Të pikturosh atë që ndjen…

E shtunë, 4 Maj, 2024
E shtunë, 4 Maj, 2024

Të pikturosh atë që ndjen…

Piktori Resul Jusufi rrëfen për Diellin e Vatrës në New York, projektet e së ardhmes, emocionet, numrat, ngjyrat, ndjejat, filozofinë e artit dhe fuqinë e shëndërrimit të numrave në një emocion të veçantë në pikturë. Në një rrëfim ekskluziv për Diellin artisti Resul Jusufi zbulon për publikun hapjen së shpejti të Ekspozitës personale në New York dhe analizon pikturat e tij në akrilik, në kanavacë, karton e letër ku spikat stili i pikturave si ekspresionizëm abstrakt.
BOTA SI NJË VEND KU ARTI ËSHTË DOMOSDOSHMËRI
Arti është jetë por edhe jeta është art. Arti është ushqim shpirtëror për njeriun, jeta do të ishte vërtetë e varfër pa të, nuk do të kishte kuptim mendoj unë. Ai është memorizuesi më i mirë i kohës që ne e jetojmë. Nuk mund ta imagjinojë jetën pa art. Ura me e mirë, dhe më e lehtë e komunikimit mes njerëzve dhe e largimit të stereotipeve mes tyre, mendoj që është ajo përmes artit. Arti në kuptimin filozofik është gjithçka e menduar nga mendja e njeriut dhe e bërë nga dora e tij. Arti i përket universales, e ka fuqinë dhe magjinë përtej asaj që ne mund të mendojmë.
TË PIKTUROSH ATË QË NDJEN, JO ATË QË SHEH
Pikturoj atë që ndiej jo atë që shoh, i pikturoj ndjenjat jo objektet. Ndikimi, inspirimi për të bërë një pikturë për mua është e para vetë jeta, mund të jetë një shëtitje në natyrë, degjimi i zërit të zogjëve, shushurima e gjetheve, një bisedë e mirë me një mik, një libër me poezi, një film, një këngë, shfaqje teatri, filmi, vizitë në galeri etj. Është pak e vështirë të vlerësoj vetë pikturën time. Po tregoj ato që kam degjuar nga piktor, kolegë, kuratorë po citoj: “piktura jote Resul është unike është e veçantë”. Të pëlqyerit është relative dikush e pëlqen e dikush jo, mendoj kjo eshte shumë normale. Nese mund te theksoj një karakteristikë në pikturen time kisha me thënë janë numrat që përdori në pikturë, sidomos këto vitet e fundit. Ashtu natyrshëm ka ardhur tek unë përdorimi i numrave në pikturë. Shpesh më pyesin çfarë simbolizojnë numrat në pikturën tënde, u them numrat që shihini në pikturë ata nuk janë më numra por jane emocione.
SUBJEKTI, KONCEPTI, MESAZHI I ARTIT TË RESUL JUSUFIT
Pikturat e mia janë në akrilik, disa janë në kanavacë, karton e letër. Stili i pikturave është ekspresionizëm abstrakt. Pikturoj sepse më bën të ndihem mirë. Nëpërmjet artit kam mundësi t’i njohë të panjohurat e jetës. Gjithashtu dua të tregoj përmes ngjyrave formave abstrakte që pozitiviteti duhet jetë triumfues në jetë. Në shumicën e rasteve pikturave nuk i’u vendos tituj, nga që mendoj se i kufizoj ato duke i vënë një emër. Stili i pikturave është i tillë dhe e kërkon që ato të jenë të lira. Tjetra është secili që do të ketë mundësi t’i shikoj pikturat, të ndiejë në mënyrën e vetë jo duke u bazuar ne titull. Koncepti është një ndërthurje mes lojës me ngjyrat drejt pikës maksimale të asaj që ndiej, mendoj, në një situate apo rrethanë të caktuar. Mesazhi eshte që kurrë mos ndalo së menduari pozitivisht, pvarësisht në çfarë rrethane, situate mund të jeshë, gjithashtu dua të përcjellë edhe meszhin “paqe dhe dashuri për të gjithë njerëzit e botës kudo që jetojnë ata”.
RAPORTET: DRITË – ERRËSIRË, JETË – VDEKJE NË PIKTURË
Pa dritë nuk ka jetë, drita është e domosdoshme për jetën. Mund të them shkelëqimi i dritës dominon në shumicën e pikturave te mia. Siç e theksova dhe më herët, arti im është i orientuar drejt pozitivitetit, duke kerkuar forma të reja përmes kompozimit me ngjyrën si dhe lojës me numrat drejtë një llogaritjeje abstrakte.
TË EDUKOSH PËRMES ARTIT…
Rruga më e mirë për të promovuar vlerat njerëzore, mendoj se është përmes artit dhe kulturës. Ndërgjegjësimi i shoqerisë ndaj fenomeneve negative më lehtë arrihet përmes një vepre arti, çoftë pikturë, film, këngë etj. Unë mendoj që arti në vetëvete e ka karakterin edukues, informues, por edhe provokues. Duke na shtyrë që të mendojmë, dhe në kët mënyrë arti na orjenton drejt së panjohurës.
ARTI SI ZHVILLUES I AFTËSITË KRIJUESE
Arti është ndjenjë, imagjinatë, sa më shumë të punojmë me imagjinatën, krijojmë vepra arti, na shpie drejtë rrugës së vetëdijësimit për gjërat e pa njohura, duke na i bërë të njohura, si dhe na ndihmon të ngritemi në nivele më të larta në drejtim të vlerave njerëzore.
