju që merrni pjesë takime të tilla, duke dhënë mbështetje nëpërmjet pranisë dhe kontributit tuaj!

Faleminderit!

Arsyeja që jemi mbledhur sot këtu është dhënia e një mesazhi të rëndësishëm, i cili shkon në favor të promovimit të kulturës dhe traditave tona, duke na bërë që të mendojmë se sa e rëndësishme është të mos humbasim identitetin tonë si shqiptar, pavarësisht se jetojmë jashtë trojeve tona. Edhe pse në tokë të huaj kultura, tradita dhe vlerat kombëtare duhet të na shoqërojnë dhe të jenë pjesë e jetës sonë çdo ditë, sepse ato janë pjesë e formimit tonë shoqëror, pjesë e asaj që ne ndihemi dhe jemi sot.

Sa i përket kulinarisë, për të cilën jemi mbledhur sot, ekziston një shprehje:  “Ne jemi ajo ç’ka ne hamë”. Në të vërtetë nëpërmjet pjatave tona ne shprehim se jemi vërtet mikpritja, shija, memoria,  tradita dhe pjesë e njerëzve me të cilët kemi rrugëtuar në jetë. Pra ne jemi plot dashuri e ëmbëlsi, pikërisht sikurse këto pjata që kemi servirur për ju sot.

Me anë të këtij panairi, ne duam të promovojmë jo vetëm kulinarinë dhe traditat shqiptare, të cilat janë kaluar brez pas brezi, por edhe një pjesë të historisë së evolumit të tyre. Kjo, pasi që në shumë zona apo familje, këto pjata janë modifikuar kohë pas kohe sipas mundësive dhe rrethanave, duke hequr apo shtuar përbërës, por gjithmonë duke mbajtur bazën e njëjtë. Në këtë panair do mund të shijoni pjatat tradicionale shqiptare, duke nisur nga turshitë deri tek glikotë.

Le të flasim pak për historinë e kuzhinës shqiptare

Çdo popull në kodin familjar, kulturën dhe traditën autoktone kombëtare ka ushqimin dhe mikpritjen.  Ne shqiptarët njihemi për mikpritjen e jashtëzakonshme. Këto vlera janë të trashëguara brez pas brezi, dhe vijojnë të trashëgohen edhe sot kudo që ndodhen shqiptarët. Të ushqyerit në thelb, përveçse nevojë fiziologjike e njeriut, është gjithashtu kulturë, traditë dhe pjesë e identitetit të tij.

Populli ynë që në kohët e lashta njihet si popull i cili ka ditur të kujdeset për veten. Në shkrimet e gjetura të shekujve më parë, ilirët njiheshin si popull që dinte të ushqehej mirë dhe përgatiste ushqime të shëndetshme me shumë vlera, si nga ana e përbërësve, por edhe sa i takon kënaqësisë së tavolinës që mbledh njerëzit bashkë.

Këtë e tregojnë në veprat e tyre edhe shkrimtarët e lashtë si Herodoti, Hesiodi dhe Aristoteli.

Në dorëshkrimet e Herodotit (historian dhe gjeograf) thuhet se ilirët jetonin në shtëpi të ndërtuara afër lumenjve nga ku kapnin dhe gatuanin peshk të freskët, ndërsa sot dihet se prodhimet e detit janë të pasura me Omega 3 që nxit zhvillimin e trurit e për pasojë gjenetikisht përcjell mençurinë shqiptare brez pas brezi.

Ndërsa në dorëshkrimet e Hesiodit, poeti flet për tokën pjellore ilire dhe drithërat që prodhonin.

Ndërsa Aristoteli fliste për mjaltin më të mirë të bërë ndonjëherë që e provoi në tokën Ilire.

Fatkeqësisht, për ne kanë folur gjithmonë fqinjët apo të huajt që na kanë vizituar, ndërkohë që ne e kemi lënë pas dore promovimin e vlerave tona. Ndoshta kjo edhe si pasojë e të gjithë konflikteve dhe luftrave historike, që e kanë çuar kombin shqiptar në përballje e rrjedha të ndryshme. Gjithsesi, bashkë me luftën për të mbijetuar, për të mos u asimiluar nga pushtuesi, populli ynë është munduar të ruajë edhe traditën e të ushqyerit. Kuzhina jonë ka një vend të rëndësishëm në kuzhinën ballkanike, ndërkohë që traditat e gatimit ndahen në zona të veçanta, sipas burimeve natyrore që secila zonë ka pasur.

Bazat kryesore të kuzhinës shqiptare janë: drithërat, petkat, jufkat, kuleçtë, trahanaja, byrekët apo pitet dhe lakrori.

Mishi gjithashtu zë një vend të veçantë, duke patur rol kryesor në pjatën shqiptare, pasi siç e dimë në traditën tonë, për të respektuar mikun që të nderon me vizitën e tij, në sofër do t’i servirej copa më e madhe dhe me e mirë e mishit.

