Kush qëndron pas “House of Zana”, marka e cila mundi Zara-n në gjyq për markën

E shtunë, 4 Maj, 2024

Amber Kotrri është pronare e një butiku të vogël me vendndodhje në Darlington të Anglisë, i cili mban emrin “House of Zana”, çdo ngjashmëri me fjalën shqipe për “Zana” është e vërtetë pasi emri në fakt është përdorur qëllimisht nga fjala shqipe. Bashkëshorti i Amberit është shqiptar dhe emrin ajo e zgjodhi veçanërisht nga gjuha e bashkëshortit të saj. Por, ky emër u bë edhe shkak për një gjyq të gjatë me markën gjigante veshjesh, Zara.

Në një intervistë ekskluzive për Business Magazine, ajo na rrëfen momentin kur mësoi se Zara kishte kundërshtuar regjistrimin e saj të markës tregtare duke pretenduar se “House of Zana” ka mjaft ngjashmëri me markën e tyre për të krijuar konfuzion te klientët.

“Kam marrë kundërshtimin për markën tregtare, por nuk e dija se nga kush ishte. Më pas, avokatët e Zarës më kontaktuan për të më thënë se kisha tre muaj kohë për të mbyllur dyqanin, në të kundërt do të merrnin masa ligjore. Nuk pranova të nënshkruaja marrëveshjen dhe ndodhi ajo që mund të imagjinohej. Më lajmëruan që po ndërmerrnin veprime ligjore. Unë nuk kisha asnjë avokat, aq më pak një ekip ligjor që të më mbështeste, kështu që vendosa të përfaqësoja veten time. Gjithmonë e dija se ata kishin xhepa më të mëdhenj se unë, kështu që mblodha provat e mia dhe në Maj patëm një seancë, ku u prezantuan të gjitha provat.” rrëfen Amber.

Kur mori letrën me vendimin, ajo kishte frikë ta hapte, druhej se mund t’i duhej të mbyllte markën e saj, por ajo thotë se u ndje shumë e lehtësuar kur zbuloi se kishte fituar gjyqin, pavarsisht se e gjithë ngjarja u zhvillua në një periudhë të vështirë për të. Amber është nënë e tre fëmijëve tashmë dhe në periudhën e seancës gjyqësore ajo ishte duke sjellë në jetë fëmijën e tretë.

“Unë jam shumë mirënjohës për të gjitha bizneset e vogla që më kanë qëndruar pranë, të gjithë klientët dhe është kaq fantastike të dish se kemi mundur një markë kaq gjigante të modës.”

“House of Zana” filloi rrugëtimin e saj online në vitin 2018 dhe në nëntor 2019 hapën dyqanin e tyre të parë në Darlington. Një vit më pasi hapën edhe një butik në Aeroportin Ndërkombëtar Teesside. Por, vetëm një vit më parë Amber vendosi të regjitrojë markën e saj, por ajo këshillon të gjithë ta bëjnë këtë përpara se të regjistrojnë biznesin e tyre.

E pyetur për arsyet e Zarës për të kundërshtuar regjistrimin e saj të markës tregtare, ajo thotë:

“Sinqerisht nuk i kuptoj shumë arsyet e Zara-s. Kam dëgjuar se ka ekipe të Zara-s që po kërkojnë nëpër marka tregtare për të gjetur kompani si të miat dhe i dërgojnë këto letra për të “mbajtur veten në një punë””.

Amber shprehet se nuk e kishte parë kurrë Zarën si konkurrencën e saj, pasi nuk është në tregun e modës së shpejtë. Biznesi i saj përfaqëson një markë veshjesh të qëndrueshme dhe luksoze. “Ndjej se Zara nuk do të ishte kurrë konkurrenca ime, siç nuk do të isha kurrë e tyre.” përfundon ajo.

E motivuar nga fitorja Amber na tregon për planet e saj për të ardhmen: “Së pari do të bëjmë një festë të madhe për regjistrimin e markës dhe jam e gatshme të ndihmoj këdo që po kalon të njëjtën situatë si unë. Përsa i përket biznesit jemi shumë të motivuar për të vazhduar të rritemi dhe të zgjerohemi.”/ Business Magazine/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 