eGo Mobile/ Familja Destani nisi sot një erë të re investimesh në Tetovë

E enjte, 25 Prill, 2024

Në Tetovë është vënë sot gurëthemeli i një fabrike të re, një investim mbi 150 milion euro i familjes Destani që synon të ketë mbi dy mijë të punësuar.

Gjatë ceremonisë së sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe “NEKST E GO MOBILE”, nënshkruan marrëveshje për investim të ri, që parashikon prodhimin e plotë të automobilave elektrikë eGo.

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të nisjes së punimeve për fabrikën e parë të e.GO Mobile”  në Maqedoninë e Veriut  sipërmarrësi Lazim Destani tha se ky projekt nuk është investimi tij i parë në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin tonë, por gjithsesi është investimi më i veçantë deri më tani.

“Dita e sotme për mua është një ditë historike. Është e këtillë, pasi biznesi ynë e sjell edhe këtu një industri inovative si kjo e prodhimit të makinave elektrike, makinat e së ardhmes. Si sot para 50 vitesh mora rrugën e mërgimit drejt Gjermanisë për më shumë mundësi pune, e sot ndihem shumë i lumtur që po sjellim mundësitë e Gjermanisë këtu. Arsyeja që më gëzon më së shumti është fakti që në këtë fabrikë do të punësohen shumë të rinj e të reja.  Bashkëshortja ime, Rasimja, dhe unë ndihemi të lumtur që edukimi dhe porositë tona kanë zënë vend tek djemtë tanë dhe me veprat e tyre na bëjnë shumë krenar, sidomos me përkushtimin e tyre ndaj vendlindjes” tha ndër të tjera në fjalën e tij përshëndetëse z. Destani.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut z. Dimitar Kovaçevski e cilësoi këtë ditë si një ditë ku rezultatet e mundit të investuar bëhen të dukshme.

“Sot do të hidhen themelet për investimin, i cili vetëm në fazën e parë peshon 130 milionë euro dhe do të hapë të paktën 890 vende të reja pune të paguara mirë.

Ky investim është i një rëndësie të madhe për shtetin, por edhe për ekonominë lokale dhe zhvillimin e potencialit njerëzor në Tetovë dhe në vend. Me këtë investim të rëndësishëm, Maqedonia e Veriut edhe një herë konfirmon se është një vend që ofron kushte të shkëlqyera për investitorët, me një klimë të qëndrueshme ekonomike dhe politike në të cilën kompanitë ndërkombëtare si “NEKSTE.E.GO” kanë një partner të besuar. Ajo që veçanërisht më gëzon është se për herë të parë në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë. Në Maqedoninë e Veriut deri më tani prodhoheshin pjesë për vetura të markave botërore, por tani kemi prodhimin e plotë të produktit final pikërisht këtu. Kjo është një punë vërtet e madhe” tha ai.

Edhe në këtë ditë të rëndësishme sipërmarrësi Lazim Destani përsëriti thirrjen e tij për investitorët nga Diaspora që të kthejnë sytë nga vendlindja.

“Ashtu siç e kam përmendur, po e përsëris edhe me këtë rast se afaristët, sidomos investitorët nga Diaspora, e kanë për obligim të realizojnë investime në rajonin tonë.  Andaj le të punojmë edhe më shumë për ta mbajtur rininë tonë këtu. Le ta shijojmë së bashku futjen e Maqedonisë së Veriut në hartën e vendeve me teknologji të avancuara të prodhimit të veturave elektrike”,  tha ai duke falënderuar gjithë ekipin që punoi për këtë projekt, si dhe autoritetet zyrtare të vendit për mbështetjen pa rezervë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në fjalën e tij tha se, “sot ndajmë një gëzim të madh, prodhimin e makinave elektrike në vendin tonë. Ka qenë një punë e angazhim i madh i Z.Lazim Destani, që ky investim të vendoset në vendin tonë. Mirënjohje kompanisë që zgjodhi 13 gushtin, datën e Marrëveshies së Ohrit për nisjen e ndërtimit të kësaj fabrike”.