Nëse flasim edhe për kodin e ushqimit, është një fakt i patjetersueshëm se nëpërmjet ndarjes së bukës në tavolinë, shqiptaret jepnin edhe mesazhe të caktuara, të tilla si: a je apo jo i pranuar edhe më tutje në këtë familje, nëse ka apo jo një konflikt që duhet zgjidhur, apo nëse je apo jo i mirëpritur dhe krahëhapur.

Bulmeti gjithashtu zë vend të rëndësishëm pasi përdoret kudo. E kush nuk e ha byrekun me dhallë apo specat me gjizë?!

Peshku përdoret në zonat ujore dhe bregdetare, por tradicionale kemi tavën e krapit në Shkodër dhe të koranit në Pogradec, pa lënë anash gatimet e Durrësit, Vlorës e Sarandës.

Pijet qe dominojnë tryezat shqiptare janë rakia, e cila vjen në disa versione siç është kumbulla, thana, mani, manaferra (kemi qenë shumë kreativë me rakinë). Gjithashtu vendi jonë prodhon dhe birrën dhe verën. Ndërkohë që nënat tona kane qenë shumë kreative edhe me pijet freskuese në orët e gjata të verës së nxehtë, kur vendin kryesor e zë lëngu i bere me petalet e trëndafilit. Ndërkohë që fëmijërinë e shumicës nga ne e kanë shoqëruar edhe çajrat e nxehta të oshafit, rigonit, çajit të malit, të cilat nuk përdoreshin vetëm si shoqërues mbrëmjesh të ftohta, por edhe si shërues natyralë për sëmundje e viruse të ndryshme.

Kur flasim për ndarjen ne zona do të gjejmë:

Kuzhinën e Veriut nga Mitrovica deri poshtë në Krujë, ku dominon misri dhe mishi

Kur flasim për ushqimin, udhëtarët mund ta ndajnë vendin në tre rajone.

Në Veri, lënda e parë është misri, i cili përdoret më së shumti për bukë por edhe për gatime nga më të kripurat deri tek të ëmblat. Klima në Shqipëri është e mirë dhe kjo favorizon rritjen e perimeve të ndryshme dhe frutave të freskëta. Por më së shumti ju do të shihni dhe provoni të gatuara patate, karrota, lakra, fasule, qepë, hudhra dhe arra. Pjatat tradicionale në Veri përfshijnë mish dhe perime, makarona, pulë, oriz, suxhuk (një gatim vendas i ngjashëm me sallamin), dhe petulla. Nëse vizitoni Shkodrën, ju do të keni mundësi të shijoni gatime të llojeve të ndryshme me krap falë shumë liqeneve dhe lumenjve aty pranë. Në Prizren psh kemi flinë, një gatim me bazë brumin që dekadat e fundit po pëlqehet shumë në të gjitha trojet shqiptare.

Kuzhina e Shqipërisë së Mesme shkëlqen me shpendët dhe gjethet e jeshilta

Shqipëria e Mesme ka llojin e tokës që rrit vetëm disa lloje të perimeve. Por më së shumti dominojnë shpendët, të cilët kryesojnë edhe gatimet e Shqipërisë së Mesme, si pata, pula dhe gjeldeti. Gjithsesi rajoni ka një kuzhinë të pasur ku përdoret edhe peshku për shkak të afërsisë më detin. Përdoren shumë vezët, spinaqi, lakra, hithra, mëlçia dhe gjiza. Tava e kosit e Elbasanit është një gatim që ju nuk duhet të humbisni. Gatuhet duke pjekur mishin dhe kosin bashkë.

Jugu me djathërat e shijshëm

Pjesa më e madhe e bagëtisë rritet në rajonin jugor të Shqipërisë, që do të thotë që produktet e qumështit dominojnë gatimet e zonës. Jugu është i njohur për djathrat fantastike të forta, të buta dhe të trashë. Klima është më e ngrohtë këtu dhe frutat dominohen nga agrumet dhe ullishtat që janë të përhapura në të gjithë zonën.

Rajonet e tjera që vlen të përmenden janë ai Beratit, ku do të gjeni plantacione më të mëdha të fikut ballkanik dhe te ullinjve me famë botërore.

Prodhimet e fikut dhe fiqtë e thatë janë gjithmonë një dhuratë e zakonshme në këtë qytet. Myzeqeja njihet për gjeldeti, ndërsa përgjatë Rivierës Shqiptare do të gjeni mundësi fantastike për gatime me prodhimet e detit gjatë gjithë vitit.

Vlen të përmendet se pjesa më e madhe e Shqipërisë ka terren malor, rreth 70% e saj. Në fshatra të vendosura në lartësi përdoren organe shtazore. Në shumë vende, zorrët dhe koka përdoren si pjesë e gatimeve tradicionale, duke nxjerrë pjata të mrekullueshme si kukureci, paçja e shumë të tjera.

Për të mos e zgjatur më shume, sepse e shoh që po ju lëshon goja lëng, iu ftojmë që pas pak minutash të provoni gatimet e ofruara sot këtu, të cilat zonjat tona i kanë bërë me shumë dashuri.

Iu bëftë mirë.

*Fjala e mbajtur nga Gentiana Gjyshka në Panarin e ushqimeve shqiptare, Stockhom 26 gusht 2022

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 