ANGAZHIMET PROFESIONALE TË PIKTORIT RESUL JUSUFI
Para një muaji isha në Lituani, isha pjesë e ekspozitës kolektive në muzeun Rokiskis. Gjithashtu në qyetetin Kaunas pata shumë takime me artist të ndryshëm, vizitova disa galeri dhe muze. Në galerinë “BALTA” pata dhe një diskutim me artistët e qyetetit lidhur me artin dhe ne veçanti pikturen. Ide për projekte të reja,plane mendoj se ka çdo artist. Tash së fundmi kam marre një ftesë zyrtare nga një Galeri në Manhattan të New Yorkut. Ndonjëherë për artistin është pak e vështirë në mënyrë individuale të shfaqë artin e tij pa mbështetje institucionale e sidomos për një artist shqiptar në një vend të huaj larg atëdheut nuk është e lehtë. Por kam besim dhe do të përpiqem të bëj zgjidhje që të realizohet kjo ekspozite në New York.
ARTI SI PIKËTAKIM KULTURASH, TRANSFORMIMESH DHE IDESH
Takimet në ngjarjet kulturore, si festivalet e filmit, teatrit, bienalet, ekspozitat, janë ngjarje që gjithmonë sjellin risi në rrafshin kulturor. Takime me artistë nga vende e kultura të ndryshme , shkëmbimi i përvojave me ta janë shumë frymëzuese për atistin. Pastaj dhe komunikimi direkt me publikun i japin artistit një shtysë të madhe drejtë kreativietit, kërkimeve për vepra dhe projekte të reja artistike.
KUSH ËSHTË ARTISTI JUSUFI SI AMBASADOR I PIKTURËS E KULTURËS SHQIPTARE NË AUSTRI
Prej disa viteve jeton dhe krijon në Graz të Austrisë, ka pasur disa ekspozita individuale dhe kolektive në galeri të ndryshme të qytetit, si dhe në disa vende alternative, vlen të përmendet instalacioni “këpuca e vetmuar “ e vitit 2018. Eshtë anëtar i shoqatës së piktorëve të qytetit të Grazit “KUNSTLERBUND “ (është një shoqatë thuaj se me traditë 100 vjeçare ). http://www.kuenstlerbund-graz.at/web/?c=kuenstler…. Gjithashtu dhe në Vienë është antëar i shoqatës së piktorëve “iG bildendekunst “ https://igbildendekunst.at/en/service/iaa-card/. Ekspozita e parë ka qenë në galerine e qyetit Chienow Poloni viti 1998, që nga ajo kohë ka pasur disa ekspozita individuale dhe kolektive në vende të ndryshme si në: Kosovë (në galerinë kombëtare të Kosovës, në vitin 2007 dhe 2008 ishte i nominuar për çmimin Myslim Mulliqi), Gjermani, Shqipëri, Kroaci, Poloni, Korenë e jugut, Taivan, Lituani, Austri, Zvicerr, dhe eskpozita e ardhshme do të jetë në Itali festivali ndërkombëtar i piktures “SORRENTO” 2022 https://www.syart.it/…/syart-sorrento-festival-vi…/, që do të mbahet në tetor, marrë pjesë me tri piktura. Ka pasur fatin të vizitojë disa nga ekspozitat e piktorëve më eminent Austriak , e t’i takoj e të bsiedoj me ta në ekspozitat e tyre si : Hermann Nitsch, Christian Ludwig Attersee, Günter Brus, fotografin e mirënjohur Robert SACKL https://www.sackl-kahr.com/ad-personam/. E shumë artistë të tjerë, kurator, galerist, perfaqesues të kultures së qytetit te Grazit e të vienes. Takimi në nivele të tilla akademike, bisedat me ta rreth artit në Shqipëri e në Kosovë , e në përgjithësi për artin, ka qenë kënaqësi dhe nder për z.Jusufi. ai fitoi çmimin për arritje profesionle si dhe promovimi i paqes përmes artit të tij në festivalin “Peace Again”, Geoje , Koreja e Jugut , 2021 WCA (World contemporary art) në Hong Kong viti 2019, pjesëmarrës mbi 50,000 artist nga 147 vende, z.Juzufi u shpall “artist of the week”, gjithashtu është përzgjedhur një pikturë e tij “painting of the day”. https://www.instagram.com/p/B0cn3x5gkS0/?hl=en
Resul jusufi i lindur në vitin 1968, në Kosovë. Ka studuar në fakultetin teknik në Prishtinë për ndërtimari pastaj ka studiuar në akademinë e arteve të bukura në Tiranë për Teater (aktor ), si dhe ka studiuar në akademinë e filmit dhe të televizionit per regji filmi në Vrshavë të Polonisë. Ka botuar një dramë moderne me titull “NESER” (histori pa histori), botuar nga Shtëpia botuese “FAIK KONICA” Tiranë në vitin 1995. Resuli ka realizuar disa shfaqje teatarale me pantomimë në Kosovë e Poloni. Gjithashtu ka realizuar disa instalacione, videoinstalacione, filma të shkurtër, perfomansa etj Ka realizuar, organizuar shumë workshope në shumë vende të ndryshme të Evropës. Resuli verpron si artist i pavarur, me kohë të plotë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 