Ndërsa Ministri i Finanave të Maqedonisë, Fatmir Besimi, duke përsëritur fjalën e Z.Destani tha “është mjaft e rëndësishme për vendin tonë, që diaspora të sjellë këtu investimet e veta”. “Kur kemi diskutuar për herë të parë dhe në vijim për këtë projekt, ka pasur shumë skeptikë, por edhe inkurajues. Por, ne, së bashku ia arritëm dhe ku jemi sot, kur po inaugurohet dhe nisja e punimeve”, tha Besimi.

Kolegu i tij, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi e cilësoi si ditë historike për Maqedoninë e Veriut. “Në ekonomi është shprehja e efektit të topit të borës. Me lëvizjet e saj ajo bëhet më e madhe dhe më e shpejtë. Investimi prej 130 milionë eurosh është shtysa dhe nxitja e shumë të tjerëve, është lëvizja që e fut vendin tonë në listën e investimeve të gjelbra”, tha Bekteshi, sipas të cilit, “ndërtimi i fabrikës së E.Go Mobile rrit dhe bashkëpunimin mes arsimit të lartë dhe industrisë, pasi domosdoshmërisht do të duhet të përgatiten njerëz të aftë për të punuar në këtë industri”.

Për Ministrin e Ekonomisë, investime të tilla rrisin standardin e jetesës që lidhen dhe me axhendën e gjelbër. “Familja Destani është familje e suksesit dhe një shembull që duhet ndjekur, është familje lider në vendimet që ndërmerr. Ndaj, të gjithë në diasporë, të sjellin sukseset e tyre këtu”, shtoi Bekteshi.

Drejtori i Përgjithshëm i Next.e.GO Mobile, Ali Vezvaei, e vuri theksin në rëndësinë e investimeve të gjeneratës së re. “Kjo është një ditë historike për ne, për Maqedoninë e Veriut dhe për gjeneratat e ardhshme, është një mundësi për biznesin, i shërben Maqedonisë dhe nuk është e kufizuar për zonën e Tetovës”, tha Vezvaei, i cili falenderoi dhe qeverinë për mbështetjen si dhe Z.Destani për pasionin e tij të përheshëm në mbështetje të së ardhmes së rinisë. “Kjo fabrikë e jona është e treta, pas Gjermanisë dhe Bullgarisë. Teknologjia është e ardhmja e njerëzimit dhe këto sfida janë mision për ne në E.Go. Kjo fabrikë do të shfytëzojë resurset njerëzore të vendit, duke u krijuar kushte e mundësi pune, ndërsa do ta vendosë Maqedoninë në hartën e makinave elektrike. Do të sjellë të ardhme më të mirë për të rinjtë e të rejat e shtetit tuaj“, tha Vezvaei.

Ndërsa Drejtori i Financës së E.Go Mobile, Eelo Van Der Leji tha para të pranishmëve se, “ideja e kompanisë së prodhimit të makinave elektrike dhe innovative, është qëndrueshmëria për qytetarët. E.Go janë makina civile dhe deri tani kemi prodhuar 30 mijë makina për një vit, që nuk lëshojnë emetime e gazra në mjedis, që janë të pajisura me teknologjinë më inovative”.

Në fazën e dytë, mësohet se do të investohen dhe disa qindra milionë euto të tjera dhe numri i të punësuarve do të arrijë në 4 mijë.

Next.e.GO Mobile është një nga kompanitë më të reja të ND Group, pronë e familjes së filantropit dhe biznesmenit Lazim Destani, e cila po njeh rritje të menjëhershme në tregun e automobilave elektrik. Veç saj, është dhe kompania Ecolog, që është dhe shtylla financiare dhe më e njohura deri tani e gjithë grupit, kompania EcoCare, si dhe shumë të tjera pjesë e të njëjtës ombrellë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 